Selimaj Consulting

Selimaj Consulting Consulting company

09/09/2022

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

09/09/2022

Skema e Granteve

Përkrahja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese sipas kategorive Lot I, Lot II dhe Lot III

Bazuar në Udhëzimin Administrativ (MTI) nr. 01/2018 dhe në Vendimin nr. 5235 dt. 15.07.2021, me qëllim të zvogëlimit të deficitit tregtar dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), rritjen e investimeve, rritjes së eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës, Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për subvencionim të NVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese /përpunuese

MINT/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme (NMVM).Të interesuarit për aplikim në këtë thirrje duhet të jenë qytetar të Republikës së Kosovës.

Buxheti i planifikuar për subvencionim për këtë thirrje është 700,000.00 €. Në secilin rast Autoriteti Kontraktues (MINT) rezervon të drejtën të mos shpërndajë të gjitha mjetet në dispozicion.

Granti do të ndahet në tri Lot-e, si vijon:

Loti 1 – Ndërmarrjet mikro (të punësuar deri 9 punëtorë),
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 300,000.00 €

Loti2 – Ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtorë),
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 250,000.00 €

Loti3 – Ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtorë),
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 150,000.00 €

Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, MINT / KIESA ka përgatitur udhëzues për aplikant të cilët do t’i gjeni në platformën e-Kosova në linkun: mint.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net dhe për të aplikuar online kliko këtu: ekosova.rks-gov.net

Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 08.09.2022 deri më datë 28.09.2022

Te interesuarit mund te paraqiten ne +38348 335405

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

Thirrje per Grante !
15/03/2022

Thirrje per Grante !

Ministria e Zhvillimit Rajonal lanson thirrjen publike: Skema e Granteve „Programi për Zhvillimi Rajonal të Balancuar“ PZHRB 2022, Start-up dhe Biznes ekzistues Lot I dhe Lot II.

Informatat e hollësishme i gjeni në uebfaen e MZHR-së në linkun në vijim: https://mzhr.rks-gov.net/page.aspx?id=1,35,2022,810

Aplikimi bëhet përmes platformes eKosova https://ekosova.rks-gov.net/

Linku në vijim përmes videos tregon se si mund të regjistroheni në platformen eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/Video/gxZ-dYiRKE8.......................................

Ministarstvo regionalnog razvoja raspisuje javni poziv: Grant šema „Program uravnoteženog regionalnog razvoja“ PURR 2022, Pokretanje i postojeće poslovanje Lot I i Lot II.

Detaljne informacije možete pronaći na web stranici MRA na sledećem linku: https://mzhr.rks-gov.net/page.aspx?id=3,35,2022,810

Aplikaciranje se vrši preko platforme eKosova https://ekosova.rks-gov.net/

Sledeći video link pokazuje kako se možete registrovati na platformi eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/Video/gxZ-dYiRKE8

21/02/2022

🌏Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) janë marrëveshje bilaterale në mes të dy shteteve me qëllim të parandalimit të tatimimit të dyfishtë mbi të ardhura dhe kapital si dhe parandalimin e evazionit fiskal.

🌐Informata të përgjithshme për jo rezidentët:

👥Jo rezidentët – personi fizik
Sa i përket të drejtës tatimore të personave Jo rezident të cilët aktualisht janë të punësuar në vendin tonë ajo ndryshon si në vijim:

1) Marrëveshjet për eliminim të tatimit të dyfishtë (METD) në fuqi! Në rastet kur ekziston METD me shtetin në fjalë: atëherë çështja e tatimimit për këtë person i cili realizon të hyra në shtetin burimor do të trajtohet ashtu siç kërkon marrëveshja konkrete. E cila po ashtu mund të dalloj në varësi nga:

a) Afati i kontratës/punësimi i personit; nëse kohëzgjatja e angazhimit te personit nuk tejkalon 183 dite, atëherë ai tatohet në vendin e rezidencës, dhe nuk është i obliguar të tatohet në shtetin burimor;

b) Lloji i shërbimeve; në këtë dallon varësisht se a është ai lloj i shërbimit përsëritës apo kryhet vetëm një herë.

