F CONT

F CONT F CONT është themeluar në vitin 2015 ,me qëllim që të asistoj në tatime te kompanitë e ndryshme në kërkesa të financave dhe kontabilitetit .

Kryejm shërbime financiare , Këshilla financiare , Mbajtjen e librave financiar , Hapjen dhe mbylljen e aktivitetit , Trajnime kontabiliteti .

15/08/2025

🔔

22/03/2025

Zgjatet afati i dorëzimit të dokumenteve edhe për dy javë, tani vetëm me certifikatë biznesi dhe shifrën e konsumatorit ⚡️

KESCO njofton të gjitha bizneset e vogla që kanë më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor, se afati për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për vazhdimin e furnizimit me energji elektrike nga KESCO si konsumatorë të rregulluar është shtyrë për një periudhë shtesë prej dy javësh. ⏳

Ky vendim është marrë në bashkëpunim me ZRrE-në dhe ATK-në, pas fluksit të madh dhe kërkesave të shumta nga bizneset për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm, i cili është i domosdoshëm për të vazhduar furnizimin me tarifa të rregulluara. 📑

Për ta lehtësuar këtë proces, tani të gjitha këto biznese duhet të sjellin vetëm dy dokumente të nevojshme:

• Certifikatën e biznesit me numrin unik 🏢
• Shifrën e konsumatorit të energjisë elektrike të bizneseve përkatëse 🔢

Afati i ri për dorëzimin e dokumenteve është deri më 7 prill 2025.

Për detaje, lexojeni komunikatën e plotë:
https://www.kesco-energy.com/shq/artikujt-e-fundit/zgjatet-afati-i-dorezimit-te-dokumenteve-edhe-635/

18/06/2024

Pajisu me sistem fiskal të veçantë për TAXI!

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive, se janë të obliguar që të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI.

Administrata Tatimore e Kosovës tanimë ka certifikuar model të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë TAXI, kështu që personat të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive tani mund të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI.

Kërkojmë nga të gjithë tatimpaguesit të cilët ushtrojnë veprimtarinë TAXI, pra ofrojnë shërbime taksi për pasagjerë, që të fiskalizohen sa më parë me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI, ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi, si dhe Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale (PEF/SF).

Për t’u fiskalizuar me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI është e nevojshme që të kontaktohen Operatorët Ekonomik të cilët kanë të certifikuar modele të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë TAXI.

Aktivitetet e ATK-së, ndër të tjera do të përqendrohen te tatimpaguesit, të cilët:
• Kërkohet të fiskalizohen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI, por që ende nuk janë fiskalizuar me këtë Sistemin Fiskal të veçantë; dhe
• Janë të pajisur me Sistemin Fiskal të veçantë për TAXI, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal.

Listën e Operatorëve Ekonomik të cilët janë të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të PEF/SF, si dhe modelet e PEF/SF të certifikuara mund t’i gjeni: https://www.atk-ks.org/portfolio/kompanite-e-licencuara/ -navigation-anchor

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!

Administrata Tatimore e Kosovës

14/04/2024
17/07/2023
29/06/2023


12/06/2023

📢Pajisu me PEF/SF dhe lësho Kuponë Fiskal!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale (PEF) / Sistem Fiskal (SF) dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te tatimpaguesit, të cilët:
🔹Kërkohet të fiskalizohen, por nuk janë të pajisur me PEF/SF;
🔹Janë të pajisur me PEF/SF, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal;
🔹Lëshojnë kuponë jo-fiskal dhe përdorin pajisje jo-fiskale.

Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj. nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesave ligjore, në të kundërtën do të aplikohen ndëshkimet administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

🔄Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!

Urime Kosovë
17/02/2023

Urime Kosovë

RR.GJON SEREQI GJILAN F CONT 044 706 768
09/12/2022

RR.GJON SEREQI GJILAN
F CONT 044 706 768

Për të pasur një menaxhim sa më të mir Financiar , kaloni në TREFIN
09/12/2022

Për të pasur një menaxhim sa më të mir Financiar , kaloni në TREFIN

Address

Gjilan

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00
Saturday 08:30 - 17:00

Telephone

+38344706768

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when F CONT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to F CONT:

Share