20/07/2026
HISTORIA NUK FHIHET: KONTRIBUTI DHE SAKRIFICA E PASHEMBULLT E LAGJES DEDA (DOGANAJ, KAÇANIK)
Të nderuar bashkëvendas dhe qytetarë,
Historia e një vendbanimi nuk mund të rishkruhet nga ata që përpiqen ta zvogëlojnë apo ta harrojnë atë. Kohëve të fundit kemi parë shkrime që pretendojnë të përfshijnë lagjet e Doganajt, por që çuditërisht (ose qëllimisht) anashkalojnë lagjen tonë – lagjen Deda, njërën prej lagjeve më të mëdha dhe me kontributin më të fuqishëm historik në këtë trevë.
Për ata që kanë memorie të shkurtër apo që duan të mbyllin sytë para të vërtetës, po ua kujtojmë se kush është lagja Deda:
Vatër e Arsimit Shqip: Në kohën e errët të viteve të 90-ta, kur regjimi pushtues i Beogradit mbylli shkollat shqipe, lagja Deda hapi dyert e shtëpive të veta për të mbajtur gjallë arsimin e mesëm. Atëherë kur guximi ishte jetik, familjet tona nuk hezituan, ndonëse të tjerët nuk kishin guxim ta bënin këtë gjë.
Kështjellë e Mikpritjes: Gjatë ditëve të vështira të luftës, lagja Deda u bë strehë për mijëra qytetarë të zhvendosur nga mbarë Kosova. Ndava bukën, kopshtin dhe çatinë me ata që kishin nevojë, duke treguar shpirtin më të lartë human e kombëtar.
Çmimi i Lirisë – Shkrumb e Hi: Ne e paguam lirinë me çmimin më të shtrenjtë. Shtëpitë tona u bënë shkrumb e hi nga barbaria serbe. Përjetuam masakrimin e më të dashurve tanë dhe ende sot e kësaj dite jetojmë me plagën e hapur të të pagjeturve tanë që nuk u kthyen kurrë.
Andaj, listat e cunguara dhe tentativat për të na fshirë nga historia e Doganajt, të cilat të kujtojnë vetëm metodat e regjimit të Millosheviqit, nuk mund ta zbehin vlerën tonë.
Lagja Deda ka qenë, është dhe do të mbetet shtyllë e pathyeshme e Doganajt dhe e tërë Kaçanikut. Kontributi dhe gjaku i derdhur nuk fshihen dot me asnjë shkrim e nga asnjë faqe!
Me krenari dhe respekt për të kaluarën tonë të lavdishme,
Lagja Deda! 🇽🇰
DOGANAJ
Vendbanim në anën e majtë të lumit Lepenc,rreth 8 km në veriperëndim të Kaçanikut.Është vendbanim i ndarë në lagje të veçanta.
Sipërfaqja:273 ha,61 ari,89 m.
Lagjet:Kolshi (Kolshi,Luma;Xhokli),Doganaj (Murseli,Bekteshi,Caka),Shehu,Doganaj e Poshtme (Selmani dhe Cena),Lekaj,Lushi,Xhokli,Berisha,Gabrrica,Terzijaj,Rakaj dhe Koxhaj (tani vendbanim në vete).
Mikrotoponimet më karakteristike:Fusha e Malës,Zalli i Hodë Rakës,Kaliman,Shullani,Kodra e Cakës (Luboveci),Arat e Isufit,Arat e Decëve, (vëllazëri e Rakëve,që nuk dihet ku janë),Ura e Banovinës,Matluma etj.
Vendbanimi ka pasur një pozitë shumë të mirë gjeografike.Nëpër këtë vendbanim kanë kaluar rrugët që shkonin për Prizren,Gjakovë,Tetovë,Shkup,Prishtinë,Gjilan etj.Thuhet se këtu është paguar edhe dogana,në bazë të të cilit edhe e ka marrë emrin.
