Risk Security Management Ltd, është një shoqëri private e specializuar në Manaxhimin, Analizën dhe Projektimin e sigurisë fizike, si dhe Trajnimet në fushat respektive. Me aktivitetin tonë, synojmë të plotësojmë atë boshllëk që egziston në tregun e sigurisë fizike, për të shërbyer si një hallkë e ndërmjetme midis klienteve dhe shoqërive të ruajtjes fizike, SHRSF-ve, apo operatorëve që tregëtojnë e instalojnë teknologji, në këtë fushë. Një hallkë ndërmjetëse tërësisht e pavarur, për auditimin dhe manaxhimin e sigurisë, si dhe për optimizimin e kërkesave të klientëve tanë, në këtë treg.Përmes analizës sonë profesionale, ju do të merni përgjigje për shumë pyetje që shqetësojnë sigurinë personale, të biznesit apo aktivitetit tuaj. Pasqyrimi analitik i kërcënimeve, rreziqeve, resurseve dhe rekomandimeve do të shërbejnë si bazë solide për vendimmarrjen tuaj, lidhur me investimet që duhet të ndërmerni për sigurinë. Projektimi i sistemeve të integruar të sigurisë fizike dhe/ose nën/sistemeve të tij, qysh në fazën e projektimit arkitekturor të investimit fillestar, jo vetëm rrit efikasitetin e tyre, por gjithashtu ndikon në reduktimin e kostove të panevojshme. Vetëm përmes projektimit, mundësohet shndërimi i kostos jo prodhuese të sigurisë fizike, në kosto ekonomikisht të pranueshme për buxhetin tuaj.Siguria fizike, si çdo aspekt i veprimtarisë tuaj, duhet të mirë manaxhohet, për të mundësuar përdorimin e burrimeve njerezore, investimeve teknologjike dhe procedurave, në funksion të arritjes të një niveli të caktuar sigurie. Nëse keni nevojë për një program manaxhimi rreziku dhe sigurie, për të eleminuar ndërlikimet dhe dëmet e mëvonëshme, ne kemi mundësinë dhe aftësitë profesionale për të përmbushur kërkesën tuaj. Në shërbimin tuaj, një staf specialistësh me përvojë dhe kualifikim të lartë, që sigurojnë një ekspertizë profesionale në fushat respektive, e mbi të gjitha me integritet të garantuar. Stafi dhe bashëpunërorët tanë, mbartin një përvojë dhjetravjeçare shërbimi në radhët e agjensive ligjzbatuese në vënd, si dhe trajnime të shumta për problematikën e sigurisë fizike, analizës dhe projektimit të saj