21/07/2026
Qershori dhe korriku janë muaj të gdhendur me gjakun e bijve më të mirë të Pejës, muaj kur liria u mbrojt me sakrificën më të madhe. Dëshmorët e rënë gjatë luftës sonë çlirimtare në këta muaj nuk u përkulën para armikut, por u shndërruan në themelin e lirisë që e gëzojmë sot.
Emrat e tyre janë krenaria e Pejës dhe e gjithë Kosovës, ndërsa vepra e tyre mbetet udhërrëfyes i përhershëm për brezat që vijnë.