G&A Consulting Shpk

G&A Consulting Shpk http://www.gaconsulting.al
ACCOUNTING - AUDIT - LEGAL - TAX

Njoftim për tatimpaguesit që duhet të pajisen me POS/POIAdministrata Tatimore njofton se brenda datës 30 maj 2026, janë ...
10/04/2026

Njoftim për tatimpaguesit që duhet të pajisen me POS/POI

Administrata Tatimore njofton se brenda datës 30 maj 2026, janë të detyruar të pajisen me POS/POI në çdo pikë sh*tjeje të gjithë tatimpaguesit që kryejnë sh*tje me para në dorë dhe ushtrojnë aktivitet si:

- Struktura akomoduese (bujtina, bllok apartamentesh, motel, fjetje dhe mëngjes, hotel, hotel i shpërndarë, resort dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore);

- Shërbime në sektorin e transportit;

- Institucione publike dhe shoqëri publike me kapital shtetëror;

Përdorimi i pajisjeve POS/POI bën të mundur:

- ofrimin e një shërbimi më cilësor, më të shpejtë dhe më të përshtatshëm;

- lehtësimin e pagesave nga klientët;

- rritjen e transparencës në transaksione;

- mbështetjen e formalizimit dhe fuqizimit të sektorit turistik.

Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në sektorin mjekësor dhe në shërbimet e kujdesit pers...
01/04/2026

Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në sektorin mjekësor dhe në shërbimet e kujdesit personal (estetikë) është publikuar lista e pagave indikative për profesionet që operojnë në këta sektorë.

Kjo listë do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve.

Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të deklarojnë në mënyrë të saktë pagat reale të punonjësve në sektorin mjekësor dhe estetik në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

17/03/2026

⏰Njoftim për dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2025!!

📡Administrata Tatimore rikujton të gjithë tatimpaguesit, që kanë detyrim ligjor dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2025, se afati i fundit për raportimin e tyre është data 31 mars 2026. Dorëzimi i pasqyrave financiare bëhet vetëm nëpërmjet sistemit elektronik e-Filing.

✅Ky detyrim vjen në zbatim të Ligjit nr. Nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 26, datë 8.9.2023, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, si dhe VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 "Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike".

🔔Në zbatim të legjislacionit në fuqi, detyrimin për dorëzimin e pasqyrave financiare e kanë subjektet, që kanë përgjegjësi tatimore për “Tatimin mbi fitimin korporativ” ose “Tatimin mbi të ardhurat personale biznesore”, në rastet kur qarkullimi vjetor i tyre është mbi 5 milionë lekë.

🏢Për organizatat jofitimprurëse, detyrimi për dorëzimin e pasqyrave financiare përcaktohet vetëm mbi bazën e qarkullimit (mbi 5 milionë lekë), pa u kushtëzuar nga përgjegjësia për Tatimin mbi Fitimin Korporativ.

📂Pasqyrat financiare duhet të hartohen në përputhje me ligjin nr. 25/2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”.

⏰Në përputhje me ligjin nr. 9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60, së bashku me pasqyrat financiare duhet të dorëzohen elektronikisht edhe dokumentet shtesë si më poshtë:

🛠️Gjendja e inventarit të mallrave për rish*tje, lëndës së parë, prodhimit në proces dhe produkteve të gatshme, më datë 31.12.2025 (analitik);

🚜Inventari i mjeteve të transportit në pronësi.

📑Pasqyrat financiare duhet të dorëzohen elektronikisht në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel.

📌Sqarojmë se pasqyrat financiare duhet të dorëzohen në version PDF (të skanuara) dhe duhet të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga përfaqësuesi ligjor i shoqërisë (administratori) ose nga personi përgjegjës për hartimin e pasqyrave financiare.

💻Elektronikisht, vetëm në version PDF (të skanuar) duhet të dorëzohet edhe raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë, sipas përcaktimeve ligjore.

🔏Gjendja e inventarit për çdo kategori më datë 31.12.2025 deklarohet në version Excel, me kusht që dokumenti i deklaruar të jetë në format të pandryshueshëm.

30/01/2026

⚙️Njoftim mbi funksionimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara dhe procedurat përkatëse.

