Bletaria Lajthishta

Bletaria Lajthishta Promovim i bletarise dhe sh*tje e produkteve organike .

09/07/2026
Kjo fotografi është bërë me datën 06.06.2026.Bletart e dinë që kjo tregon mungesën dhe stresin e bletës për ushqim.Në mu...
10/06/2026

Kjo fotografi është bërë me datën 06.06.2026.Bletart e dinë që kjo tregon mungesën dhe stresin e bletës për ushqim.Në mungesë ushiqimi bletët fillojn largojn meshkujt në atë mënyrë që të kursehet ushqimi.Ndryshimi klimatik bënë që në qershor bletët të mbesin pa ushqim.Shpresojm që të ndryshoj për së miri.

18/05/2026

Trajtimi i fundit pranveror me acdi oksalik me sumblimim(avullim).

14/05/2026

Bletaria nuk është vetem vjelje e mjaltit,por ka shumë punë me arrit tek vjelja.

12/05/2026

Bletë, natyrë… këto bukuri që krijoi Allahu.

05/04/2026

Shfrytzim maksimal i kohes nga bletet ☀️⚘🐝

09/03/2026

Të nderuar familjarë dhe miq!

Ju falënderojmë shumë për besimin dhe përkrahjen tuaj! Ju njoftojmë se mjalti i vitit të kaluar është sh*tur.

Shpresojmë që edhe këtë vit të kemi bereqet dhe t’ju shërbejmë përsëri me mjaltë të ri.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.
Allahu na dhëntë bereqet edhe këtë vit!

🍯 Pse mjalti natyral nuk ka gjithmonë çmim të ulët?Shpesh lind pyetja:“Si është e mundur që diku sh*tet 4 kg mjaltë për ...
03/01/2026

🍯 Pse mjalti natyral nuk ka gjithmonë çmim të ulët?

Shpesh lind pyetja:
“Si është e mundur që diku sh*tet 4 kg mjaltë për 20€, ndërsa diku tjetër çmimi është dukshëm më i lartë?”

Përgjigjja lidhet me mënyrën e prodhimit të mjaltit natyral dhe me faktorë që shpesh nuk janë të dukshëm për konsumatorin.

🔹 Prodhimi nuk është i garantuar çdo vit
Bletaria varet plotësisht nga natyra. Ka pasur vite kur, edhe me dhjetëra koshere, nuk është arritur të vilet asnjë gram mjaltë. Kur prodhimi është i kufizuar, çmimi nuk mund të krahasohet me prodhimin masiv.

🔹 Ndryshimet klimatike
Kushtet klimatike janë bërë gjithnjë e më të paqëndrueshme:

periudha të ftohta deri në muajin qershor

kalim i menjëhershëm në temperatura të larta dhe thatësi

Këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejt në sekretimin e nektarit nga bimët dhe, si pasojë, në sasinë e mjaltit.

🔹 Trajtimi i bletëve me preparate organike
Në prodhimin e mjaltit natyral përdoren trajtime organike që nuk lënë mbetje në mjaltë.
Këto trajtime janë shumë më të vështira dhe me raste të rrezikshme edhe per bletë.
Për shembull, trajtimi me acid formik shoqërohet me rrezik mund të çojë në humbje të mbretëreshës në rreth 5–10% të koshereve.

🔹 Cilësia kërkon kujdes dhe përgjegjësi
Mjalti i pastër nuk vjen nga prodhimi masiv.
Çmimi i tij reflekton:

sasinë e kufizuar

përkushtimin për kolonitë

dhe përgjegjësinë ndaj shëndetit të konsumatorit.

👉 Mjalti i lirë nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë.
👉 Informimi ndihmon për zgjedhje më të sigurt.

24/12/2025

Të nderuar,

Sot po ndajmë një shqetësim që e kemi dëgjuar shpesh:
pse shumë njerëz po hezitojnë të blejnë mjaltë online.

Arsyeja është e thjeshtë – ka humbur besimi. Ka plot faqe që shesin mjaltë pa treguar kush janë dhe nga vjen mjalti.

Si mund të dalloni një bletar që shet mjaltin e vet nga një tregtar i mjaltit industrial?

1. Transparenca
Nëse nuk shfaqet numër kontakti, adresë e saktë apo emër i qartë i personit që qëndron pas faqes, kjo duhet t’ju bëjë të mendoni dy herë.

2. Komentet
Shikoni mirë kush po komenton. Profile pa aktivitet real, me pak miq, ose faqe të krijuara vetëm për komente “shumë i mirë mjalti, më sjell edhe 3kg”, zakonisht nuk janë rastësi.

3. Fotot e koshereve
Fotot duhet të jenë reale dhe nga i njejti model i koshereve. Kur shihen koshere të ndryshme nga foto në foto, pa asnjë shenjë identifikimi, është e kuptueshme të lindë dyshimi.

👉 Para se të porosisni, merrni pak kohë dhe hulumtoni.
Sidomos komentet – aty zakonisht dallohet më lehtë e vërteta.

Për sqarim:
Në faqen tonë janë të publikuara certifikata e fermerit, numri kontaktues dhe adresa e bletarisë. Kushdo mund t’i shohë dhe të na kontaktojë.

Address

Leshtar
Kamenicë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bletaria Lajthishta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share