Zyre Kontabiliteti " Haxhaj Group "

Zyre Kontabiliteti  " Haxhaj  Group " Zyre per ofrimin e sherbimeve te Kontabilitetit . " HAXHAJ Group "

+383 44 725 376

21/04/2024
30/09/2022

📜ATK publikon Broshurën “KARTA E TATIMPAGUESIT”


Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj të gjithë tatimpaguesit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre, ka publikuar Broshurën “Karta e Tatimpaguesit”.

Karta e Tatimpaguesit është përgatitur në formë të një udhëzuesi të thjeshtë, gjithëpërfshirës dhe sqarues, për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në mes të Administratës Tatimore të Kosovës dhe tatimpaguesve, bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.

Përmes këtyre marrëdhënieve synohet të rritet përmbushja vullnetare, duke i trajtuar të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të barabartë dhe pa paragjykime, duke i qartësuar gjërat sa më shumë që të jetë e mundur, dhe duke qenë transparent e të përgjegjshëm në marrëdhëniet e ATK-së me tatimpaguesin, si dhe në ofrimin e shërbimeve në mënyrë efektive dhe efikase.

Karta e Tatimpaguesit është një udhëzues në të cilin paraqiten të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit. Andaj, qëllimi ynë është t’i prezantojmë të drejtat dhe obligimet e tatimpaguesve, ashtu që tatimpaguesit të kenë besim në drejtësinë dhe paanësinë e sistemit tatimor, por edhe të jenë në dijeni për implikimin e mos-përmbushjes.

Karta e Tatimpaguesit është përkrahur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë!

🔗Broshura “Karta e Tatimpaguesit” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së https://www.atk-ks.org tek linku “Fletëpalosje dhe Broshura”, si dhe të njëjtën çdo person së shpejti mund ta ketë edhe në formë fizike.

➡️https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2022/09/Tatim_paguesi_Shqip.pdf

23/09/2022

ATK, në implementim të Projektit
“MOSDEKLARUESIT”


⚠️Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit, si: persona fizikë jo-afarist, persona fizikë afarist dhe persona juridikë, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të:
regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe të paguajnë saktë dhe në kohë detyrimet tatimore.

🔎Bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2022, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për të përmirësuar përmbushjen tatimore sa i përket Deklarimit dhe Deklarimit me vonesë, ku përmes këtij plani do të identifikoj tatimpaguesit, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas Ligjit, pra identifikimin e tatimpaguesve që nuk deklarojnë dhe deklarojnë me vonesë.
Trajtimi i mos deklaruesve dhe deklaruesve me vonesë do të realizohet përmes aplikimit të aktiviteteve, si në vijim:

👉🏼Masat parandaluese, dhe
👉🏼Masat për trajtimin e mos deklaruesve.

Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që të deklarojnë dhe paguajnë tatimin saktë dhe në kohë.

‼️Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’u përgjigjen detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

📉Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

🗃Deklarimi i tatimit është obligim ligjor!

22/09/2022

20/09/2022

🔷Apliko saktë Normën e TVSH-së!

🔹Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët janë Deklarues të TVSH-së, se në bazë të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë të detyruar të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së në furnizimet e tyre, si: furnizim të mallrave apo furnizim të shërbimeve.

🔹Deklaruesit e TVSH-së, duhet të deklarojnë saktë furnizimet e tyre duke aplikuar Normën e TVSH-së konform Ligjit të TVSH-së, si:

• Sh*tjet e liruara pa të drejtë kreditimi;
• Sh*tjet e liruara me të drejtë kreditimi;
• Eksportet;
• Sh*tjet e tatueshme me normën 18%;
• Sh*tjet e tatueshme me normën 8%.

🔹Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te bizneset - Deklarues të TVSH-së, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nuk janë duke aplikuar saktë Normën e TVSH-së.

🔹Disa nga këta tatimpagues, nuk janë duke zbatuar këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që me rastin e furnizimit të mallrave dhe/apo shërbimeve të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së, në mënyrë që edhe konsumatorët të paguajnë TVSH-në konform Ligjit të TVSH-së.

🔹ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

🔹Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

13/09/2022

📒Mbajtja e tatimit në burim është detyrim ligjor!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë për:

💶paga dhe pensione;
♻️interes;
⚖️të drejta pronësore;
🔐qira;
📍kategori të veçanta dhe për pagesa të caktuara për jo rezidentë, ashtu siç është përcaktuar në 📕legjislacionin tatimor.

⚠️Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk janë duke përmbushur këtë detyrim ligjor.

👥Për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk mbajnë tatimin në burim, do të aplikohen ndëshkime administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

📣Andaj, ATK, u bënë thirrje të gjithë personave që të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

🌏Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

🔎Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!

02/09/2022

Pajisu me PEF/SF dhe lësho Kuponë Fiskal!

🟨Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale (PEF), gjegjësisht Sistem Fiskal dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

🔎Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te tatimpaguesit, të cilët:

✅Kërkohet të fiskalizohen, por nuk janë të pajisur me PEF/SF;
✅Janë të pajisur me PEF/SF, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal;
✅Lëshojnë kuponë jo-fiskal dhe përdorin pajisje jo-fiskale.

🟨Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj. nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

🟨ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesave ligjore, në të kundërtën do të aplikohen ndëshkimet administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

🟨Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

🟨Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!

30/08/2022

🌎ÇKA JANË MARREVESHJET PËR ELIMINIMIN E TATIMIT TË DYFISHTE?

🟢Marrëveshjet për Eliminim të Tatimit të Dyfishte janë marrëveshje në mes të dy shteteve, të cilat janë krijuar për të mbrojtur tatimpaguesit kundër tatimit të dyfishte dhe shtetet nga evazioni fiskal, kur të njëjtat të ardhura tatohen në dy shtete.

🔵Një Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishte në mënyrë efektive tejkalon ligjin e brendshëm në Kosovë.

🟢Marrëveshjet nënshkruhen me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike në mes të dy shteteve dhe rritjes së bashkëpunimit në çështjet tatimore.

29/08/2022

🔗Bashkë krijojmë një sistem të qëndrueshëm fiskal.

19/08/2022

Normat e T V S H-së

Address

Rr. Sadri Demukaj
Deçan
51000

Telephone

+38344725376

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyre Kontabiliteti " Haxhaj Group " posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zyre Kontabiliteti " Haxhaj Group ":

Share