Aleanca për Shqiptarët - Dega Gostivar

Aleanca për Shqiptarët - Dega Gostivar Aleanca për Shqiptarët - Dega Gostivar

Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët🗓 E Hënë 🕤 21:30📺 "Click Plus" - TV21
21/04/2025

Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
🗓 E Hënë 🕤 21:30
📺 "Click Plus" - TV21

Mickoski dhe Filipçe i ndanë sferat e interesit dhe u pajtuan ta ngulfatin drejtësinëNë deklaratat pas takimit të sotëm ...
03/04/2025

Mickoski dhe Filipçe i ndanë sferat e interesit dhe u pajtuan ta ngulfatin drejtësinë

Në deklaratat pas takimit të sotëm skandaloz, kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i SDSM-së, Venko Filipçe, konfirmuan të gjitha dyshimet tona dhe dolën në shesh planet e tyre.
Janë dakorduar që të formojnë grupe pune në tre sfera që lidhen, i tangojnë ose kanë interes dy liderët në fjalë. Do të përgadisin reformën në Shëndetësi, sferë interesi e Venko Filipçes ku do të anashkalohet ministri aktual, Arben Taravari, në Energjetikë, sferë interesi e Hristijan Mickoskit, padronit të hidrocentraleve dhe në fund, "drejtësisë" ku Filipçe dhe Mickoski kanë interes të përbashkët për të shpëtuar njëri-tjetrin nga përgjegjësia për Koçanin, Spitalin Modular në Tetovë, Besa Trans, Durmo Turs dhe tragjëdi e skandale të tjera që kanë ndodhur në vend.
Kjo marrëveshje është kryekëput përjashtuese për shqiptarët, duke mos i trajtuar aspak as "partnerët" e tyre shqiptarë në Qeveri. Kjo marrëveshje është edhe kundër qytetarëve, për t'ua fshehur atyre të vërtetën për çdo rast, për ta kapur sistemin, për ta instaluar diktaturën pasi ka kohë që e kanë kapur opozitën maqedonase dhe për ta rrënuar çdo të arritur të deritanishme.
Pas këtij takimi çfarë do të ndodh me rigjykimin e tragjëdisë me Spitalin Modular në Tetovë, kur njeriu më përgjegjë për atë spital do të udhëheq procesin reformues në emër të "drejtësisë"?

- Aleanca për Shqiptarët -

***

Мицкоски и Филипче ги поделија сферите на интерес и се договорија да ја задушат правдата

Премиерот Христијан Мицкоски и лидерот на СДСМ, Венко Филипче во изјавите по денешната скандалозна средба ги потврдија сите наши сомнежи и ги открија своите планови.
Тие се согласија да формираат работни групи во три области кои се поврзани, се вкрстуваат или од интерес за двајцата лидери. Ќе ја подготват реформата во здравството, сфера на интерес на Венко Филипче каде што ќе се заобиколи актуелниот министер Арбен Таравари, во енергетиката, сфера на интерес на Христијан Мицкоски, сопственикот на хидроцентралите и на крајот, „правдата“ каде Филипче и Мицкоски имаат заеднички интерес да се спасат меѓусебно од одговорноста за Кочани, Модуларната Болница во Тетово, Беса Транс и Дурмо Турс и другите трагедии и скандали кои се случија во земјава.
Овој договор е целосно игнорирачки за Албанците, а воопшто не ги третираат ни нивните албански „партнери“ во Владата. Овој договор е и против граѓаните, по секоја цена да ја сокријат вистината од нив, да го заробат системот, да инсталираат диктатура како што одамна ја заробија и македонската опозиција и да го уништат секое досегашно достигнување.
По оваа средба, што ќе биде со повторното судење за трагедијата со Модуларната болница во Тетово, кога најодговорниот човек за таа болница ќе го води реформскиот процес во име на „правдата“?

- Алијанса за Албанците -

MJAFT ME PAAFTËSI DHE PAPËRGJEGJËSI – DORËHEQJE TANI!Pas 9 muajve dështimesh të qeverisë dhe më shumë se një vit paaftës...
16/03/2025

MJAFT ME PAAFTËSI DHE PAPËRGJEGJËSI – DORËHEQJE TANI!

Pas 9 muajve dështimesh të qeverisë dhe më shumë se një vit paaftësi nga Toshkovski, qytetarët nuk mund të durojnë më. Kaosi institucional dhe mosveprimi nuk mund të justifikohen më!

Ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski, Ministri i Ekonomisë Durmishi, kryetari i Komunës Papazov, drejtori i Inspektoratit të Tregut, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe të gjithë përgjegjësit për këtë situatë, duhet të japin llogari për keqmenaxhimin dhe dështimet e tyre të rënda!

Përgjegjësit e drejtëpërdrejtë, përfshirë pronarët dhe falsifikatorët, duhet të mbajnë përgjegjësi penale! Por nuk mund të harrojmë as ata që heshtën dhe nuk vepruan në kohë – edhe ata janë fajtorë dhe nuk mund të shpëtojnë nga llogaridhënia.

Ky është kulmi i dështimit! Dorëheqje tani!

- Aleanca për Shqiptarët

***

ДОСТА СО НЕСПОСОБНОСТ И НЕОДГОВОРНОСТ – ОСТАВКА СЕГА!

По 9 месеци владини неуспеси и повеќе од една година неспособност на Тошковски, граѓаните веќе не можат да издржат. Институционалниот хаос и неработењето повеќе не може да се оправда!

Министерот за внатрешни работи Тошковски, министерот за економија Дурмиши, градоначалникот Папазов, директорот на Пазарниот инспекторат, директорот на Заштита и спасување, како и сите одговорни за оваа состојба, мора да одговараат за нивното лошо менаџирање и сериозни пропусти!

Директно одговорните, вклучително и сопствениците и фалсификаторите, мора да одговараат кривично! Но, не можеме да ги заборавиме оние кои молчеа и не постапија навреме – и тие се виновни и не можат да избегаат од одговорност.

Ова е врвот на неуспехот! Оставка сега!

- Алијанса за Албанците

17/02/2025

Gëzuar Ditën e Pavarësisë 🇽🇰

17 vite nga 17 Shkurti që mbushi plot gëzim zemrat e një populli që me shekuj rezistoi, sakrifikoi dhe punoi për liri, pavarësi dhe zhvillim.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët, respekt për çdo kontribut të çdonjërit që la gjurmë në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës dhe mirënjohje pa fund për miqtë e aleatët ndërkombëtar.
Gëzuar!

Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët🕣Sonte 20:30 në 📺 "KLAN DEBAT" - Klan Macedonia
17/02/2025

Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
🕣Sonte 20:30 në
📺 "KLAN DEBAT" - Klan Macedonia

SKANDAL: Njerëz të Taravarit ju bëjnë presion delegatëve të ASH që të mohojnë rejshëm nënshkrimet e tyrePas publikimit t...
14/02/2025

SKANDAL: Njerëz të Taravarit ju bëjnë presion delegatëve të ASH që të mohojnë rejshëm nënshkrimet e tyre

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë, për regjistrimin e Ziadin Selës si Kryetar të Aleancës për Shqiptarët, njerëz të afërt të Arben Taravarit kanë filluar të ushtrojnë presion mbi delegatët e Kongresit që të deklarojnë rejshëm dhe të tërheqin nënshkrimet e tyre nga pjesëmarja në Kongresin legal dhe legjitim në të cilin z.Sela u zgjodh kryetar i partisë. Siç na njoftojnë shumë anëtarë, këto presione bëhen nga forma të ndryshme, përmes thirjeve të drejtëpërdrejta të njerëzve të Taravarit, kërcënimeve me largim nga puna dhe tentimeve për joshje të rejshme.
Kjo formë e shantazhit dhe kërcënimit të delegatëve është një shkelje e rëndë dhe paraqet vepër penale dhe ne do të ndjekim në vazhdim çdo tentim për të ushtruar presion mbi delegatët dhe për të bërë mashtrime dhe manipulime edhe pse të njëjtat tanimë nuk paraqesin asnjë rrezik në aspektim juridik dhe janë të dështuara që në fillim. Por, ajo që duam ne është që anëtarët dhe delegatët të lihen të lirë, të mos ushtrohet presion dhe se për këtë dikush shumë shpejtë do të mbajë përgjegjësi dhe do të përgjigjet penalisht.
Tanimë për herë të dytë u konfirmua nga gjykata se Aleanca për Shqiptarët ju takon anëtarëve të denjë të partisë, ndërsa kryetar i saj legjitim dhe legal është z.Ziadin Sela. Këtë e kemi arritur falë mbështetjes absolute të delegatëve të vërtetë, anëtarësisë, strukturave partiake dhe mbështetjes së shqiptarëve.
Hiqni dorë sa më shpejtë nga mënyrat kriminale për të kontrabanduar partinë tonë të pastër dhe të shtrenjtë, sepse me këto tentime vetëm që do ta rëndoni situatën tuaj, ndërsa përsëri nuk do të arrini asgjë.

