Gryka e Kaçanikut

Gryka e Kaçanikut Gryka e Kaçanikut.

🇦🇱 RESPEKT PËR KOMANDANTIN E UÇK-së, RUFKI SUMA🫡🇦🇱
09/09/2026

🇦🇱 RESPEKT PËR KOMANDANTIN E UÇK-së, RUFKI SUMA🫡🇦🇱

09/09/2026

🕌Mashallah ,Pamje të bukura nga Xhamia në Shkup😍

Respekt👇
09/09/2026

Respekt👇

Deshmori nga Kaçaniku Muhamet Zeneli🇦🇱Lavdi🇦🇱
09/09/2026

Deshmori nga Kaçaniku Muhamet Zeneli🇦🇱

Lavdi🇦🇱

08/09/2026

🥊🇦🇱 ARDIAN KRASNIQI PO NA BËN KRENAR!

Ardiani po ndjek hapat e xhaxhait të tij, legjendës së boksit shqiptar Luan Krasniqi. Më 14 nëntor, ai do të ngjitet në ring në Stuttgart të Gjermanisë, për të luftuar për titullin botëror. 🏆🥊

🇦🇱 Të urojmë shumë sukses, Ardian! Na bëj krenarë dhe përfaqëso denjësisht kombin shqiptar

🗓️ 14 NËNTOR
📍 STUTTGART, GJERMANI
🎟️ BILETAT TË DISPONUESHME TANI

Suksese, Ardian🇦🇱🥊🏆

Lavdi🇦🇱
08/09/2026

Lavdi🇦🇱

S’rrotullohet shteti për një ambicie. Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së ...
08/09/2026

S’rrotullohet shteti për një ambicie.

Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!

LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete.

Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!

Faruki dhe Lepenci po e gjejnë ritmin e lojës!Në 3 ndeshjet e fundit pa humbje, Faruk Statovci dhe Lepenci po e gjejnë g...
08/09/2026

Faruki dhe Lepenci po e gjejnë ritmin e lojës!

Në 3 ndeshjet e fundit pa humbje, Faruk Statovci dhe Lepenci po e gjejnë gjithnjë e më shumë modelin e lojës. Ekipi po bëhet më kompakt, më i organizuar dhe po fiton identitet në fushë.

08/09/2026

🇦🇱 MARSH PËR LIRI 🇦🇱

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal,Selajdin Troni, dhe Nënkryetari Xhelal Dema, ftojnë qytetarët të bashkohen në Marshin për Liri.

📅 Data: 12 Shtator
📍 Vendi: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
🕑 Ora: 14:00
🇦🇱 Bashkë në Marshin për Liri🇦🇱

Pardje e kemi shënuar 27 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Të shtunën e kemi shënuar 29 vjetorin e shkuarjes...
08/09/2026

Pardje e kemi shënuar 27 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Të shtunën e kemi shënuar 29 vjetorin e shkuarjes në amshim të Nënë Terezës dhe 10 vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku. Ndërsa dje, e kemi shënuar ditën e Kushtetutës së Republikës së Parë të Kosovës nga viti 1990, apo siç njihet në mënyrë të popullarizuar, të Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës ku u vranë 8.372 boshnjakë, kryesisht burra e djem, në korrik të vitit 1995.

Gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dëshmuar nga varrezat masive, identifikimet forenzike të mijëra viktimave, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumentimi i hollësishëm i operacionit të vrasjes dhe fshehjes së trupave, jo interpretim historik apo akuzë politike. Burrat dhe djemtë boshnjakë u ndanë nga familjet, u ekzekutuan sistematikisht dhe u hodhën në varreza masive; pastaj shumë prej trupave të tyre u zhvarrosën e u shpërndanë në varreza dytësore e tretësore për t’i fshehur gjurmët e krimit. Ratko Mlladiq ishte komandanti i kësaj makinerie, jo dëshmitari i saj.

Sllobodan Millosheviq është quajtur me të drejtë kasap i Ballkanit dhe ky kasap ka pasur shumë thika, por Ratko Mlladiq ishte sëpata e tij kryesore, të cilin e glorifikojnë tash Beogradi zyrtar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi më 2007 se Serbia kishte shkelur detyrimin e saj sipas Konventës së Gjenocidit për ta parandaluar gjenocidin në Srebrenicë dhe se, duke mos e transferuar atëherë Mlladiqin për gjykim, kishte dështuar të bashkëpunonte plotësisht me Tribunalin. Shteti që për vite nuk e dorëzoi te drejtësia, dje e solli kufomën e tij me aeroplan qeveritar, e mbështolli me flamur dhe e përcolli me ushtri, ministra, klerikë të lartë e orkestër. Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore.

Nga varrimi i priftit serb Nikolaj Velimiroviq në maj 1991 e deri te varrimi i Ratko Mlladiqit në shtator 2026, Serbia organizon spektakle morbide për gjakderdhje të ardhshme.

Me shërbimin e përlotur fetar të djeshëm të Patriarkut Porfirije te kufoma e Ratko Mlladiqit, Serbia po konfirmohet si teokraci militariste ku politikanët e tyre ftohen për tifozeri klubesh të ndryshme të ligës së njëjtë.

Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit.

Address

Kacanik

Telephone

+38345646167

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gryka e Kaçanikut posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share