perkthime.de

perkthime.de Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von perkthime.de, Unternehmensdienste, Munich.

Po lexoja sot në mëngjes në të përditshmen zvicerane NZZ një artikull mbi ndryshimin e orës dhe më kujtua përsëri që ky ...
25/10/2024

Po lexoja sot në mëngjes në të përditshmen zvicerane NZZ një artikull mbi ndryshimin e orës dhe më kujtua përsëri që ky ndryshim i orës është i lodhshëm për shumë njerëz.

Ora dimërore do të duhej të ishte edhe ora e duhur dhe mirë do të ishte, të vazhdojë të përdoret edhe gjatë verës. Ndryshimi dy herë në vit i orës është relativisht i panevojshëm, sepse ky sistem u krijua në një kohë kur ndriçimi i ambienteve të mbyllura shkaktonte kosto më të larta për energjinë elektrike. Tani këto kosto janë minimale në krahasim me atë që shoqëria jonë e mirëqenies konsumon; pra dallimi është me siguri minimal.

Nga ana tjetër, ndryshimi i orës gjatë verës prish ritmin e gjumit, duke ndikuar ndjeshëm në ritmin e gjithë ditës, dhe iluzioni se kemi më shumë dritë në mbrëmje gjatë verës është më tepër nuk është bindës, sepse kështu njerëzit humbasin orët e bukura, të qeta, të pazhurmta të mëngjesit.

Pasi lexova artikullin mu rikthyen të njëjtat mendime të viteve të shkuara, se si ndryshimi i orës trajtohet nga burokratët e Bashkimit Evropian, ku nevojat praktike të njerëzve nuk janë në fokus të këtyre diskutimeve institucionale mbi orën, dhe që po mundohem t’i përmbledh më poshtë:

Pse nuk është hequr ende ndryshimi i orës në BE

Ndryshimi i orës në Evropë duhej të ishte hequr që në vitin 2019. Megjithatë, edhe këtë vit ne duhet të ndërrojmë përsëri orën. Të dielën, më 29 tetor 2024, ora do të kthehet një orë pas, duke na dhënë një orë më shumë gjumë. Arsyeja për ndryshimin e orës ka qenë fillimisht për të kursyer energji. Por tani është e qartë se kjo masë pothuajse nuk kursen energji fare. Megjithatë, vendet e BE-së nuk kanë arritur ende një marrëveshje për ta hequr atë.

Çfarë është ndryshimi i orës dhe pse duhet të hiqet?

Ndryshimi i orës do të thotë që dy herë në vit ora ndërrohet një orë përpara ose prapa. Në pranverë e çojmë përpara (ora verore) dhe në vjeshtë e kthejmë mbrapa (ora dimërore). Në vitin 2018, Komisioni Evropian propozoi heqjen e ndryshimit të orës, sepse nuk kursen energji dhe shkakton probleme shëndetësore për shumë njerëz dhe kafshë. Edhe Parlamenti Evropian e mbështeti këtë ide, dhe ndryshimi i fundit i orës duhej të ndodhte në vitin 2021. Por kjo nuk ndodhi, sepse vendet e BE-së nuk arritën një marrëveshje.

Mosmarrëveshjet mes vendeve

Komisioni dhe Parlamenti Evropian donin që çdo vend të vendoste nëse do të mbante përgjithmonë orën verore apo dimërore. Vendet fqinjë duhet të kishin një marrëveshje mes tyre për të shmangur kaosin. Por pikërisht këtu qëndron problemi: vendet nuk mund të bien dakord se cilën orë duhet të mbajnë përgjithmonë.

Shembuj të problemeve:

• Nëse ora verore do të përdorej gjatë gjithë vitit, në dimër në perëndim të Evropës do të ishte errësirë deri në gati orën 10 të mëngjesit.

• Nëse do të mbetej ora dimërore, në verë në lindje të kontinentit do të ishte dritë që në orën 3 të mëngjesit.

Këto dallime ekstreme e bëjnë të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët. Për disa vende, rregullimi aktual me ndryshimin e orës është më i përshtatshëm.

Pse nuk ka ndryshuar asgjë?

Vendet e BE-së kanë diskutuar për këtë çështje prej vitesh, por nuk ka pasur përparim. Propozimi për të hequr ndryshimin e orës vazhdon të bllokohet dhe shtyhet në Këshillin e BE-së, ku janë të përfaqësuara qeveritë e vendeve anëtare. Herën e fundit që u diskutua për këtë ishte në vitin 2019, dhe që atëherë nuk ka pasur bisedime serioze. Vendet e BE-së fajësojnë Komisionin se nuk ka ofruar mjaftueshëm të dhëna për pasojat e heqjes së ndryshimit të orës. Por Komisioni thotë se ka mjaft informacion dhe se vendet thjesht nuk duan të marrin vendime.

A do të ketë ndonjë ndryshim?

Për momentin, nuk duket se ndryshimi i orës do të hiqet së shpejti. Vendet e BE-së kanë ende mendime të ndryshme dhe nuk ka një marrëveshje të qartë. Për të miratuar heqjen e ndryshimit të orës, nuk është e nevojshme një unanimitet, por duhen që mjaft vende të bien dakord. Megjithatë, edhe kjo duket e vështirë.

Gent Halili, përkthyes
www.perkthime.de

23/12/2016

Zyra ime e përkthimeve është transferuar brenda qytetit të Munihut në adresën Fritz-Winter-Str. 10, 80807 München.

Adresse

Munich
80807

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von perkthime.de erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen