Info 06

Info 06 Portali "Info06" ka për qëllim ofrimin e informacionit të saktë dhe të shpejtë tek lexuesit.

MINTI dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë marrëveshje për projektimin e Parkut IndustrialMinistria e Industrisë, Ndërmarr...
02/06/2026

MINTI dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë marrëveshje për projektimin e Parkut Industrial

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektimin e Parkut Industrial në Gjilan, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe industrial të komunës.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, formalizuan bashkëpunimin vetëm pak javë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Parkut Industrial në Gjilan.

Ky projekt synon krijimin e kushteve më të favorshme për investime, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Përmes marrëveshjes, palët do të bashkëpunojnë në ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për projektimin dhe zhvillimin e parkut industrial sipas standardeve bashkëkohore të zhvillimit të qëndrueshëm.

Parku Industrial do të ndërtohet duke promovuar parimet e ekonomisë qarkore, përdorimin e energjisë së ripërtëritshme, mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

Përurohet Shërbimi i Hemodializës në Gjilan, investim i rëndësishëm për pacientët dhe shëndetësinë rajonale👇👇Në Spitalin...
02/06/2026

Përurohet Shërbimi i Hemodializës në Gjilan, investim i rëndësishëm për pacientët dhe shëndetësinë rajonale👇👇

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është përuruar Shërbimi i Hemodializës, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe ofrimin e kushteve moderne për pacientët.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i Spitalit, Dr. Afrim Cana, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, të cilët vlerësuan këtë projekt si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve shëndetësore dhe përafrimit me standardet evropiane.

Njoftimi i plotë:

Përurohet Shërbimi i Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan

Spitali i Përgjithshëm Gjilan po kalon nëpër një transformim modern, duke investuar në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, ku synojmë të përmbushim çdo kriter që plotëson standardet evropiane të kujdesit shëndetësor.

Drejtori i Spitalit, Dr. Afrim Cana, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Kryetarin e Komunës, z.Alban Hyseni, dhe Drejtorin e SHSKUK-së, z.Elvir Azizi përuruan Shërbimin e Hemodializës.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, theksoi se angazhimi ynë do të vazhdojë në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.
Përmes këtyre investimeve synojmë të rrisim cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e kujdesit shëndetësor, duke siguruar që pacientët tanë të marrin shërbime sa më cilësore, më të qasshme dhe në përputhje me standardet bashkëkohore të trajtimit.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan, Dr. Afrim Cana, theksoi se ndihet i lumtur për projektet e realizuara sipas planit të punës. Ky projekt, si Hemodializa, është njëri nga projektet tona tashmë i realizuar sipas standardeve evropiane, përmes angazhimit të përbashkët me SHSKUK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Menaxhmenti i ka kushtuar rëndësi të veçantë këtij shërbimi specifik, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës, pajisjeve mjekësore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit. Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet që pacientët të marrin këtë shërbim në kushte sa më të mira të mundshme, në një mjedis modern dhe funksional, me siguri maksimale dhe kujdes të vazhdueshëm shëndetësor.

Kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni, mirëpret investimet në shëndetësinë e Gjilanit, duke i vlerësuar ato si një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenies së qytetarëve. Ai theksoi se çdo investim në sektorin e shëndetësisë është investim në jetën dhe të ardhmen e qytetarëve, duke shprehur gatishmërinë e komunës për të mbështetur iniciativa që avancojnë infrastrukturën dhe shërbimet mjekësore në rajon.

Drejtori i SHSKUK-së, z. Elvir Azizi, theksoi se vazhdon mbështetja për të gjitha spitalet e përgjithshme dhe institucionet shëndetësore, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e tyre për investime në infrastrukturë, pajisje mjekësore dhe avancim të kapaciteteve profesionale. Këto investime kanë për qëllim modernizimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës për stafin dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.

Drejtori Klinik, Dr. Nezit Demolli, theksoi se investimet e realizuara dhe ato që pritet të implementohen në periudhën e ardhshme do të ndikojnë drejtpërdrejt në avancimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës për stafin mjekësor dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.

Udhëheqësi i Shërbimit të Hemodializës, Dr. Afrim Bekteshi, theksoi se gjatë vitit 2025 në këtë shërbim janë realizuar gjithsej 6,184 trajtime të dializës, me një mesatare prej 515 pacientësh në muaj dhe rreth 25 pacientë në ditë. Ai bëri të ditur se gjatë muajve të verës numri i pacientëve rritet për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve.

Gjithashtu, ai nënvizoi se Shërbimi i Hemodializës deri më tani ka operuar me 18 shtretër, duke përballuar një fluks të konsiderueshëm pacientësh dhe duke dëshmuar nevojën për zgjerimin dhe modernizimin e kapaciteteve të dializës.

Nënshkruhet memorandumi për hyrje-daljet e GjilanitKryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se së bashku me m...
01/06/2026

Nënshkruhet memorandumi për hyrje-daljet e Gjilanit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se së bashku me ministrin Dimal Basha kanë nënshkruar memorandumin për realizimin e punimeve në hyrje-daljet e qytetit.

Gjatë kësaj vizite, ata inspektuan edhe disa nga punimet infrastrukturore që po zhvillohen në Gjilan, përfshirë rrugën “Hamdi Kurteshi”, lagjen “Dardania” dhe Lagjen e Tetë, ku po ndërtohet impianti i ujërave atmosferikë.

Sipas Hysenit, ky projekt ka rëndësi të veçantë për qytetin, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë, përmirësimin e qarkullimit dhe zhvillimin urban të Gjilanit.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen për realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, duke falënderuar ministrin Basha për mbështetjen dhe gatishmërinë për ta çuar përpara këtë investim të rëndësishëm.

Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që preku botën gjatë luftës së KosovësNë një ceremoni të veçantë ës...
01/06/2026

Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që preku botën gjatë luftës së Kosovës

Në një ceremoni të veçantë është shënuar pensionimi i Xajë Mustafës, një njeriu që jo vetëm ka shërbyer me përkushtim gjatë jetës së tij profesionale, por që mbetet edhe një nga figurat më të njohura të historisë së luftës së Kosovës.
Xajë Mustafa u bë simbol i dhimbjes dhe shpresës së mijëra familjeve shqiptare gjatë luftës, pasi përjetoi nga afër vuajtjet e shkaktuara nga regjimi serb.

Gjatë luftës ai u burgos dhe u nda nga familja e tij, duke kaluar një periudhë të gjatë pa asnjë informacion për fatin e më të dashurve të tij.

Historia e tij u bë e njohur në mbarë botën përmes fotografisë së realizuar në vitin 1999 nga fotografi i njohur Peter Turnley. Në atë imazh prekës, Xajë Mustafa shfaqej duke mbajtur fotografitë e dy fëmijëve të tij të zhdukur, me shpresën se dikush do t’i njihte dhe do ta ndihmonte t’i gjente.

Fotografia u kthye në një nga simbolet më të fuqishme të vuajtjeve të popullit të Kosovës gjatë luftës.

Megjithatë, historia e tij mori një kthesë të lumtur pas përfundimit të luftës. Pas muajsh ankthi dhe pasigurie, Xajë Mustafa u ribashkua me familjen e tij dhe mësoi se fëmijët e tij ishin gjallë. Ky ribashkim u konsiderua si një nga historitë më prekëse dhe më shpresëdhënëse të pasluftës në Kosovë.

Pavarësisht plagëve që la lufta, ai vazhdoi jetën me dinjitet, duke punuar me ndershmëri dhe përkushtim deri në ditën e pensionimit.

Policia e Kosovës pjesë e projektit “Së bashku për siguri dhe buzëqeshje” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të FëmijëveMe ...
01/06/2026

Policia e Kosovës pjesë e projektit “Së bashku për siguri dhe buzëqeshje” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Me rastin e 01 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe institucionet partnere, mori pjesë në projektin “Së bashku për siguri dhe buzëqeshje”, të organizuar në platon e Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Gjatë aktivitetit, zyrtarët policorë prezantuan pajisje dhe mjete policore, zhvilluan aktivitete edukative dhe shpërndanë materiale vetëdijësuese për sigurinë, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë, fëmijëve dhe komunitetit. Në aktivitet kontribuan edhe shërbimet emergjente, përfshirë ekipet e mjekësisë familjare dhe zjarrfikësit.

Policia e Kosovës u kujdes për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për kontributin e dhënë në promovimin e sigurisë, edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ndërton marrëdhënie të qëndrueshme besimi me fëmijët dhe komunitetin në përgjithësi, duke kontribuar në edukimin për të drejtat themelore të fëmijëve në çdo formë të cenimit të integritetit të tyre.

