04/09/2026
📢 Trepça rikthen në menaxhim pronën në Zveçan
Pas rreth 27 vitesh jashtë menaxhimit të Trepçës, një lokal me sipërfaqe mbi 45 m² në Rrugën “Mbreti Milutin” në Zveçan, i cili për vite ishte shfrytëzuar nga ish-Banka Komerciale, i është rikthyer në posedim dhe administrim Trepçës Sh.A.
Më 12.08.2026, Trepça ka kërkuar lirimin e hapësirës dhe paraqitjen e dokumentacionit përkatës, duke përcaktuar afat 10-ditor. Pas skadimit të afatit, prona është marrë në menaxhim nga Trepça.
Ky veprim është pjesë e angazhimit për mbrojtjen, administrimin dhe shfrytëzimin e pronës së Trepçës.
Trepça – në mbrojtje dhe administrim të pronës së saj. ⛏️