Nëpër tërë lokalitetin ka gjurmë të vendbanimit të vjetër dhe mjaft të madh,ku dëshmohet me gjurmë të shumta e sidomos me varreza të shumta.Kështu në Shpatin e Shehlerëve drei në rrafshin e Terzijve janë zbuluar varreza të moçme të mbuluara me rrasa guri të mëdhenj,dhe skelete me gjymtyrë të dimensioneve të mëdha.Në vendin ku është ndërtuar xhamia e fshatit janë gjetur gurë të shkruar me shkronja latine,një prej tyre është vënë në themel të xhamisë.Në vendin Zalli i Hodë Rakës (Mahalla e Cenëve) ka qenë një kishë,ku janë zbuluar gurë të gdhendur dhe disa grila ku janë mbajtur qirinjtë.Sipas burimeve të shkruara thuhet se afër fshatit Doganaj,janë zbuluar rastësisht gjurmët e nekropoleve romake.Ekzistojnë edhe varreza të moçme të konfesionit islam,me shkrim arab,sidomos në lagjen e Doganajve.
Në dokumentet e shkruara të kohës së mesjetës nuk e kemi hasur si vendbanim me këtë emër.Ndosha,ka qenë një kohë i pabanuar apo i regjistruar me ndonjë emër tjetër.
Sipas informatorit,familja Xhokli e ka prejardhjen nga Jeni Pazari,e cila një kohë ishte shpërngulur në Shqipëri,por pastaj kthehet në Doganaj pas qëndrimit disa kohësh në fshatrat e afërta në Glloboqicë e Sllatinë,para 200 viteve.Këtu i gjejnë familjet Kolshi,Shehu,Bekteshi etj.
Më vonë me emrin Dogan ishte regjistruar si vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Shumë familie nga ky vendbanim kanë migruar jashtë atdheut,sidomos në Turqi,Maqedoni e gjetiu,si p.sh. Familjet e Ramëhazirëve rreth vitit 1935-37,një familie e madhe që ka jetuar në mes të lagjeve të Lushajve dhe Elezaj është shpërngulur në Turqi.Në tokat e tyre pushteti kishte vendosur kolonë sllavë,të vendosur në fshatin Elezaj.Pastaj familja e Berishëve rreth vitit 1956 shpërngulet në Turqi.Banorët e lagjes Matlumë,thuhet se të gjithë janë shpërngulur në Turqi gjatë kohës së Mbretërisë jugosllave.Familja e Selmanëve dhe disa të tjera në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar janë shpërngulur në Shkup,disa prej tyre janë nisur për migrim në Turqi,por kanë mbetur aty.
Shënimet statistikore:
-në vitin 1913 kishte 269 banorë,
-në vitin 11921-47 shtëpi me 308 banorë,
-në vitin 1948-49 shtëpi me 333 banorë,
-në vitin 1953-53 shtëpi me 362 banorë,
-në vitin 1961-96 shtëpi me 368 banorë (627 shqiptarë,2 serb,3 të tjerë),
-në vitin 1971-98 shtëpi me 825 banorë shqipatrë,
-në vitin 1081-120 shtëpi me 1088 banorë shqiptarë.
Në administartën shtetërore deri në vitin 1999 është llogaritur si një vendbanim edhe me lagjet në anën e djathtë të rrugës për në Brezovicë.Tani këto lagje llogariten si vendbanim më vete me emrin Koxhaj.
Sipas shënimeve të Sektorit për Emigracion dhe Refugjatë të LDK-së,ky vendbanim para agresionit serb të vitit 1999 kishte 243 shtëpi me 2818 banorë.Janë shkatërruar 63 shtëpi (50 tërësisht dhe 13 pjesërisht)ose 25.9 % e fshatit,22 stalla dhe 2 objekte afariste.Këtu është përfshirë edhe vendbanimi Koxhaj.Nga ky vendbanim në altarin e lirisë kanë rënë 4 dëshmorë.Popullata gjatë muajit prill 1999 ishte dëbuar në Maqedoni dhe një pjesë në Shqipëri