Kushtet e aplikimit
Ju duhet të jeni i lindur në një nga Vendet kualifikuese. Për llotarinë e vitit 2016, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara:
Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salva
dor, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm. Nuk ka ndryshime këtë vit përsa i përket pranueshmërisë në programin DV-2016. I lindur në një nga Vendet kualifikuese: Në shumicën e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithësesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një Vend ku Vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë Vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do ti lëshohet viza që ata të hyjnë në Sh.B.A. E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë Vendlindjen në një nga Vendlindjet e prinderve të tij/saj, në qoftë se ky Vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2016. Për t’u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të llotarisë. Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12-vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni përgjigjen e pyetjes 13 të këtij dokumenti.Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë. INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK
EMRI I PLOTË – Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (Jo i Babait);
DATA E LINDJES – Data, Muaji, Viti;
GJINIA – Mashkull ose Femër;
QYTETI I LINDJES;
SHTETI I LINDJES;
SHTETI I PRANUESHËM OSE I KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2016
Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Kjo nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni;
FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT – Sigurohuni që të përfshni fotografinë tuaj, të bashkëshortit/es dhe secilit prej fëmijëve;
ADRESA E POSTËS – (Në emër të…, Adresa: Rruga, Lagjja, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Rrethi, Kodi Postar, Shteti;)
NUMRI I TELEFONIT – Jo e Detyrueshme;
ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) – Shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses të plotë dhe direkt. Ju NUK do të merrni një mesazh zyrtar përzgjedhjeje në këtë adresë. Gjithsesi, nëse aplikimi/hyrja juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit “Qendra Konsullore në Kentucky (QKK)”, duke ju njoftuar që informacioni me detaje i intervistës për vizën emigruese ёshtё vendosur në Kontrollin e Statusit të Regjistrimit. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ju dërgojё një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-sё. CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? – Ju duhet të tregoni NJË nga nivelet e edukimit ju përket: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë Profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar;
STATUSI MARTESOR – I pa-martuar, I martuar, I ndarë, I/E ve, Ligjërisht i/e ndarë;
NUMRI I FËMIJËVE – Regjistrimet DUHET të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit/es tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyral, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit/es, që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërin e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e llotarisë amerikane DV-2016. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;
INFORMACIONI MBI BASHKËSHORTIN(EN) – Emri, Data e Linjdes, Gjinia, Qyteti i Linjdes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;
INFORMACIONI MBI FËMIJËT – Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia: Përfshi të gjithë fëmijët e deklaruar në pikën 14 sipër.