Profili i Kompanise
Ndermarrja prodhuese Ginza, Shoqeria me Pergjegjesi te Kufizuar eshte e temeluar ne fillim te vitit 2006 me kapital 100% privat dhe ne pronesi te nje pronari te vetem. Selia e ndermarrjes eshte buze rruges magjistrale Prishtine – Peje ne fshatin Grabanice. Ginza aktivitetin e vet prodhues e realizon ne siperfaqe te mbyllur prodhimi prej 500m2 dhe siperfaqe te hapur prej 3000m2
. Aktiviteti kryesor i kesaj ndermarrje eshte prodhimi dhe montimi i dyerve dritareve nga PVC dhe alumini si dhe prodhimi dhe montimi i fasadave strukturale nga alumini. Lenda e pare (profilat) PVC qe perdoret per prodhim eshte e prodhuesit gjerman me renome boterore TROCAL. ( www.trocal-profiles.com ). Sistemet mbyllese jane poashtu te markes me te njohur gjermane SIEGENIA-AUBI Favorit SI-Line ( www.siegenia-aubi.com ). Elementet e montimit qe ne i perdorim jane te markes gjermane WÜRTH. Paisjet dhe makinerite prodhuese jane te markes se njohur gjermane ELUMATEC. Ginza gjithashtu eshte e involvuar ne fushen e ndertimit si aktivitet dytesor ku jemi te licencuar si ndermarrje ndertimore. Ne kete fushe kemi realizuar disa projekte me sukses per kliente sic jane KFOR Anglez (Turner Management Facilities), KFOR Finlandez, KFOR Gjerman, Universiteti i Prishtines, Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjise etj. Ginza si nje ndermarrje relativisht e re ka nje staff prodhues dhe menaxherial me pervoje shume te madhe ne fushat e veprimtarise se vet. Keto pervoja ky staff i ka arritur duke punuar ne ndermarrje prestigjioze ne Kosove, dhe tani ne GINZA. Stafi yne i nenshtrohet periodikisht trajnimeve te ndryshme nga teknike gjerman te TROCAL-it te cilet na njoftojne me risite dhe menyrat gjermane te konfeksionimt te dritareve. Keto njohuri dhe instruksione stafi prodhues i GINZA-s i zbaton me nje perpikeri te madhe gjate procesit te prodhimit. Si rezultat i perkushtimit dhe trajnimeve ne kemi arritur qe te certifikohemi per cilesi nga TROCAL me nivelin me te larte PREMIUM PARTNER. Gjithashtu GINZA Shpk eshte e involvuar me perkushtim maksimal ne fushen prodhimit dhe montimit te fasadave te varura nga alumini, te dritareve dhe dyerve nga alumini si dhe gilinderave te shkalleve. Ne kete fushe brenda nje periudhe relativisht te shkureter kemi krijuar referenca te cilat na bejne te krenohemi. Ne qender te vemendjes tone gjithnje eshte klienti dhe krijimi i produketeve qe plotesojne me se miri nevojat e tij.