04/10/2021
Hapen aplikimet për lotarinë amerikane, nga e marta mund të provoni fatin tuaj
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se duke nisur nga kjo e martë, do të hapen aplikimet për lotarinë amerikane.
Për të gjithë ata që duan të aplikojnë, kanë afat deri më datë 9 nëntor.
Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes kësaj lotarie. Shqipëria renditet vitet e fundit në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve për t’u transferuar drejt SHBA-ve.
Aplikantët duhet që të ruajnë numrin e konfirmimit, pasi do t’iu duhet për të bërë kontrollin e statusit të aplikimit, në momentin që do dalin përgjigjet vitin tjetër.
Duhet të kihet kujdes gjithashtu që të mos aplikohet më tepër së një herë gjatë afatit, në të kundërt do të ketë skualifikime