Agim Musliu

Agim Musliu President of the Board of the OCTOPUS, Institute of Hybrid Warfare Studies /PhD candidate on Security/

LISTA SERBE VAZHDON TË SHKELË TE RREGULLORES ZGJEDHORE NR. 07/2024 PËR FUSHATËN E ZGJEDHJEVEPas një fushate të egër kund...
28/12/2025

LISTA SERBE VAZHDON TË SHKELË TE RREGULLORES ZGJEDHORE NR. 07/2024 PËR FUSHATËN E ZGJEDHJEVE
Pas një fushate të egër kundër partive të tjera që përfaqësojnë serbët, sipas urdhrave të Serbisë, përkatësisht terroristit Millan Radojçiq, sot në Mitrovicën e Veriut po shkel hapur Rregullorja zgjedhore Nr. 07/2024, ku është e përcaktuar qartë:
Neni 8
Veprimet e ndaluara gjatë heshtjes zgjedhore
1. Nga hapja e qendrave të votimit për votim dhe deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre u ndalohen veprimet e mëposhtme:
1.1. Mbajtja e takimeve për qëllime të fushatës zgjedhore apo grumbullimi i zyrtarëve të subjektit politik të certifikuar në afërsi të qendrave të votimit.

Lista Serbe po fton simpatizantët që të grumbullohen para zyrave të saj në veri të Mitrovicës dhe ne komunat tjera në ditën kur kanë filluar votimet dhe kur zyrtarisht është në fuqi heshtja zgjedhore.
Për këto veprime në kundërshtim me rregulloren, institucionet relevante duhet të ndërmarrin veprime ligjore, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
Gjatë fushatës zgjedhore, Lista Serbe është dënuar me 30,000 euro pas ankesës së një subjekti tjetër politik serb në veri për shkelje të ligjit.

Ishte kënaqësi të takoj miqtë e mi nga Klubi i Motoristëve Shqiptarë nga Zvicra dhe Italia “Shqiponjat”, me ç’rast edhe ...
27/12/2025

Ishte kënaqësi të takoj miqtë e mi nga Klubi i Motoristëve Shqiptarë nga Zvicra dhe Italia “Shqiponjat”, me ç’rast edhe pranova një mirënjohje. Ju faleminderit për vlerat njerëzore që i afirmuat edhe një herë me vizitën tuaj dhe duke qenë pranë meje.Ju uroj suksese të mëtejshme në promovimin e vlerave tona kombëtare kudo në Europë.

Fakt i pakontestueshëm është se të drejtat e serbëve të Kosovës janë të garantuara dhe të zbatuara nga RKS, jo nga Serbi...
26/12/2025

Fakt i pakontestueshëm është se të drejtat e serbëve të Kosovës janë të garantuara dhe të zbatuara nga RKS, jo nga Serbia, cilat janë ndërtuar dhe ofruar në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për serbet e Kosovës dhe jo për Serbinë!

Në kohën kur këto të drejta janë ofruar, Kosovës i është premtuar njohja edhe nga Serbia edhe nga të gjitha shtetet në BE dhe NATO. Sot në vend të njohjes Serbia po i keqpërdor këto të drejta për të mbajtur peng serbët e Kosovës dhe për ta sabotuar Kosovën nga brenda përmes Listës Serbe.

Kosova nuk mund të lejojë që kjo gjendje të vazhdojë. Partnerët e Kosovës duhet të reagojnë fuqishëm për ta parandaluar këtë veprim sabotues të Serbisë.

Sulmi agresor dhe terrorist në Banjskë u udhëhoq nënkryetari formal dhe kryetari de fakto, edhe aktual, i Listës Serbe Millan Radoiçiq. Me pas u krye sulmi terrorist ndaj kanalit Ibër-Lepencit. Sot po kryhet një fazë e re e sulmit, e qe është sulm ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës nga brenda.

Këto veprime të Serbisë janë alarm serioz për sigurinë rajonale. Kalimi i tyre pa sanksione të qarta dhe pasoja konkrete rrezikon që ta provokojë seriozisht sigurinë.

