Gjithcka Per Teknologjine

Gjithcka Per Teknologjine █║▌│█│║▌║│|│█║▌│║▌▌ Official page.Faqja me e re origji

31/03/2016

Pershendetje Miq. Deshironi Top 5 Games per kete jave? Lini komentin tuaj. Faleminderit!

Google do të ju lajmërojë nëse qeveria ju përgjon përmes Gmail.Derisa avokatët dhe mbrojtësit e privatësisë online kanëë...
31/03/2016

Google do të ju lajmërojë nëse qeveria ju përgjon përmes Gmail.

Derisa avokatët dhe mbrojtësit e privatësisë online kanëë festuar vendimin e FBI-së për të ndaluar ngacmimin ndaj Apple mbi iPhone-in e koduar në rastin e San Bernardino, gjigantët e tjerë të teknologjisë duket se më në fund e kanë kuptuar se ajo që konsumatorët duan është privatësia.

Por, për të mundësuar pivatësu, qeveritë duhet të ndalen së përgjuari. Me këtë ide në mendje, Google vendosi të ndryshojë se si kjo lojë është duke u luajtur.

Në një përditësim të ri në blogun e saj zyrtar, Google i ka detajuar masat e reja të sigurisë për Gmail. Gjiganti i teknologjisë tha se do të fillojë njoftimin e përdoruesve sa herë që Google e zbulon se një llogari është duke u mbikqyrur ose është e hakuar nga agjencitë qeveritare apo instancat tjera shtetërore.

Edhepse kompania beson më pak se 0.1 për qind e përdoruesve të Gmail do të marrë këtë lloj paralajmërimi, ideja e Google është se që t’i j*p përdoruesve të saj idenë dhe masat mbrojtëse ndaj privatësisë së tyre, në shërbimin e saj të paktën.

Naruto Shippuden: Ultimate Ninja Storm 4.Kjo loje e nxjerre ne 4 Shkurt te 2016 Do te jete vetem per platformat: Playsta...
06/02/2016

Naruto Shippuden: Ultimate Ninja Storm 4.
Kjo loje e nxjerre ne 4 Shkurt te 2016 Do te jete vetem per platformat: Playstation 4 , Xbox One, Dhe Microsoft Windows.
Per me shume info https://en.wikipedia.org/wiki/Naruto_Shippuden:_Ultimate_Ninja_Storm_4

Naruto Shippuden: Ultimate Ninja Storm 4, known in Japan as Naruto Shippūden: Narutimate Storm 4 (Japanese: NARUTO-ナルト- 疾風伝ナルティメットストーム 4, Hepburn: Naruto Shippūden: Narutimetto Sutōmu 4?)[3] is the sixth and final installment of the Ultimate Ninja Storm series, is an upcoming fighting game developed…

:P
05/02/2016

:P

WhatsApp rrit numrin e përdoruesve në Grup ChatWhatsApp, shërbimi i popullarizuar i mesazheve kohët e fundit ka bërë laj...
05/02/2016

WhatsApp rrit numrin e përdoruesve në Grup Chat

WhatsApp, shërbimi i popullarizuar i mesazheve kohët e fundit ka bërë lajm për shkak se ka arritur një moment historik, ka mbi 1 miliard njerëz që përdorin këtë aplikacion në mënyrë aktive çdo muaj. Facebook bleu këtë shërbim rreth dy vjet më parë dhe ndërsa shërbimi kushtonte $ 1 për një vit, muajin e kaluar, kompania përmendi se do e hiqnin fare këtë pagesë, gjë e cila mund t’a ndihmojë të bëhet edhe më popullor. Statistikat e fundit, përmendin se mbi 42 miliardë mesazhe dërgohen dhe pranohen çdo ditë, përdoruesit ndajnë më shumë se 1.6 miliardë foto dhe 250 milionë video çdo ditë dhe ka mbi 1 miliard biseda në grup.

Aplikacioni është i përditësuar vazhdimisht dhe ndonjëherë përfshin veçori të reja si thirrje me zë, e cila u vu në dispozicion vitin e kaluar. Në përditësimin e fundit, WhatsApp ka përfshirë edhe një tipar që mund të jetë shumë i dobishëm për ata që bisedojnë në grupe të mëdha. Më parë aplikacioni mbështeste deri në 100 përdorues në një bisedë të vetme, tani me përditësimin e fundit mbështet një maksimum prej 256 përdoruesish në një grup chat të vetëm. Kjo karakteristika mund të aktivizohet në versionin më të fundit 2.12.367 të WhatsApp.

09/01/2016

"Gjithcka Per Teknologjine" Kerkon Adm/Editor
1.Te hedhi te pakten 4-5 postime ne dite
2.Te dije pak gjuhen angleze
3. Te dije nga kompjuterat/celularet
Kush eshte i interesuar te komentoje.