Në rast se personi fizik jo rezident kalon periudhën e përcaktuar (183 ditë) të qëndrimit dhe angazhimit në Kosovë atëherë kompania e cila ka angazhuar atë person ka për obligim të bëj deklarimin dhe pagesën e tatimeve sipas legjislacionit në fuqi, bazuar në Kontratën e punësimit apo për kryerjen e shërbimeve në atë vend.

Lidhur me pagesën e tatimeve në Kosovë për personat jo rezident, nëse nga ai kërkohet dëshmi për pagesën e tatimeve atëherë vërtetimin tatimor e lëshon ATK.

2) Në rastet kur nuk kemi METD: atëherë e drejta tatimore përcaktohet me legjislacionin vendor në fuqi.

Procesi i përcaktimit të statusit të rezidencës për qëllime tatimore është e rregulluar me dispozitat e Nenit 4 të Marrëveshjes për Eliminim të Tatimit të Dyfishtë.

https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2021/03/Informata_perJorezidentet.pdf

18/02/2022

⏳Afatet e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimeve dhe Kontributeve!

30/11/2021

Kjo thirrje bëhet nga “SEED Faza e Tretë Kosova–Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit në Kosovë”, një projekt i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität. Synimi i kësaj thirrje është të kontribuojë n...

29/08/2021

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim rastin e shtetasit nga Shqipëria, Col Imeraj, i akuzuar për veprat penale, vrasje e rëndë, vrasje në tentativë dhe lëndim i lehtë trupor. Imeraj ishte dënuar me 27 vjet burg për të tre veprat penale. Imeraj për vrasje të rëndë u dënua me 23 vit...

26/08/2021

Thirrje publike për subvencionim të NVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese /përpunuese


MINT/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme (NMVM).Të interesuarit për aplikim në këtë thirrje duhet te jene Qytetar të Republikës e Kosovës.

Buxheti i planifikuar për subvencionim për këtë thirrje është 500,000.00 €. Në secilin rast Autoriteti Kontraktues( MINT) rezervon të drejtën të mos shpërndajë të gjitha mjetet në dispozicion.

Granti do të ndahet në tri Lot-e, si vijon:

Loti 1 – Ndërmarrjet mikro (të punësuar deri 9 punëtorë),
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 200,000.00 €

Loti2 – Ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtorë),
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 150,000.00 €

Loti3 – Ndërmarrjet e mesëm (të punësuar 50 deri 249 punëtorë),
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 150,000.00 €


Aplikimi për Grante për të gjithë qytetarët dhe bizneset bëhet duke përdor Platformën e shërbimeve elektronike eKosova, në linkun

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

16/08/2021

MASHTI shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës të arsimit të lartë në Kosovë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM në gjuhën angleze) të arsimit të lartë në Kosovë.

Kjo thirrje synon ta mbështesë dhe promovojë shkollimin e vajzave/grave që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës).

Totali i shumës në dispozicion që do të ndahet për këtë thirrje është 1,000,000 (një milion) EURO, me të cilën do të mbështeten 1,000 studente të fushave STEM me bursa në vlerë prej 1,000 (njëmijë) EURO.
Të drejtë aplikimi kanë studentet që në vitin akademik 2021-2022 regjistrojnë vitin e parë të studimeve në këto fusha në nivelin baçelor dhe që këto studime i vijojnë si studente të rregullta.

Inkurajohen që të aplikojnë vajzat/gratë nga komunitetet jo-shumicë dhe ato që vijnë nga zonat rurale.

MASHTI fton studentet e interesuara të këtyre profileve që të aplikojnë në këtë thirrje.

https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/08/thirrja-me-nr-01b-1561-per-mbeshtetjen-financiare.pdf

12/08/2021

Address

Gjakova

Telephone

+38345912501

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Selimaj Consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Selimaj Consulting:

Share