Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit - Ferizaj

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit - Ferizaj Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Komuna e Ferizajt Ferizaj

09/09/2026
Takim i përbashkët me Odën Ekonomike të KosovësDrejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt, Balton...
08/09/2026

Takim i përbashkët me Odën Ekonomike të Kosovës

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt, Balton Derguti, mori pjesë në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Drejtorive Komunale për Zhvillim Ekonomik.

Takimi, i mbajtur më 8 shtator 2026 në Prishtinë, kishte për qëllim prezantimin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe rrjetit të Zyrave të Diasporës të OEK-së, si dhe diskutimin e mundësive për bashkëpunim në promovimin e bizneseve dhe potencialeve ekonomike lokale.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në organizimin e panaireve, forumeve, delegacioneve dhe aktiviteteve të tjera ndërkombëtare, me synim krijimin e lidhjeve të reja ekonomike dhe promovimin e bizneseve lokale.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit e Komunës së Ferizajt mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat ekonomike, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset e Ferizajt.

10/08/2026

Panairi i Bizneseve B2B Kosovë–Diasporë

08/08/2026
Takimi B2B në Ferizaj forcon lidhjet mes bizneseve vendore dhe diasporës për eksport në tregun evropian Drejtoria e Zhvi...
07/08/2026

Takimi B2B në Ferizaj forcon lidhjet mes bizneseve vendore dhe diasporës për eksport në tregun evropian


Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, ka organizuar një takim ndërmjet afaristëve nga Ferizaj dhe rajoni, si dhe biznesmenëve që veprojnë në diasporë. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit, nxitja e investimeve dhe krijimi i mundësive për plasimin e prodhimeve vendore në tregun e Bashkimit Evropian.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Derguti, tha se takimi tradicional B2B synon të krijojë ura bashkëpunimi mes bizneseve vendore dhe atyre të diasporës.

“Takimi tradicional B2B që organizohet me diasporën dhe bizneset e Ferizajt ka për qëllim t’i lidhë këto biznese mes vete, në mënyrë që shumë produkte të ndërmarrjeve të komunës së Ferizajt të eksportohen në tregun evropian përmes bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë”, u shpreh Derguti.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, theksoi se diaspora shqiptare mbetet një faktor kyç në promovimin dhe depërtimin e produkteve vendore në tregjet e Bashkimit Evropian.

“Sot, me mbështetjen e Caritas-it, do ta lansojmë për herë të parë një platformë, përmes së cilës bizneset do ta kenë mundësinë të bashkëpunojnë në mënyrë virtuale”, tha Rafuna.

Afaristët pjesëmarrës u shprehën se takime të tilla krijojnë mundësi më të mëdha për njohje reciproke, zgjerim të rrjetit të bashkëpunimit dhe zhvillim të partneriteteve të reja afariste.

Takimi është tashmë tradicional dhe organizohet në kuadër të Ditëve të Mërgatës që mbahen në Ferizaj. Me këtë rast u prezantua edhe platforma e re e Odës Ekonomike të Kosovës, ku bizneset dhe afaristët nga diaspora mund të regjistrohen për të krijuar lidhje bashkëpunimi me kompanitë vendore dhe për të zhvilluar projekte të përbashkëta.

📢 FTESË PËR PJESËMARRJE NË TAKIMET B2B KOSOVË – DIASPORËKomuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe T...
05/08/2026

📢 FTESË PËR PJESËMARRJE NË TAKIMET B2B KOSOVË – DIASPORË

Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe me mbështetjen e Caritas Switzerland in Kosovo Zvicër, ju fton të merrni pjesë në Takimet Biznesore B2B Kosovë – Diasporë, që do të mbahen:

📅 E premte, 7 gusht 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Restorsnt Ariu, Jezerc – Ferizaj

Ky aktivitet synon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të diasporës, duke ofruar mundësi për:
✅ Krijimin e partneriteteve të reja biznesore
✅ Zgjerimin e rrjetit të kontakteve profesionale
✅ Shkëmbimin e përvojave dhe ideve
✅ Identifikimin e mundësive për investime dhe bashkëpunim

Ftohen të gjitha bizneset e interesuara të bëhen pjesë e këtij eventi dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të ndërtuar bashkëpunime të reja me bizneset e diasporës.

Mirë se vini! 🤝🇽🇰

30/07/2026

Kryetari i OHTK-së priti në takim përfaqësuesit e komunave të Ferizajt dhe Shtimes

Sot, Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Prof. Dr. Sc. Hysen Sogojeva, priti në zyrat e OHTK-së z. Balton Dërguti, Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt, si dhe z. Grejtalb Emini, Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Shtimes.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional me fokus në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe hotelerisë, fuqizimin e bizneseve lokale, organizimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve të përbashkëta, si dhe zhvillimin e projekteve që kontribuojnë në promovimin e potencialeve turistike të dy komunave.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, zhvillimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset e sektorit të hotelerisë dhe turizmit.

OHTK shprehu gatishmërinë për të qenë një partner i afërt i komunave në realizimin e iniciativave që ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal dhe avancimin e industrisë së turizmit në Kosovë.

Ftesë për bizneset e diasporësKomuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në bashkëpunim m...
29/07/2026

Ftesë për bizneset e diasporës

Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Caritas Switzerland, si dhe komunat e Kaçanikut, Shtimes, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, organizon takimet B2B Kosovë – Diasporë, me qëllim të krijimit të partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve vendore dhe bizneseve të diasporës.

📅 Data: 07 gusht 2026�🕘 Ora: 10:00�
📍 Lokacioni: Marigo Resort, Jezerc – Ferizaj

Ftohen të gjitha bizneset e diasporës me prejardhje nga rajoni i Ferizajt, të interesuara për bashkëpunim, investime apo zgjerim të aktiviteteve të tyre në Kosovë, që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

Konfirmimi i pjesëmarrjes është i obligueshëm dhe duhet të bëhet përmes e-mailit: [email protected].

Address

Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share