Auditor BH

Auditor BH Shfrytëzimi i shërbimeve tona profesionale do të ju sjellë mbështetje dhe siguri në vendimmarrjet tuaja.

AUDITOR BH është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të auditimit dhe shërbimeve tjera profesionale për bizneset e madhësive dhe veprimtarive të ndryshme. “AUDITOR-BH” është partner i besueshëm i cili ofron një gamë të gjërë të shërbimeve profesionale për bizneset e madhësive dhe të veprimtarive të ndryshme. Është biznes i organizuar sipas kërkesave të tregut, në mbështetje të gërsh

etuar me traditën familjare, përvojen e gjatë profesionale, në kualifikime dhe përgaditje profesionale të vazhdueshme sipas zhvillimeve të fundit. Synimi jonë është që gjatë punës tonë të implementojmë Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK), Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA),të zbatojmë Kodin e Etikës dhe të implementojmë ligjet përkatëse vendore sipas veprimtarive dhe çështjeve që i rregullojnë. Biznesi juaj do të jetë në trend me ndryshimet dhe zhvillimet më të reja në aspektin e organizimit, partneritetit dhe implementimit të standardeve ndërkombëtare dhe të raportimit financiar. Ne do të jemi të hapur që të ju ofrojmë shërbimet që do të i prezentojmë në vijim, por Ju jeni të mirëpritur edhe në qoftë se ndonjë kërkesë e juaja nuk është e pasqyruar në regjistrin e shërbimeve tona. Shërbimet:

Përpilimi i planeve të biznesit

Përpilimi i planeve të biznesit sipas kërkesave nga bizneset, për kërkesa për kredi nga bankat, për riorganizim të bizneseve, për pjesëmarrje në projekte të cilat financohen nga burime vendore dhe burime të jashtme, plane biznesi për grante qeveritare, grante nga donatorë dhe sipas kërkesave tjera. Hartimi i projekteve

Hartimi i projekteve ideore, financiare, për pjesëmarrje në projekte të natyrave të ndryshme sipas kërkesave nga bizneset. Shërbime të kontabilitetit

Libërmbajtje, evidencë kontabël, kontabilitet financiar, kontabilitet material, kontabilitet për qëllime tatimore, përpilim të Pasqyrave Financiare periodike dhe vjetore (sipas parimit akrual dhe sipas parimit të parasë së gatshme). Shërbime tatimore

Këshilla tatimore, konsultime, udhëzime, sqarime për implementimin e saktë të tatimeve, plotësimi i formularëve të deklarimit dhe të pagesës së të gjitha llojeve të tatimeve dhe përfaqësimi për çështjet kontestuese dhe sqaruese në ATK dhe sipas kërkesës së klientit. Shërbime të konsulencës

Rreth regjistrimit të biznesit, organizimit të biznesit, aplikimit të ndryshimeve të biznesit (zgjërimi, forma e organizimit, çregjistrimi, transformimi, etj.) për organizimin e kontabilitetit, për tejkalim të vështirësive të natyrës operative, financiare, të jolikuiditetit, organizimit të personelit, kontratave të punës, të parashtrimit të ankesave, të përfaqësimit, etj. Shërbime të personelit

Implementim të procedurave ligjore të pranimit dhe rekrutimit të stafit, përpilim të kontratave sipas kohës së angazhimit (në kohë të pacaktuar dhe në kohë të caktuar), lajmërimi në ATK dhe Trustin pensional, kalkulimi i pagave, pagesa e tatimeve dhe kontributeve pensionale, përpilimi i certifikatave të mbajtjes dhe pagesës së tatimit në burim, raporteve periodike dhe vjetore, mbajtja e evidencës dhe krijimi i dosjeve për të punësuarit. Shërbime të auditimit

Ju ofrojmë shërbime të auditimit të jashtëm të bizneseve në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) dhe me kërkesat e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF). Ne ju ofrojmë këto shërbime të auditimit të jashtëm:
Auditimin e pasqyrave financiare (vjetore, periodike, sipas vendimeve ligjore për falimentim, likuidim, etj.) dhe sipas kërkesave nga klientët, për aplikim për kredi në banka, për pjesëmarrje në tender, etj. Auditimin e qarkullimit, të të hyrave, të shpenzimeve, dhe pozicioneve (zërave) të pasqyrave financiare, sipas procedurave të rëna dakord dhe kërkesave të klientëve. Auditimin e projekteve të financuara pjesërisht apo plotësisht nga donatorë të ndryshëm (si BE, BERZH, organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, etj.) Shërbime të auditimit të brendshëm, dhe shërbime tjera sipas kërkesave të klientëve. Konsiderojmë se mbështetja në shërbimet tona profesionale do të ju ndihmojë në arritjen e objektivave të bizneseve tuaja.

Address

Str. Zijadin Ceraja
Mitrovica
40000

Telephone

+38344288014

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Auditor BH posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Auditor BH:

Share