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e fëmijëve shënohet me fillimin e Skriningut Neonatal në Spitalin e Përgjithshëm të Gjil...
01/06/2026

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e fëmijëve shënohet me fillimin e Skriningut Neonatal në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit

Sot, më 1 Qershor – Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, në repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kemi filluar një hap të ri dhe shumë të rëndësishëm për shëndetin publik: Skriningun Neonatal.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit Dr. Afrim Cana theksoj se sot ka filluar zyrtarisht zbatimi i skriningut neonatal, përkatësisht testimi i gjakut nga thembra e të porsalindurve për zbulimin e hershëm të disa sëmundjeve të rëndësishme. Ne jemi duke punuar vazhdimisht në plotësimin dhe avancimin e shërbimeve të reja shëndetësore, me qëllim të ofrimit të kujdesit sa më cilësor për qytetarët dhe forcimit të shëndetit publik.

Udhëheqësi i repartit të Neonatologjisë, Dr. Blerim Bajrami, theksoj se testi kryhet zakonisht 24–48 orë pas lindjes dhe konsiston në marrjen e disa pikave të gjakut nga thembra e foshnjës.

Në fazën fillestare, skriningu do të përfshijë zbulimin e këtyre sëmundjeve:
1. Fenilketonuria
2. Galaktozemia
3. Fibroza cistike
4. Hipotiroidizmi kongjenital
5. Atrofia muskulare spinale

Këto sëmundje janë përfshirë në programin e skriningut neonatal sepse:
• mund të zbulohen shumë herët përmes një testi të thjeshtë gjaku nga thembra e foshnjës;
• diagnostikimi i hershëm mundëson fillimin në kohë të trajtimit;
• trajtimi i hershëm ndihmon në parandalimin e dëmtimeve serioze neurologjike, metabolike dhe zhvillimore, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së fëmijës.

Fillimi i këtij programi paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kujdesit shëndetësor për të porsalindurit dhe forcimit të masave parandaluese në sistemin shëndetësor publik.
Gëzuar 1 Qershorin – Ditën ndërkombëtare të fëmijëve

01/06/2026
Vetëvendosje: Në Gjilan ia qesim pikënLëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e saj të madh në sheshin “Rexhep Mala dhe ...
30/05/2026

Vetëvendosje: Në Gjilan ia qesim pikën

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e saj të madh në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” në Gjilan, në të cilin ka marrë pjesë lideri i këtij subjekti Albin Kurti👇👇

Arrihet marrëveshja – Igball Jashari vishet bardhekaltër! 🇦🇱🔥FC Drita ka siguruar një tjetër përforcim të rëndësishëm pë...
29/05/2026

Arrihet marrëveshja – Igball Jashari vishet bardhekaltër! 🇦🇱🔥

FC Drita ka siguruar një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, pasi sulmuesi i talentuar Igball Jashari pritet shumë shpejt të zyrtarizohet te kampioni i Kosovës.

Lojtari që vjen nga familja e njohur patriotike Jashari sjell me vete jo vetëm cilësi në fushë, por edhe krenari, karakter dhe shpirt luftarak – vlera që gjithmonë e kanë dalluar këtë mbiemër shqiptar.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se marrëveshja është arritur dhe prezantimi zyrtar pritet në ditët në vijim.

Për Jasharin kishte interesim edhe nga klube të kampionatit shqiptar, por në fund Drita arriti ta bindte talentin që t’i bashkohet projektit bardhekaltër.

Te Drita besojnë se afrimi i tij do të sjellë më shume forcë në repartin ofensiv dhe emocione për tifozët në sezonin që po vjen.

Mirë se vjen Igball Jashari! 💙

Njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje, Gjilan👇“Tubim i madh në Gjilan.  Të shtunën, më 30 maj, me fillim nga ora 19:30, në Sh...
29/05/2026

Njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje, Gjilan👇

“Tubim i madh në Gjilan. Të shtunën, më 30 maj, me fillim nga ora 19:30, në Sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, Lëvizja Vetëvendosje! me partnerët e saj mban tubimin e madh në Gjilan.

Pjesëmarrës do të jetë kryeministri Albin Kurti. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftim

Address

Gjilan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Info 06 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share