Media Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Media, Business service, 4835 Whitetaile. Lane, Frisco, TX.

03/26/2019
03/24/2019

Çdokush dëshiron të jetë i suksesshëm në jetë. Njerëzit duan të jenë të pasur, të kenë shumë miq, të bëhen të famshëm. Gjithsesi, po sikur në vend që të bëhesh i pasur dhe me shumë lekë, të bëhesh i pasur me praninë e familjarëve dhe njerëzve që të duan? Po sikur në vend që të kesh shumë miq, të kesh shëndet dhe lumturi në jetë?

Shumë njerëz harrojnë se paraja dhe fama nuk të nxjerrin në krye. Të kesh miq dhe familjarë që kujdesen për ty, si dhe të fitosh lumturi prej tyre në çdo ditë të jetës, janë gjërat që kanë më tepër rëndësi për mua. Gjithçka varet nga vlerat dhe morali i njerëzve.

Disa do të thonë se paraja është ajo që bën çdo gjë të funksionojë në botë. Kjo gjë është e vërtetë. Për fat të keq, paratë janë një faktor i rëndësishëm në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë. Por gjithsesi, lekët nuk janë gjithçka. Ndërsa me lekë mund të blesh një vilë ku të jetosh, nuk mund të blesh dot një familje për të të shoqëruar në jetesën tënde në atë vilë. Ndërsa me lekë mund të blesh gjëra të shtrenjta, nuk do kesh me kë t’i ndash ato. Ndërsa me lekë mund të blesh çdo gjë materiale, nuk mund të blesh dot miq, njerëz, lumturi dhe shëndet dhe këto janë vlerat më të mëdha në jetë. Pa lekë mund të jetohet, ndërsa pa lumturi, pa njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë, dhe pa shëndet, jeta është e pamundur.

Kur mendojmë për suksesin, gabimisht ne mendojmë për gjërat materiale, por sa vlerë do të kishte arritja e tyre, nëse nuk do të kishim me kë t’i ndanim ato gjëra? Jeta është bërë për t’u jetuar me ata që na duan dhe kujdesen për ne. Nëse je i lumtur, je edhe i pasur. Nëse je i pasur, jo domosdoshmërisht je i lumtur. Ky është dallimi më kryesor midis parasë dhe lumturisë.

03/23/2019

Botë e egër

Ah moj botë e egër
N kët kohë spo ke mëshirë
Na jep dhe pak zemër
E ndoshta bëhet mirë.

Qfarë po ndodhë me ne
A thu vallë qka na gjeti
Secili kokën lart
Sikur po t'ishte mbreti

A thu valle na mashtroi
"Knaqësia" e ksaj jete
Po prap qdo njëri pyet
Moj lumturi ku mbete?

Po kam frike të zgjohem
Se asgjë s dëgjoj mirë
Vrau djegu mbyti
O Zot ku mbet ajo mëshirë?

Ajo mëshirë ndër njerëz
Ajo mëshirë mes veti
E mira e ksaj bote
M duket qdo kënd e treti

Nëna mbet pa djal
E gruaja mbet pa burrë
Sikur sot q'po ndodh
Nuk na ka ndodh kurrë

Vllau mbyti vllaun
Për qka? Për pasuri
E n rrug të dalim sot
A kemi siguri?

Zot falna që përbuzim t mirat
Mes vete falna dashurin
Na largo urrejtjen
Smirat e zilin

Edhe një gjë o njerz
Qdo gjë që sot e ke
Me vete sdo ta marrësh
Perveq nje vend me dhe

E.Shala

Address

4835 Whitetaile. Lane
Frisco, TX
75034

Telephone

113156595

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Media posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share