Villa Ermali Bogë-Rugovë

Villa Ermali Bogë-Rugovë Në të gjitha stinët e vitit, këtu gjeni vendin ku do të çlodheni dhe do të largoheni për nj?

23/03/2025
20/03/2025
21/12/2024

Çun Lajçi sulmon Ramën, Thaçin e Haradinajn: Ju s’keni fytyra të dinin ç’është turpi

Aktori Çun Lajç, i cili njihet si përkrahës i Albin Kurtit, nuk ka hezituar t`i dal sërish në mbrojtje kryeministrit të Kosovës.

Aktorit nuk i kanë pëlqyer kritikat që dje kanë shprehur Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kritikuesit e Kurti nuk kanë fytyrë e nuk e dinë çka është turpi.

“Edhe pse larg atdheut ju pashë të ulur në një Kuvend e ju ndëgjova fije për fije. U skuqa nga fjalët plot urrejtje për vetën tuaj e atdheun që e shkërmoqni e nuk ngopeni! U bëtë bashkë që t’i tregoni njëri tjetrit se sa të ndarë jeni e sa të ftofta i keni zemrat për njëri tjetrin! Jo, kjo s’na u desht tani, tani që Evropa na e vuri zgjedhën e Asociacionit në qafë, jo për fajet tona, por për mendjeshkurtësinë e atyre që i vërboi lakmia, e Edit që të duket si Ismail Bej n’Bruksel!

Ai, erdhi ta shfrynte mullanin n’Parlamentin Dardan, jo ndaj Beogradit që i ka lëshuar ujqët n’Veri, po t’na gjykoi neve, për ata që e firmosën gjykatën e shkuan n’Hagë, dhe t’na tregoi se sa i pa fajshëm është miku i tij Hashim”, ka shkruar Lajçi.

Ai e ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo kurrë nuk do të bëj presidente pa përkrahjen e Kurtit.

“E ktheva akrepin e sahatit mbrapa; – kur Ramushi e Fatmiri po gjykoheshin në Hagë. Ai, edhe atëherë ishte i gjallë, apo e kam gabim? Edhe atëherë mund të fliste, ti mbronte po me kaq zell si Hashimin, por ata s’ishin miqtë e tij ndaj zgjodhi heshtjën:

– Ku po të dhemb Gjeneral Moisi? Ti ke një plagë që s’të përthahet kur flet për Hashimin e hesht për Veriun. Mos Batoni e Vuçiqi s’të lënë rehat?!

Pse i zgurdulloje sytë kur fliste Albini? Mos vall tek ai e gjete fajtorin e Gjykatës?

Ramush*t s’kam ç’ti them, se ate e ka vra heroizmi. Ai edhe dje e gjykoi Qeverinë e vet, jo Beogradin për Kanalin Ibër Lepenc.

-Dikur, n’Berlin ta dha l* cin ti dje ia dhe dorën! Mirë bërë se Ju s’keni fytyra të dinin ç’është turpi! Vazhdoni me urrejtje,sh*tje, blerje,coptime, spiunime se populli një ditë do t’ua kthej me karricë!

Vjosë, për ty kam vetëm kaq; – kurrë, ama bash kurrë s’do t’bëheshe Presidente po t’mos lobonte për Ty Albini! Ti tani vazhdo e lobo kundër tij, por ai do t’mbetët në maje e ti do të kthesh ku ishe; – e nëpërkëmbur! Kaq nga gjiri i mërgimtarëve që e duan vetëm Albinin”, ka shkruar Lajçi.

Address

Boge Rugove
Pejë
1000PE

Telephone

+38349463304

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Villa Ermali Bogë-Rugovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category