09/04/2026
AlbaPoli Partners
Prej më shumë se 20 vitesh, më keni telefonuar për një këshillë, për një orientim apo për një zgjidhje.
Prej më shumë se 20 vitesh, ju kam mirëpritur, ju kam dëgjuar dhe ju kam ndihmuar me përgjigje të sakta e profesionale — me një qëllim të vetëm: të zgjidhni një problem apo të realizoni një projekt tuajin, qoftë ai personal, familjar apo profesional.
Prej më shumë se 20 vitesh, kam qenë pranë jush — pa asnjë përfitim material.
E kam bërë sepse ma keni kërkuar.
E kam bërë sepse kam besuar se ndihma e dhënë ka vlerë në vetvete.
Faleminderimi juaj më ka mjaftuar.
Dhe do të vazhdoj ta bëj — për çështje të vogla, për këshilla të shpejta, për situata që nuk kërkojnë angazhim të thelluar.
Por nga sot, kjo përvojë merr një formë të re.
Kam vendosur ta strukturoj këtë angazhim në një aktivitet ekonomik profesional: këshillëdhënien.
AlbaPoli Partners është emri që do të përfaqësojë këtë mision — timin dhe të bashkëpunëtorëve të mi.
Çfarë jemi ne?
Ne jemi dera e parë ku troket kur ke një paqartësi, një hall apo një projekt.
Ne nuk jemi thjesht një shërbim — jemi një pikë orientimi.
Një vend ku:
problemet marrin formë të qartë,
situatat analizohen me kthjelltësi,
dhe vendimet fillojnë të ndërtohen mbi një logjikë të shëndosh e bashkëkohore.
Çfarë bëjmë për ju?
Në nivel personal
Të ndihmojmë të kuptosh më mirë veten dhe të ndërtosh një strategji zhvillimi personal.
Në nivel familjar
Të ndihmojmë të analizosh konfliktet, të kuptosh rrethanat dhe të eksplorosh rrugë zgjidhjeje — nga ndërmjetësimi miqësor deri te orientimi i një strategjie juridike.
Në nivel shoqëror
Nëse përballesh me çështje pronësore apo konflikte me palë të treta apo institucione, ne të ofrojmë qartësimin e parë dhe drejtimin e duhur.
Në nivel profesional
Të ndihmojmë të kuptosh profilin tënd real dhe të orientohesh drejt mundësive konkrete në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
Në ndërmarrësi
Nëse ke kapital dhe kërkon ta investosh: të ndihmojmë të analizosh mundësitë.
Nëse po nis një aktivitet: të shoqërojmë hap pas hapi.
Nëse ke një biznes ekzistues: të ndihmojmë ta rimodelosh për t’u përshtatur me tregun.
Filozofia jonë
Ti vjen me një problem të bërë lëmsh.
Ne gjejmë fillin.
E zhbëjmë lëmshin.
Dhe të ndihmojmë të ndërtosh zgjidhjen — vegëz pas vegëze.
AlbaPoli Partners do të jetë:
Një derë e hapur.
Një mendje e kthjellët.
Një partner i besueshëm.
Labinot Bislimi