BUNA SH.P.K

BUNA SH.P.K Zyrë Kontabiliteti

28/05/2026

Përmes këtij linku mund të aplikoni për të përfituar shtesën prej 100 euro si i punësuar në sektorin privat:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Udhëzimet e tjera gjenden në videon e mëposhtme!

07/05/2026

Të nderuar qytetarë dhe tatimpagues,

Ju njoftojmë se ditëve të fundit po qarkullon një SMS në emër të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ju lutemi ta injoroni këtë mesazh dhe të mos ndani të dhënat tuaja personale apo bankare.

Për çdo paqartësi apo verifikim, të kontaktoni vetëm kanalet zyrtare të ATK-së.

28/11/2025
Përfaqësues i autorizuar për Expert nga Albtrix!®️
29/05/2025

Përfaqësues i autorizuar për Expert nga Albtrix!®️

03/12/2024

🎉 Fundi i vitit po afron! Koha për të rregulluar financat tuaja! 💼📊

Buna Sh.p.k është partneri juaj i besueshëm në shërbimet e kontabilitetit dhe menaxhimit financiar. 📘✅
Ne ju ndihmojmë të:
✔ Përgatitni pasqyrat financiare me saktësi.
✔ Përmbushni detyrimet tatimore në kohë.
✔ Optimizoni kostot dhe rrisni efikasitetin.

✨ Zgjidhni qetësinë dhe profesionalizmin me Buna Sh.p.k!
Kontaktoni tani dhe përfundoni vitin me financa të rregulluara siç duhet. 📞💻

📍 Na vizitoni ose na shkruani për të mësuar më shumë rreth nesh!
👉

07/10/2024
Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personaleAdministrata Tatimore e Kosovës ju njofton se më datën 23 gusht 2...
27/08/2024

Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se më datën 23 gusht 2024 është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Ky Ligj hyri në fuqi në ditën e publikimit, që do të thotë hyri në fuqi dhe filloj të zbatohet nga data 23 gusht 2024.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142, me nenin 5 ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale.

Më konkretisht, sipas nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-142 bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale, si në vijim, citojmë:

“Neni 5
Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L -028 për Tatimin në të Ardhurat Personale
Neni 6 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, ndryshohet si në vijim:

Neni 6 - Shkallët e tatimit

1. Tatimi në të ardhura personale vjetore, ngarkohet sipas shkallëve në vijim:
1.1 Për të ardhurat e tatueshme deri në tremijë euro (3.000 €), duke përfshirë edhe shumën tremijë euro (3.000 €), zero për qind (0%);
1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi tremijë euro (3.000 €), deri në pesëmijë e katërqind (5.400 €), duke përfshirë edhe shumën pesëmijë e katërqind (5,400 €), tetë për qind (8%) të shumës mbi tremijë euro (3.000 €); dhe
1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €), njëqind e nëntëdhjetë e dy euro (192 €) plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €).”

Pra, shkallët e Tatimit në të Ardhurat Personale sipas Ligjit Nr. 08/L-142, janë siç shihen në tabelë:

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se më apo para datës 01 shtator 2024 do të publikoj versionin e ri të sistemit elektronik EDI, përmes të cilit do të deklarohen dhe paguhen: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale dhe tatimet tjera nga personat fizikë afarist dhe jo-afarist, sipas shkallëve të reja tatimore.

Sot është hapur Thirrja për Zbatimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë për shtëpitë individuale të banimit nga FKEE. A...
27/08/2024

Sot është hapur Thirrja për Zbatimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë për shtëpitë individuale të banimit nga FKEE.
Afati i fundit për aplikim është 10.09.2024

Kompania jonë do të kujdeset për kompletimin e të gjithë dikumentacionit të nevojshëm deri në realizimin përfundimtar të projektit përfshirë edhe kërkesen për disbursim.

Ju mirëpresim në zyren tonë në Podujevë Rr. Zahir

Pajaziti, Qendra Tregtare Blaku, Kati-2

Kontakt: 049/600-280
043/888-029

Së shpejti pritet të hapet Thirrja për Zbatimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë për shtëpitë individuale të banimit ...
19/08/2024

Së shpejti pritet të hapet Thirrja për Zbatimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë për shtëpitë individuale të banimit nga FKEE.

Kompania jonë do të kujdeset për kompletimin e të gjithë dikumentacionit të nevojshëm deri në realizimin përfundimtar të projektit duke përfshirë konsultimet rreth materialit dhe punëkryesit.

Ju mirëpresim në zyren tonë në Podujevë Rr. Zahir Pajaziti, Qendra Tregtare Blaku, Kati-2
Kontakt: 049/600-280
043/888-029

Address

Podujevë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38349600280

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BUNA SH.P.K posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to BUNA SH.P.K:

Share