Është koha për veprim në Bruksel dhe në Washington. Çdo vonesë rrit rrezikun, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

Dy kandidatë të larguar nga partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiqit, sipas të gjitha gjasave, janë nd...
25/12/2025

Dy kandidatë të larguar nga partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiqit, sipas të gjitha gjasave, janë ndalur në Serbi nga institucionet e sigurisë serbe. Aty u është ushtruar presion i jashtëzakonshëm dhe janë obliguar që të dalin me deklaratë për largimin e tyre.

Nëse nuk do ta bënin këtë, do të arrestoheshin apo do të përfundonin edhe më keq.

Kjo është mënyra se si Vuçiq i detyron serbët e Kosovës të votojnë për interesa të Serbisë – për Listën Serbe.

Vuçiq krenohet me këtë veprim, por të gjithë e dinë, ose duhet ta dinë, se kjo përbën një krim të rëndë ndaj një qytetari dhe një ndërhyrje flagrante në zgjedhjet në Kosovë.

Të afërmit dhe rrethi i Nikolçeviçit e dinë shumë mirë presionin që i është ushtruar, si dhe faktin se ai nuk ka pasur asnjë mundësi të dalë kundër apo ta denoncojë këtë presion, edhe pas largimit nga Serbia.

Këto janë metoda të egra shantazhuese ruse të cilat po aplikohen nga Serbia ndaj serbëve të Kosovës dhe ndaj vetë Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që fitojnë ulëset e tyre në Kuvend dhe siç ka thënë ai në të ardhmen të “të përfaqësojnë interesat e popullit tonë” Ai ka thënë se pret një fitore të madhe të Listës Serbre. “Le të luftojm....

Shpallja e konkursit nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë për vende pune në institucione ilegale shëndetësore në Kosov...
24/12/2025

Shpallja e konkursit nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë për vende pune në institucione ilegale shëndetësore në Kosovë është ndërhyrje të drejtpërdrejtë, shumë e ashpër dhe e qëllimshme në sovranitetin e RKS!

Kjo nuk është hera e parë që Serbia ushtron presion të tillë. Thirrje të hapura dhe eksplicite janë bërë edhe më herët nga presidenti serb Vuçiq, Marko Gjuriqi, e ashtuquajtura ‘Zyra për Kosovë’ dhe zyrtarë të tjerë të lartë serb.

Ajo që e bën këtë situatë edhe më shqetësuese është fakti se këto deklarata dhe veprime janë bërë edhe në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë, sikur të ishin diçka normale dhe e pranueshme. Kësaj radhe Serbia po tenton qe te normalizoj ndërhyrjen!

Janë duke u kushtëzuar qytetaret me mbështetjen financiare, ndalimet në kufi, ushtrim të presionit dhe shantazhit, fushata propaganduese dhe intimiduese, me qellim të pengimit të pluralizmit dhe obligimin e të gjithë qytetareve për te votuar Listën Serbe.

Presioni ndaj Listës Serbe dhe ndaj vetë qytetarëve është rritur ndjeshëm. Terroristi Millan Radoiqiq ka urdhëruar kryesine e Listës Serbe qe te bëjnë krejt çfarë munden për të fituar 10 mandate, në të kunderten do të kenë pasoja.

Është e rëndësishme të thuhet qartë: Kosova, me Kushtetutën dhe ligjet e saj, u garanton të drejta të plota serbëve lokalë dhe të gjitha pakicave. Askush nuk po ua mohon këto të drejta. Ajo që nuk mund të pranohet është që një shtet tjetër t’i përdorë qytetarët si mjet presioni politik, duke i mbajt peng për interesa shtetërore dhe elektorale.

Përballë këtyre veprimeve, reagimi i Bashkimit Evropian dhe i faktorëve ndërkombëtarë është i domosdoshëm. Përkundër presionit te lartë, serbet lokal po bëjnë përpjekje për ti rezistuar presionit por nuk po kanë guxim ende qe të paraqesin rastet.

https://www.koha.net/arberi/serbia-hap-konkurs-per-punesime-ne-institucionet-paralele-serbe-ne-kosove?fbclid=IwZnRzaAO40r5leHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEe3vvUd06oJAxudI4ScrLqMRUL0LW1hGKJ1ra-lyz0BjhWunYg1CAPj7yqgWo_aem_FbDkJMzIddf4dadBt9c4qw

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende pune në institucione paralele serbe në Kosovë. Në njoftim Ministria tha se shpalli konk

Kongresi i SHBA ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me sanksione të mundshme për zyrtarët serbë. Vleresuan se gjendja ...
20/12/2025

Kongresi i SHBA ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me sanksione të mundshme për zyrtarët serbë.
Vleresuan se gjendja e demokracisë në Serbi është shqetësuese, kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve kanë qenë të padrejta, dezinformimi në nivel shqetësues, etj.