Administrata Tatimore informon se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites së sotme, 28 janar, është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht.❓

Megjithatë, për qëllime sqaruese dhe orientuese, si dhe duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura ditët e fundit, Administrata Tatimore rikujton procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave, me synim garantimin e vijimësisë së aktivitetit dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

Për këtë qëllim, të gjithë tatimpaguesit duhet të kenë në konsideratë sa vijon:

1. Tatimpaguesit, që përdorin software për lëshimin e faturave
Rreth 139.000 tatimpaguesit, që përdorin software për lëshimin e faturave, duhet të vijojnë normalisht me lëshimin e faturave përmes tij edhe në rastet kur konstatojnë se faturat nuk janë pajisur me kodin unik (NIVF). Në momentin që platforma rikthehet në shërbim të plotë, këta tatimpagues do të vijojnë me fiskalizimin e faturave të pafiskalizuara, duke u siguruar që për çdo faturë të lëshuar të gjenerohet kodi unik përkatës (NIVF).
2. Tatimpaguesit, që nuk disponojnë software fiskalizimi
Rreth 3000 tatimpaguesit, që nuk janë të pajisur me software, por përdorin Platformën Qendrore të Faturave për lëshimin e tyre mund të pajisen me software që i përshtatet aktivitetit të tyre ose t’i drejtohen me kërkesë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse për t’u pajisur me bllokun e veçantë të faturave, në përputhje me parashikimet e nenin 30 të ligjit nr. 87/2019. Blloku i veçantë i faturave përdoret edhe në rast të një defekti apo ndërprerje të plotë të punës së zgjidhjes software-ike. Faturat e lëshuara me bllokun e veçantë duhet të raportohen pranë Administratës Tatimore, brenda afateve ligjore të përcaktuara.
3. Fiskalizimi i faturave në lidhje me zhdoganimin e mallrave
Në rastet e zhdoganimeve, afati ligjor për kryerjen e fiskalizimit është 7 ditë nga data e daljes së mallit në qarkullim të lirë. Në rast se ky afat tejkalohet si rrjedhojë e vështirësive që mund të krijohen gjatë aksesimit të Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara, Drejtoritë Rajonale Tatimore do të marrin në konsideratë situatat specifike, që kanë çuar në tejkalimin e afatit, rast pas rasti.

Administrata Tatimore fton tatimpaguesit të ndjekin me vëmendje udhëzimet e mësipërme, me qëllim respektimin e detyrimeve ligjore në fuqi.

22/01/2026

🎯Pyetje dhe Përgjigje DIVA 2025 !!

1. Çfarë është DIVA?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
DIVA është Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave.

*Sipas ligjit të ri ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ i ndryshuar, quhet Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DVAP)

2. Kur duhet ta dorëzoj DIVA 2025?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
Afati për dorëzimin e DIVA është 31 mars 2026.

3. Për cilën periudhë deklarohet?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
Deklarohet për periudhën janar-dhjetor 2025.

4. Kush ka detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore 2025?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
- Individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë bruto, nga të gjitha burimet;
- Individët që për të paktën 1 muaj gjatë vitit 2025 kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës;
- Individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë për të cilat nuk kanë paguar tatimin në burim (shembull: platformat Booking, Airbnb, Youtube, të ardhurat nga qeradhënia) etj.

5. Kush përfiton rimbursim?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
Çdo individ që ka plotësuar në DIVA 2025:
a.Rubrikën përkatëse për numrin e fëmijëve në ngarkim
b.Rubrikat përkatëse për shpenzimet arsimore. Ky rimbursim përfitohet nga prindërit/kujdestarët ligjore që kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milion lekë.
*Kujdes, që rimbursimi të kryhet duhet që DIVA 2025 të rezultojë me tepricë kreditore.

