03/04/2020
Njoftim
Ju që keni fëmijë, nipa e mbesa, të cilët këtyre ditëve mund të kenë ankesa, shqetësime e dhimbje të dhëmbëve të qumështit, mund të më kontaktoni në INBOX.
Duke marrë parasysh përvojën dhe rezultatet gjatë punës së përditshme me fëmijë, jam e sigurt se edhe përmes konsultave e këshillave ONLINE, mund t'u ndihmojmë shumë fëmijëve ti tejkalojnë shqetësimet e tyre gjatë kësaj kohe.
Çka duhet të keni parasysh gjatë kësaj kohe:
1. Higjiena të jetë në nivel. Dhëmbët të pastrohen nê mëngjes, gjatë ditês sipas nevojës dhe në mbrëmje para gjumit. Pas çdo ushqimi, para pastrimit të dhëmbëve të shpërlahet goja. Kjo mundëson largimin e ushqimit nga gropat dhëmbët të prishur.
2. Sa më pak ushqime që përmbajnë shumë sheqer e shumë krip. Po ashtu larg nga pijet e gazuara. Ushqeni fëmijët më tepër me produkte të qumështit, pemë dhe perime të freskëta. Mundësisht eshe çaj kamomil.
3. Nëse del një dhëmbë i përhershëm dhe ai i qumështit është ende prezent, mos u shqetësoni. Është normale. Nëse mund ta largoni, largojeni, nëse jo, pa merak. Largohet ndêrkohë. Devijimet eventuale të dhëmbëve që dalin, korigjohen me kohë.
4. Nëse fëmijët kanë dhimbje gjatë ushqyerjes- kafshimit, kujdesuni që atyre mos tu jepni ushqime të forta.
5. Për çdo gjë tjetër, na shkruani!