Te Dashur Miq!Jemi duke kryer disa punime ne faqje.Per momentin faqja nuk do te hedhe asnje postim.Kthehemi shpejt me nj...
20/12/2015

Te Dashur Miq!
Jemi duke kryer disa punime ne faqje.
Per momentin faqja nuk do te hedhe asnje postim.
Kthehemi shpejt me nje update vertet interesant dhe dinamik.

Ja pse bateria e re e iPhone është me “gungë”?Mbështjellësi i ri i iPhone i quajtir Smart Case Battery u lansua më parë ...
10/12/2015

Ja pse bateria e re e iPhone është me “gungë”?

Mbështjellësi i ri i iPhone i quajtir Smart Case Battery u lansua më parë gjate kësaj javë, siç mund të shihet në foton më sipër.
Siç mund të shohim nga foto, Smart Case Battery ka zgjuar shumë kurreshtje tek shumë njerëz dhe disa nga ata e kanë quajtur "gungë" shtesën që është në anën e pasme. Por tani drejtori i Apple, Tim Cook e ka shpjeguar se pse ky mbështjellës i iPhone është projektuar në këtë mënyrë.

Cook ka thënë se e gjithë arsyeja e projektimit të mbështjellësit të telefonit në këtë formë është bërë pasi kompania ka pasur në mendje mënyrën më të lehtë të përdorimit të saj nga ana e përdoruesve të iPhone.

Ka pasur zëra që kanë thënë se Apple ka synuar t’i ikë shkeljes së patentave të mbajtura nga Mophie për mbështjellësit e telefonave.

Sapo janë lansuar produktet e fundit nga kompania Apple.Për të vërtetuar nëse ato i mbijetojnë gërvishtjes, është bërë e...
29/09/2015

Sapo janë lansuar produktet e fundit nga kompania Apple.
Për të vërtetuar nëse ato i mbijetojnë gërvishtjes, është bërë edhe një test duke e hedhur nga dy lartësi.

Në provën e parë, pajisjet e zgjuara hidhen nga pjesa e xhepit, por shpëtojnë pa asnjë gërvishtje, transmeton Telegrafi.

Njëjtë ndodhë edhe kur iPhonët lëshohen nga pjesa e vesh*t drejtë e në dysheme.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti i hedhjes dhe forma e pandryshuar e pajisjeve.

Lenovo së fundi ka njoftuar për lansimin e telefonit të saj me ekranin prej 5”, përkatësisht modelit Lenovo Vibe S1.Ky ë...
17/09/2015

Lenovo së fundi ka njoftuar për lansimin e telefonit të saj me ekranin prej 5”, përkatësisht modelit Lenovo Vibe S1.
Ky është një variant i veçantë i telefonit me dy kamera të përparme dhe një trup të lakuar të mbështjellur nga xhami dhe dizajn atraktiv edhe nga prapa.

Vibe S1 karakterizohet për nga dy kamerat që mundësojnë shkrepjen e fotove të stilit selfie – përkatësisht kamera kryesore me 8MP për fotot e mprehta dhe një kamerë tjetër të përparme me 2MP që analizon thellësinë e informacionit në terren për të replikuar vizion binokular njerëzor.

Këto dy kamera digjitale punojnë së bashku për të dhënë një numër të mundësive të reja që i j*pin selfieve një kthesë të madhe kreative.

Dizajnerët e Vibe S1 i kanë kushtuar vëmendje të veçantë çdo detaji. Me profilin e e hollë prej vetëm 7.8mm dhe peshën me vetëm 132g, telefoni është e projektuar për tu përshtatur në dorën e përdoruesit.

Mundësuar nga një processor 64-bit MediaTek Octa-Core me 3GB RAM, Vibe S1 është i aftë të kryejë çdo detyrë. Me 160GB memorie, telefoni me Dual Selfie lehtë mund të strehojë rreth 40.000 fotografi. Sistemi operativ i Vibe S1 është Android 5.0 Lollipop.

Siç është premtuar, Motorola ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj - Moto X Play në Indi, ndërsa pajisja e re m...
17/09/2015

Siç është premtuar, Motorola ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj - Moto X Play në Indi, ndërsa pajisja e re mobile është e gatshme për sh*tje në FlipKart.
Versioni 16GB i pajisjes do të kushtoj 278 dollarë, ndërkohë që versioni me 32GB kushton 311 dollarë.

Moto X Play paketon një gamë të ndryshme specifikash, prej ekranit 5.5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorit tetë-bërthamor Snapdragon 615, RAM memories 2GB deri të mundësia e kartelës microSD.

Tipare tjera të pajijses përfshijnë kamerën 21 megapiksel, kamerën dytësore 5 megapiksel, mundësinë për duo SIM, baterinë prej 3630 mAh dhe sistemin operativ Android 5.1 Lollipop.