6. Si e përfitojë këtë rimbursim?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
Individi përfiton zbritje nga baza tatimore, kontretisht për:
-Çdo fëmijë në ngarkim, nën 18 vjeç, përfiton tatim korrespondues për shumën e zbritur prej 48 000 lekësh;
-Shpenzimet arsimore për fëmijët në ngarkim, deri në vlerën maksimale prej 100,000 lekësh;

7. Si të aplikoj për t’u rimbursuar?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
Nëpërmjet dorëzimit të deklaratës DIVA 2025 në llogarinë personale në e-Filing, kur deklarata rezulton me mbipagesë.
Krijo çështje si kërkesë për rimbursim në modulin Çështjet e mia, Pyetje e Përgjithshme, në të cilën bashkëlidh:
a.Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare;
b.Çertifikatën familjare;
c.Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve:
Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentat e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumentat (faturat) për fëmijët, dokumentat (faturat) për pagesën e gjuhëve të huaja etj.

8. Çfarë ndodh nëse nuk kam ruajtur faturat?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
Në mungesë të dokumentacionit justifikues (fatura tatimore, kontrata), shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim. Rekomandohet që çdo pagesë për arsimim të kryhet në mënyrë të dokumentuar.

9. Kur mund të refuzohet kërkesa për rimbursim?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
Kërkesa mund të refuzohet në rastet kur:
-DIVA 2025 nuk rezulton me mbipagesë;
-Dokumentacioni është i paplotë ose i pasaktë;
-Shpenzimet nuk janë të ligjshme ose nuk janë deklaruar në DIVA.

10. A mund ta korrigjoj DIVA 2025 pas dorëzimit?

📌𝙋ë𝙧𝙜𝙟𝙞𝙜𝙟𝙚:
Po. Individi mund të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore, nëse konstaton pasaktësi në të dhënat e deklaruara.

📌 Kliko mbi linkun per te krijuar llogarine si individ , qe te kesh mundesi per te plotesuar DEKLARATEN INDIVIDUALE (DIV...
13/01/2026

📌 Kliko mbi linkun per te krijuar llogarine si individ , qe te kesh mundesi per te plotesuar DEKLARATEN INDIVIDUALE (DIVA 2025) . 📌 Ne teksin me ngjyre blu perzgjidhni Regjistrohuni Ketu dhe ndiq hapat me rradhe deri ne regjistrimin e suksesshem!! 📌Ruaj fjalkalimin qe do perdorni pasi ju nevojitet per tu loguar pas dates 22 janar kur fillon procesi . ↗️Linku eshte ky https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/Account/LogOn

📌 Nisma e re per kufizim te perdorimit te parase fizike ne qarkullim . 💸💸
09/01/2026

📌 Nisma e re per kufizim te perdorimit te parase fizike ne qarkullim . 💸💸

📌 Kompensimi arsimor dhe ushqimor . 📌 Kush perfiton dhe si aplikohet per rimbursimin ?
09/01/2026

📌 Kompensimi arsimor dhe ushqimor .

📌 Kush perfiton dhe si aplikohet per rimbursimin ?

𝐓𝐫𝐞𝐠𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐀𝐦𝐛𝐮𝐥𝐚𝐧𝐭ë 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧ë 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫ë 𝐚𝐩𝐨 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐓𝐚𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫 .Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant ja...
07/01/2026

𝐓𝐫𝐞𝐠𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐀𝐦𝐛𝐮𝐥𝐚𝐧𝐭ë 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧ë 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫ë 𝐚𝐩𝐨 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐓𝐚𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫 .

Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:

📌Të jetë mbi moshën 16 vjeç

📌Të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë;

📌Të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse;

📌Të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Drejtoria e Përgjithshme e Tatimevemore;

📌Të paguajë: Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike; Taksat bashkiake të aplikueshme.

05/01/2026

Njoftim për zbatimin e Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë.

Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit se, duke filluar nga data 1 janar 2026, procedura për zbatimin e Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë do të realizohet ekskluzivisht online, përmes platformës digjitale të Administratës Tatimore.

Për këtë qëllim, tatimpaguesit duhet të plotësojnë formularin përkatës elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin shoqërues të kërkuar, në përputhje me kriteret, procedurat dhe afatet e përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse.

Ky vendim i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026.
05/01/2026

Ky vendim i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026.

Address

Boulevard Bajram Curri, Pall Palma E Arte, Kati 1
Tirana
1020

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when G&A Consulting Shpk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to G&A Consulting Shpk:

Share