15/05/2024
MUNDËSI PËR GRANTE
Nga Ministria e Zhvillimit Rajonal – në kuadër të skemës së granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2024”
Afati për dorëzimin e aplikacioneve: 05.06.2024, ora 16:00
Synimet specifike të kësaj thirrjeje për propozime janë:
1. Përkrahja e bizneseve të reja dhe zhvillimi i bizneseve me potencial rritjeje;
2. Përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve;
3. Përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në rritjen e eksportit;
4. Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë.
Grantet do të ndahet në katër kategori, si vijon:
1. Start - Up (Student) - kanë të drejtë aplikimi studentët e vitit të fundit të studimeve nga Universitetet që kanë Marrëveshje bashkëpunimi me MZHR. Projekt propozimet e studentëve duhet të jenë në tersi ose të ndërlidhura ekskluzivisht me fushën e studimeve;
2. Start - Up - kanë të drejtë aplikimi individët që kanë synim për të regjistruar biznes. Aplikimi mund të bëhet për sektorët dhe veprimtaritë pa përjashtim (përveç tregtia, ndërtimtaria, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi);
Megjithatë, bizneset e regjistruara/hapura gjatë këtij viti (2024) kanë të drejtë aplikimi me kushtin që kanë qarkullim minimal prej 1,000.00€ gjatë TM1 2024.
3. LOT 1 - biznes ekzistues kanë të drejtë aplikimi sektorët dhe veprimtaritë pa përjashtim (përveç tregtia, ndërtimtaria, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi);, dhe të cilat kanë një qarkullim prej 5,000.00€ deri në 50,000.00€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK;
4. LOT 2 - biznes ekzistues kanë të drejtë aplikimi vetëm bizneset që segment të veçantë e kanë prodhimin (ndalohen tregtia, ndërtimtaria, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi), dhe të cilat kanë një një qarkullim prej 30,000.00€ deri në 300,000.00€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK.
Shumat e granteve - Çdo grant i kërkuar sipas kësaj thirrje për propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:
1. Start-up (Studentë) - Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;
2. Start-up (biznese që themelohen pas nënshkrimit të Kontratave me MZHR) - Nga 5,000.00 € deri në 5,000.00 €;
3. LOT 1 (Biznes ekzistues - Ndërmarrjet mikro dhe të vogla) - Nga 5,001.00 € deri në 15,000.00 €;
4. LOT 2 (Biznes ekzistues - Ndërmarrjet mikro dhe të vogla) - Nga 15,001.00 – 30,000.00 €.
PRIAM Consulting ju asiston në përgatitjen e aplikacioneve për të katër kategoritë. Për më shumë informata lidhur me thirrjen, mos hezitoni të na shkruani mesazh apo telefononi në numrin +383 45 400 823.