- Aleanca për Shqiptarët

12/02/2025
Premtuan decentralizim dhe klinika rajonale, me "8 Shtatorin" e forcojnë centralizimin dhe shkatërojnë sisteminKjo qasje...
08/02/2025

Premtuan decentralizim dhe klinika rajonale, me "8 Shtatorin" e forcojnë centralizimin dhe shkatërojnë sistemin

Kjo qasje e fragmentuar në sistemin shëndetësor është me të vërtetë problematike. Nëse Spitali “8 Shtatori” shndërrohet në qendër rajonale pa ndërtimin e Spitalit Klinik në Shtip dhe pa renovimin e spitaleve klinike në Manastir dhe Tetovë, atëherë krijohet një situatë e paqëndrueshme, ku pacientët nga rajone të ndryshme do të orientohen drejt një spitali që nuk ka kapacitet të përballojë ngarkesën shtesë.

Pse kjo është një qasje e gabuar?
1. Disbalancë në shpërndarjen e shërbimeve shëndetësore – Rajonet lindore dhe perëndimore do të mbeten me infrastrukturë të dobët dhe do të vazhdojnë të varen nga Shkupi. Kjo e bën sistemin më të brishtë dhe krijon pabarazi në ofrimin e kujdesit shëndetësor.
2. Mbingarkesa në Shkup – Nëse qytetarët nga gjithë Maqedonia e Veriut vazhdojnë të udhëtojnë për trajtim në Shkup, atëherë edhe me statusin e ri të “8 Shtatorit” si qendër rajonale, do të kemi kolaps të sistemit spitalor të kryeqytetit.
3. Humbje financiare dhe menaxhim i dobët – Në vend që të investohet në shpërndarjen e barabartë të kapaciteteve, po bëhet një përqendrim që do të kushtojë më shumë në afatgjatë.
4. Zgjidhje afatshkurtër dhe jo-strategjike – Ndërtimi i Spitalit Klinik në Shtip dhe renovimi i spitaleve në Manastir dhe Tetovë do të ishin hapa që do të siguronin një sistem më të qëndrueshëm dhe të barabartë.

Çfarë duhet bërë?
• Kërkesë për një plan të integruar shëndetësor – Nuk duhet marrë vetëm një vendim izoluar për “8 Shtatorin”, por të vendoset një strategji e qartë për të gjitha qendrat klinike rajonale.
• Ndërtimi paralel i Spitalit Klinik në Shtip – Ky spital është i domosdoshëm për rajonin lindor dhe nuk duhet lënë pas dore.
• Renovimi i Spitaleve në Manastir dhe Tetovë – Pa modernizimin e këtyre spitaleve, sistemi do të vazhdojë të jetë i çekuilibruar dhe pacientët do të vazhdojnë të udhëtojnë drejt Shkupit.

Nëse qeveria vërtet dëshiron një reformë shëndetësore të qëndrueshme, duhet të ndjekë një qasje të decentralizuar dhe të investojë në të gjitha rajonet, jo vetëm në Shkup.

- Aleanca për Shqiptarët,
Departamenti për shëndetësi

***

Овој фрагментиран пристап во здравствениот систем е навистина проблематичен. Доколку болницата „8 Септември“ се претвори во регионален центар без изградба на Клиничката болница во Штип и без реновирање на клиничките болници во Битола и Тетово, тогаш ќе се создаде нестабилна ситуација, при што пациентите од различни региони ќе бидат насочени кон една болница која нема капацитет да се справи со дополнителниот товар.

Зошто овој пристап е погрешен?
1. Дисбаланс во распределбата на здравствените услуги – Источниот и западниот регион ќе останат со слаба инфраструктура и ќе продолжат да зависат од Скопје. Ова го прави системот покревок и создава нееднаквост во пристапот до здравствена заштита.
2. Пренатрупаност во Скопје – Доколку граѓаните од цела Северна Македонија продолжат да патуваат за лекување во Скопје, тогаш и со новиот статус на „8 Септември“ како регионален центар, ќе дојде до колапс на здравствениот систем во главниот град.
3. Финансиски загуби и лошо управување – Наместо да се инвестира во рамномерна распределба на капацитетите, се создава концентрација која на долг рок ќе чини повеќе.
4. Краткорочно и нестратегиско решение – Изградбата на Клиничката болница во Штип и реновирањето на болниците во Битола и Тетово би биле чекори што ќе обезбедат поодржлив и поправеден здравствен систем.

