Epik sh.p.k

Epik sh.p.k Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Epik sh.p.k, Business service, Mitrovica.

EPIK sh.p.k merret me analiza dhe hulumtime sociale, opinione, përgatitje të projekt propozimeve, marketing, këshillim të bizneseve, individëve mbi mundësitë e tregut, ndërmjetësim, trajnime, etj.

E dini se Ministria e Zhvillimit  Rajonal (MZHR) ka hapur thirrjen për të gjitha organizatat e shoqërisë civile të regji...
04/02/2022

E dini se Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) ka hapur thirrjen për të gjitha organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në Republikën e Kosovës për projekt-propozime për qëllim avancimin e zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar.

Te gjitha organizatat e interesuara mund te kontaktojne EPIK per asistence në aplikim.

Shih se si janë mënyrat për tu bërë qyetar aktiv:
03/02/2022

Shih se si janë mënyrat për tu bërë qyetar aktiv:

Një fletë informative që ekipi ynë ka përgatitur për Reformën në Administratën Publike
02/02/2022

Një fletë informative që ekipi ynë ka përgatitur për Reformën në Administratën Publike

02/02/2022

Ekipi jonë ka realizuar hulumtimin për organizatën REC - Reconciliation Empowering Communities mbi gjendjen e deponisë Gërmova, dhe a e dini se:

− Mbeturinat që deponohen në deponi nuk ngjeshën, mungon trajtimi i kullimit të ujërave dhe nuk ka menaxhim të gazit.
− Shkaku i rrjedhjes se gazit dhe ndotjes se ujit dhe ajrit, uji i pijshëm me rrjedhje të lirë për fshatin Koshtovë tani ështe i papërdorshëm.
− Uji i kontaminuar që rrjedh nga kjo deponi, kalon përmes një procke direkt në lumin Ibër i cili pastaj përshkon të gjithë qytetin e Mitrovicës.
− Kjo deponi për ditë shkakton ndotjen dhe kontaminimin e ambientit, kundërmimi i ajrit rrezikon banorët dhe bizneset që banojnë në atë lokalitet nga sëmundjet infektive.
− Përhapja e qenëve endacak të sjellur në deponi edhe nga Prishtina, shtimi i ujqërve janë rrezikë i madh për banorët.
− Përhapja e insekteve të njohura si bubashfaba është në nivel enorm. Gjithashtu, mizat dhe mushkonjat mund të përhapin sëmundje dhe epidemi shkaku i mos dezinfektimit.
− Shumë ferma familjare si ne blegtori (ferma te lopëve dhe dhive) kanë deshtuar shkaku i mungeses se kullosës së pastër dhe përhapja e mbetjeve plastike ka ndikuar që bagëtitë të ngordhin.
− Ka pasur vdekje enorme të bletëve, shkaku i ndotjes se ajrit dhe ujit.
− Prodhimet bujqësore nuk janë të kultivueshme shkaku i kontaminimit të dheut, edhe ato që
prodhohen janë të dëmshme për konsum.
− Veprimtaria e njohur e peshkut, hoteleria dhe restorantet ekzistuese rrezikojnë mbylljen
shkaku i ajrit të ndotur dhe kundërmikit të deponisë.
− Ka rritje të numrit të të sëmuarve kronik dhe me sëmundje të kancerit edhe në moshat e
reja.
− Në deponi hudhen kafshë të infektuara me brucelozë dhe sëmundje tjera ngjitëse, të cilat
paraqesin rrezik për banorët që jetojnë përreth deponisë

Për më shumë, shfletojeni raportin e REC!

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim për fermerët, agro përpunuesit dhe ...
20/07/2020

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim për fermerët, agro përpunuesit dhe bizneset rurale për këto masa të Programit të Zhvillimit Rural 2020/21.

MASA 101: Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore:
◇Sektori 101 - Pemë drufrutore
◇Sektori 101.1.1 - Pemë arrore
◇Sektori 101.2 - Serra
Vlera e investimeve të pranueshme
Vlera minimale e shpenzimeve të pranueshme për projekt brenda kësaj mase është 10,000 €, përveç projekteve të sektorit të rrush*t dhe pemëve manore ku vlera minimale e projektit është 3,000 €.
Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për projekt brenda kësaj mase është 100.000 €

Shkalla e përkrahjes publike
Përkrahja publike është 60% e shpenzimeve të pranueshme të investimit.
Përkrahje shtesë prej 5% jepet për investime në zonat malore dhe 5% për fermerë të rinj (40 vjeç ose më të rinj në momentin e aplikimit).

MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve
bujqësore;
◇Sektori 103.1- Përpunimi i qumështit
◇Sektori 103.2- Përpunimi i mish*t
◇ Sektori 103.3- Përpunimi i pemëve dhe perimeve
◇Sektori 103.4- Prodhimi i verësp
Vlera e investimeve të pranueshme
Vlera minimale e shpenzimeve të pranueshme për projekt brenda kësaj mase është 30,000 €;
Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për projekt brenda kësaj mase është 400,000 €;

Shkalla e përkrahjes publike
Përkrahja publike është 50% e shpenzimeve të pranueshme të investimit.

MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve
◇Nën-masa 302.1 – Bletaria prodhimi promovimi i mjaltit
◇Nën-masa 302.3 – Përpunimi i prodhimeve në fermë
◇ Nën-masa 302.4 – Zhvillimi i aktiviteteve artizanale
◇ Nën-masa 302.7 – Rritja e shpezëve për vezë dhe për mish.

Niveli maksimal i përkrahjes për nën-masa .
Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për projekt për nënmasën 302
◇302.1 - Prodhimi i mjaltit është 20,000 euro;
◇302.2 - Grumbullimi, përpunimi dhe promovimi i produkteve jo drusore të malit- 50,000;
◇ 302.3 - Përpunimi i prodhimeve bujqësore në ekonomi familjare- 20,000 euro;
◇302.4 - Zhvillimi i aktiviteteve artizanale është 30,000 euro;
Ndërsa vlera minimale 5,000 euro

Shkalla e përkrahjes publike
• Përkrahja publike është 65 % e shpenzimeve të pranueshme të investimit.
• Përkrahje shtesë prej 5% jepet për investime në zonat malore.

MASA: Ujitja e tokave bujqësore.
Përfituesit përfundimtar nën këtë masë janë:
• Fermerët, sipas definicionit nga Ligji Nr. 04/L-090 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/l-098 për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural;
• Shoqatat e përdorueseve të ujit;
• Kompanitë Rajonale të Ujitjes.

Vlera e shpenzimeve të pranueshme
Vlera minimale e shpenzimeve të pranueshme për projekt brenda kësaj mase është 10,000 €, kurse
për projekt është 200,000 €;

Shkalla e përkrahjes publike
Përkrahja publike është 80% e shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Buxheti i planifikuar për zbatimin e këtyre masave është 16,700,000 (gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind mijë euro).

Afati per Aplikim: 20.07.2020 deri me 20.08.2020, ora 16:00,
Aplikimi bëhet vetëm ONLINE.
Ne ju ofrojmë asistencë profesionale në përgaditjen e dokumentave dhe aplikimin për grant. Për më shumë informata na kontaktoni.

APLIKO PER GRANTThirrje publike për subvencionim me mjete financiare për NMVM MTI/KIESA do të mbështes në subvencionim m...
30/06/2020

APLIKO PER GRANT

Thirrje publike për subvencionim me mjete financiare për NMVM

MTI/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet sipas kategorive të tyre, si në vijim:

• Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor),vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është maksimumi deri në 15,000.00 EURO;

• Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor),vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është maksimumi deri në 30,000.00 EURO;

• Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor),vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është maksimumi deri në 50,000.00 EURO;

Afati i fundit për shprehje të interesit është deri më datë 14.07.2020 në orën 16:00 dhe aplikimet pas këtij orari nuk pranohen nga zyra e Arkivit të Ministrisë.

05/06/2020

EPIK sh.p.k është biznes i themeluar në 15.07.2017, në Mitrovicë.

Biznesi ynë ofron këto shërbime:

- aktivitetet të ndryshme të këshillimit për biznes dhe këshillat e tjera për manaxhim;

- organizim të konferencave dhe panaireve afariste;

- aktivitete juridike për biznese;

- aktivitete të ndërmjetësimit;

- aktivitete të konsulencës;

- aktivitete të udhëheqjes së ndërmarrjeve;

- marrëdhëniet me publikun dhe aktivitetet e komunikimit;

- kërkimi dhe zhvillimi eksperimental në shkencat shoqërore dhe humane, etj.

Address

Mitrovica
40000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Epik sh.p.k posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Epik sh.p.k:

Share