11/02/2013
Dora jote ledhatarja, ësht' e zbetë si qiri.
Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës.
Kur t'a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe prej dorës,
Shpirti im i frymëzuar rëgëtiu në llaftari.
Se me lëndë magjistare u pat bërë tul' i saj;
Tul' i saj u pat gatuar me vaj ere-e brumë dylli;
I dha hëna pah të ndezur, pluhur t' artë-i fali ylli,
E kështu m'u duk hirplote - haj! o dor' e vashës, haj!
Në vështrim të dorës s'ate ç'pat, o! balli që m'u vdar?
Ç'pat qëpall' e përlotur q' i ra pika tatëpjetë? -
Dor' e bryll' e vashës s'ime, dor' e paqme, dor' e zbetë,
Vetëtiu me prush magjije e më bëri mendimtar.
Dora jote që më dhimset, dora jote që më çik;
Dora jote që më shtrihet sipër tëmblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote që t'u nda më pesë fashe...
Dh' u bë dorë të më ndali ndaj dyshoj se mos i ik.
Dora jote ledhatarja, ësht' e zbetë si qiri. Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës. Kur t'a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe prej dorës, Shpir...