Apple nuk e ka befasuar asnjëri me lansimin e iPhone 6S, por me siguri se ju ka dhënë të gjithë atyre që duan ta blejnë ...
12/09/2015

Apple nuk e ka befasuar asnjëri me lansimin e iPhone 6S, por me siguri se ju ka dhënë të gjithë atyre që duan ta blejnë telefonin e tyre të ri një opsion shumë atraktiv për ta konsideruar.
Dhe nuk ka asnjë dyshim se shumë njerëz tashmë janë duke menduar ta blejnë telefonin më të ri të Apple apo modelet e reja të Samsung, sikurse Galaxy S6 Edge.

Mu për këtë janë vënë në krahasim dy nga modelet e reja të telefonave nga rivalët kryesor në tregun mobil, përkatësisht iPhone 6S kundrejt Galaxy S6 Edge.

Ekrani
iPhone 6S: 4.7” me 750x1334, 326ppi
Galaxy S6 Edge: 5.1| 2560x1440 Super AMOLED, 577ppi

Në ekran, Galaxy S6 Edge është fitues sa i përket cilësisë së ekranit dhe madhësië me 5.1”, rezolucion më të madh me QHD dhe densitet më të madh të pikselëve.

Dizajni dhe dimensionet
iPhone 6S: 138.3x67.1x7.1mm, 143g
Galaxy S6 Edge: 142x70x7mm, 132g

Të dyja modelet - iPhone 6S dhe Galaxy S6 Edge sjellin dizajnet dhe materialet e avancuara në dizajn. iPhone 6S duket pothuajse identik me iPhone 6, me trupin e mbështjellë nga alumini.

Apple ka thënë se materiali në iPhone 6s është më i fortë, dhe me sukses do ta eliminojë mundësinë e lakimit të telefonit.

Galaxy S6 Edge, sikurse iPhone 6S dhe 6 para tij ka dizajnin me kombinim prej metali dhe xhami, edhe pse shumë njerëz thonë se metali e mbështjellë atë në mënyrë fenomenale në hollësinë që është afro 7mm.

Galaxy S6 ka ekran më të madh se të dy, por është edhe më i lehtë me vetëm 132g në krahasim me 143g sa ka iPhone 6s s. Është gjithashtu më i hollë, pasi iPhone i ri është rreth 7.1mm.

Procesori:
iPhone 6S: A9
Galaxy S6 Edge: 2.1GHz octa-core Exynos

As me iPhone 6S apo Galaxy S6 Edge përdoruesit nuk do të duhen të kenë problem sa i përket procesorit. iPhone 6S bazohet në procesorin e ri të Apple A9 chip, që sjell shumë fuqi, apo 80% më shumë performancë sesa procesori i kaluar A8.

Galaxy S6 Edge ka 2.1GHz octa-core Exynos, procesorin e fuqishëm që do të thotë se nuk do të kenë probleme me fuqinë e procesorit.

Sistemit operativ:
iPhone 6S: iOS 9
Galaxy S6 Edge: Android 5.0.2 Lollipop

iPhone 6S do të jetë telefoni i parë, së bashku me iPhone 6S, për të sjell versionin e ri të sistemit operativ iOS Apple 9, me karakteristika të tilla sikurse Siri’në e përmirësuar, harta të reja dhe aplikacionin e lajmeve nga Apple, dhe opsionin për përdorimin e telefonit në bateri të pakët.

Modeli i ri i Samsung, Galaxy S6 Edge vjen me Android 5.0 Lollipop të Google, me ndërfaqen e përdoruesit TouchWiz.

Kamerat:
iPhone 6S: 12MP në pjesën e pasme, 5MP përpara
Galaxy S6 Edge: 16MP prapa, 5MP përpara

Galaxy S6 Edge në këtë raund del përpara me kamerën prej 16MP. Megjithatë, Apple pretendon se oferta e saj e kamerës me 12MP është ndër më të mirat në treg, më automatike dhe më e shpejtë sesa në iPhone 6 me flash në të dyja anët.

Memoria:
iPhone 6S: 16GB, 64GB, 128GB, nuk ka microSD
Galaxy S6 Edge: 32GB, 64GB, 128GB, nuk ka microSD

Në memorien e brendshme, Samsung del fitues, ndërsa Apple pati thënë se modeli i saj fillestar do të vijë me 32GB, por sërish nuk e ka bërë këtë as në iPhone 6s.

Bateria
iPhone 6S: 1715mAh
Galaxy S6 Edge: 2,600mAh

Galaxy S6 Edge është sërish fitues, dhe sjell mundësinë e mbushjes së telefonit pa tela.

Vlerësimi i përgjithshëm:
Është e vështirë për të thënë se cili model është fitues kur gara zhvillohet mes iPhone 6s dhe Galaxy S6 Edge. Por ekrani i lakuar në të dyja anët i S6 Edge e bën atë më të mirë sa i përket specifikave, sepse aty është rezolucioni më i lartë, kamera më tdhe bateria me e mirë, por mbetet të shihet nëse ai do të performojë më mirë sesa iPhone 6S në botën re

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjithcka Per Teknologjine posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share