Што треба да се направи?
• Барање за интегриран здравствен план – Не треба да се носи изолирана одлука за „8 Септември“, туку да се постави јасна стратегија за сите регионални клинички центри.
• Паралелна изградба на Клиничката болница во Штип – Оваа болница е неопходна за источниот регион и не треба да биде запоставена.
• Реновирање на болниците во Битола и Тетово – Без модернизација на овие болници, системот ќе остане неурамнотежен, а пациентите ќе продолжат да патуваат кон Скопје.

Ако владата навистина сака одржлива здравствена реформа, треба да следи децентрализиран пристап и да инвестира во сите региони, а не само во Скопје.

- Алијанса за Албанците,
Сектор за здравство

01/02/2025

Të shkarkohet drejtoresha e Kozles, të jep dorëheqje ministri i paaftë Taravari

Një ditë e më parë, nëse i ka ngelur pak njerëzi dhe keqardhje për qytetarët dhe pacientët, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duhet të shkarkojë drejtoreshën e Klinikës për fëmijë "Kozle" dhe menjëherë më pas të jep edhe vetë dorëheqje. Çdo ditë e më tepër po dëshmohet se Taravari është ministri më i paaftë i shëndetësisë në historinë e Maqedonisë, ndërsa pasojat e kësaj po i paguajnë shtrenjtë qytetarët, stafi shëndetësor e madje edhe kategoria më e ndjeshme, fëmijët të cilët në vend të trajtimit gjejnë vdekjen në klinikat shtetërore.
Paaftësia, dështimi dhe narcizoizmi i drejtoreshës së Kozles dhe ministrit Taravari nuk mund të mbulohen duke goditur mjekët e duke dëmtuar pacientët. Për çdo ditë lexojmë lajme për vdekje të fëmijëve, keqtrajtim të qytetarëve, presione mbi mjekët dhe stafin mjekësor e nga ana tjetër njeriu që duhet t'i mbrojë ata bëhet avokat i drejtorëve të papërgjegjshëm dhe fajëson viktimat e familjarët e tyre.

- Aleanca për Shqiptarët

***

Директорката на Козле да биде разрешена, неспособниот министер Таравари да поднесе оставка

Министерот за здравство Арбен Таравари, ден поскоро, доколку му остана човечност или сочувство за граѓаните и пациентите, да ја разреши директорката на Детската клиника „Козле“ и веднаш да си поднесе оставка. Секој ден е се поевидентно дека Таравари е најнеспособниот министер за здравство во историјата на Македонија, а последиците од тоа скапо ги плаќаат граѓаните, здравствениот персонал, па дури и најранливата категорија, децата кои умираат наместо да примаат лекување во државните клиники.
Неспособноста, неуспехот и нарцизмот на директорката на Козле и министерот Таравари не може да се прикријат со напад на лекари и нанесување штета на пациентите. Секојдневно читаме вести за смрт на деца, малтретирање на граѓани, притисоци врз лекарите и медицинскиот персонал, а од друга страна, личноста која треба да ги заштити нив станува адвокат на неодговорните директори и ги обвинува жртвите и нивните семејства.

- Алијанса за Албанците

Rikonstruimi i Forumi Rinor të Aleancës për Shqiptarët – GostivarSot, Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët mbajti mble...
27/01/2025

Rikonstruimi i Forumi Rinor të Aleancës për Shqiptarët – Gostivar

Sot, Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët mbajti mbledhjen e radhës, ku u realizua rikonstruimi i strukturës së tij organizative. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm u zgjodhën pozitat kyçe për të forcuar dhe pasuruar më tej veprimtarinë tonë.

✅ Sekretar Organizativ: Mislim Beshiri
✅ Nënkryetar i FRASH: Besnik Ahmeti

Gjithashtu, u emëruan kryetarët e 7 nëndegëve të FRASH
• Turçan i Madh: Almir Zeqiri
• Bajneshnica: Erxhan Mustafi
• Belicica:Dardan Arifi
• Lajthija:Egzon Tahiri
• Pitarnica:Luan Bilalli
• Raven:Mustafa Mustafai
• Xhamixhit:Azem Arifi

Ky proces rikonstruimi tregon përkushtimin tonë për të përfaqësuar më mirë të rinjtë dhe për të vazhduar ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Faleminderit të gjithë të pranishmëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj!

Address

Gostivar

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca për Shqiptarët - Dega Gostivar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share