Zëri Politik

Zëri Politik Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zëri Politik, Business service, Saraj, Skopje.

28/06/2026

Dy vite VLEN në qeveri.
Njëzet vite kthim prapa!!!

Premtuan ndryshim, sollën nënshtrim. Premtuan dinjitet, sollën poshtërim. Premtuan përfaqësim, pranuan fshirjen e mekanizmave që garantonin punësimin e shqiptarëve.
VLEN hyri në qeveri duke folur për “Plan 2030”, për barazi, për meritokraci, për Europë, për shqiptarë vendimmarrës.
Sot, pas dy vitesh, nuk mbeti as plan, as barazi, as vendimmarrje. Mbeti vetëm një realitet i hidhur: shqiptarët nuk humbën sepse nuk kishin zë, por humbën sepse ata që duhej ta mbronin këtë zë, zgjodhln të nënshtrohen padronit.
Kur u prek përfaqësimi i drejtë, heshtën. Kur u godit Balanceri, arsyetuan. Kur të drejtat u kthyen në premtime boshe, duartrokitën. Kur Maqedonia e Veriut u largua nga rruga europiane, ata u fshehën pas konferencave të padronit.
Problemi nuk është vetëm se VLEN nuk i realizoi premtimet. Problemi më i madh është se nuk arriti as t’i vendosë premtimet në tavolinën e qeverisë. Nga partner politik u shndërrua në dekor të shëmtuar qeveritar.
Këto dy vite treguan një të vërtetë të dhimbshme: servilizmi nuk sjell të drejta, sjell poshtërim. Heshtja nuk është strategji, është dorëzim.
Shqiptarët nuk kërkojnë ministra për fotografi. Kërkojnë fuqi politike, dinjitet institucional dhe garanci për të drejtat e fituara me mund e sakrificë.
VLEN mund të vazhdojë të flasë për sukses. Por qytetarët e shohin realitetin: më pak dinjitet, më pak përfaqësim, më pak siguri për të drejtat dhe shumë poshtërim!
Dhe këtë shqiptarët nuk do ta harrojnë.

Pasi që f.Rashçe ishte e pa përshkuar nga drejtoritë e Qytetit të Shkupit, atëher Izet Mexhiti mendoj zgjidhjen për Rash...
13/11/2025

Pasi që f.Rashçe ishte e pa përshkuar nga drejtoritë e Qytetit të Shkupit, atëher Izet Mexhiti mendoj zgjidhjen për Rashçen me një figur unifikuese, intelegjente dhe shum puntore ta emëroj Afrim Ranatallin për ministër që do të ju bëj ballë sfidave dhe gjubreve në vend.

Afrim Tanallari përflitet si ministër i ardhshëm i Ekologjisë nga radhët e VLEN-it

Address

Saraj
Skopje
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zëri Politik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share