14/12/2020
Nga të gjitha profilet që e kanë pasuruar dhe mbështetur qëllimin e Cover deri më tani, sot, kurorëzohet me personazhet si Keka Kreshnik Berisha, Uta Ibrahimi dhe Agon H. Myftari. Të tre të mbledhur në një skenar, për të përçuar mesazhe nxitëse te të gjithë, që ta vendosim maskën në këtë kohë të vështirë.
Ne, me të vërtetë mund ta bëjmë këtë, siç shprehet edhe Uta: "Ma mirë me mbajt peshën e maskës, sesa peshën e virusit." 💪
❌ Virusi nuk ka adresë të caktuar, kështu, të mos i lëm vend të gjejë strehim!
Ne falenderojmë tre personazhet për bashkëpunimin e mrekullueshëm, gjithashtu, edhe ekipin që e mundësoi dhe realizoi këtë video kampanjë Kandërr!
Ky projekt mbështetet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo , Ambasada Japoneze në Kosovë, në partneritet me PEN - Peer Educators Network.