Albanian & Kosovo Network

Albanian & Kosovo Network Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Albanian & Kosovo Network, Professional Networking, Kosovo.

18/02/2023
29/11/2022

Ky është urimi i Rita Oras për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë 🇽🇰👐🏻🇦🇱

29/11/2022
29/11/2022

Gezuar Shqiperia ime! Shqiptaria jone.

NËNË SHQIPËRI

Më lër të bie në prehërin tënd të ngrohtë
O hallemadhja ime shekullore!
Të puth duart e tua , më të mirat në botë ,
I ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore;
Duart e tua që u rregjen nga puna
Dhe gishtërinjtë që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekëve ,
Dhe supet që u varen nga xhokja e nga guna,
Dhe mesin që u hollua nga gjerdanet e fishekëve ,
Dhe ballin që rrudh e u lërua nga mendimi,
Dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra ,
Dhe kembët që u zmadhuan nga ecja e mundimi .
Dhe qerpikët që u dogjën nga baruti në shkrepa...

Ti sytë lan në mëngjes me ujin e krojeve të maleve
Ti llërët lëmon në mëngjes me shkumën e deteve,
Ti faqet fshin me peshqirin e madh të livadheve,
Ti flokët lyen me lengun e luleve të bjeshkëve …
Dhe çdo mëngjes bëhesh më e re dhe përze zhubra e
rudha
Ne rrimë në prehrin tënd e dorën na shkon në flokë
Thinjat na fshin kur gjunjët na dhembin nga udha,
Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi kokë ...

Qendroj para teje,
Ja tek më ke,
Në krahët e tua,
Mua,
Birin tënd , shëmbëllimin e qënies tënde,
Atë që tha sa hapi sytë
në djep:
"Te dua!"
Dhe fjalën e peshës së rëndë e ruajten malet e rëndë ..

Gjithë dashuritë për nënat që janë e do vijnë
Në prehrin tënd të madh i kam vënë ,
Gjithë dashuritë për gratë , për shokët e miqtë
T'i kam sjellë t'i ngrohësh o nënë !
Jeton dashuria për ty, se birin tënd s'e thau
civilizimi

S'e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes në hënë ;
Në buzët e plasura s'iu vyshk belbëzimi ,
Bëlbëzimi i foshnjes që përgjërohet për nënë .

Biri yt di të ulet në sofren që shtrojnë fshataret
në oborr,
Sic ulet në banketet që shtrojnë kryeministrat;
Biri yt di të hyjë në laboratorin termobërthamor ,
Sic hyn në arën ku zgjatin mustaqet misrat...
Çdo gjë që më dhe trashegim e kam mbajtur
Kudo që kam shkuar ,
Kudo që kam vajtur.

Dritero Agolli

29/11/2022

Te gjithe nenshtetasit e Kosoves duhet te marrin pashaporta Shqiptare dhe anasjelltas ata te Shqiperise duhet te marrin pashaporten e Kosoves dhe keshtu e bejme Shqiperine e madhe ngadale 🇦🇱🇽🇰🇦🇱

26/11/2022

Respekt për brezin që nuk i bleu diplomat nëpër universitetet private ...

26/11/2022

Address

Kosovo

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian & Kosovo Network posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share