Mendoj qe sanksione reale duhet të lidhen edhe me përgjegjësinë e Serbisë për terrorizmin dhe sabotazhin.

Në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, terroristi Milan Radoiçiq publikisht e ka pranuar rolin e tij, por kërkesat e ndërkombëtareve për drejtësi Serbia vazhdon ti injoron.
Në rastin e sulmit ndaj infrastrukturës kritike në Ibër-Lepenc, prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë, me akuza të rënda për terrorizëm dhe spiunazh. Po ashtu edhe dyshime serioze për lidhje me strukturat kriminale nga Serbia.

Dmth: Serbia nuk dorëzoj të dyshuarit, nuk bashkëpunoj me organet e drejtësisë, dezinformoj kundër Kosoves dhe NATO etj.

Mendoj qe hapi i ardhshëm ( i pashmangshëm ) duhet të jenë sanksione ndaj Serbisë lidhur me përfshirjen, tashmë të konfirmuar, në sulmet terroriste në Banjskë/Iber Lepenc dhe sanksione për mosdorëzimin e terroristit Millan Radoiçiq. ‎

In a significant move reflecting ongoing concerns about democratic backsliding in parts of Europe, the ...

Kanë kaluar 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbise për rastin “Panda”.Për vite me radhë shqiptarët u akuzuan p...
14/12/2025

Kanë kaluar 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbise për rastin “Panda”.
Për vite me radhë shqiptarët u akuzuan publikisht pa asnjë provë.

Ironia më e madhe është se vetë Vuçiqi tha se autoritetet serbe posedojnë të dhëna për vrasësit dhe që po e citoj “e din saktë se çfarë ka ndodh atë ditë!”

Megjithatë asnjë emër nuk është bërë publik, asnjë procedurë penale nuk është hapur dhe asnjë e vërtetë nuk u është thënë familjeve të viktimave!

Ka shumë veprime të tilla dhe të ngjashme që shteti hegjomonist serb ka bërë në vazhdimësi, por Kjo vepër në veçanti deshmon se çka është në gjëndje të bëjë Serbia, ti vras të rinjtë serb për ti akuzuar shqiptaret, këtë ka mundur vetëm një shtet që nuk njeh kurrfar limiteve njerëzore.

Bota duhet ta kuptoj realitetin dhe manpulimet e një shteti që sakrifikon edhe popullin e vet për një kauzë të rreme!!

Heshtja e Vuçiqit ende e mbron këtë krim!

Roditelji šest mladića ubijenih u kafiću „Panda“ još čekaju poziv za sastanak sa predsednikom Srbije Aleksandrom Vučićem. Posle više od deset zahteva za prij...

11/12/2025

Ky detaj apo tentim manipulimi i radhes i Vuçiqit në takim me Ursula von der Leyen, ku Vucic para kamerave deklaroj se “sapo ka marre një mesazh nga Moska” është manipulim taktiko - politik e psikologjik i Vucicit, të dergoj sinjal paralajmërues tek BE, se Serbia ka edhe opsione dhe mundësi të tjera, me qëllim që para BE të avansoj pozitën negociuese dhe të krijon rolin e tij të manipulatorit si “Lojtar i Domosdoshëm” e ndërkohë vazhdon mospërputhjen me politikat e jashtme të BE.

“Mesazhet nga Moska” i perdori për të testuar reagimet e Brukselit për konsum të brëndshem në Serbi se “jam me Mosken” dhe Moskes /Putinit se ende jam me Rusinë..

Edhe sa kohë BE duhet toleruar Vuçiq genjeshtarin?!

Deri sa institucionet e Kosovës po zbardhnin detaje të sulmit terrorist në Iber Lepenc, është e pabesueshme se sa shumë ...
09/12/2025

Deri sa institucionet e Kosovës po zbardhnin detaje të sulmit terrorist në Iber Lepenc, është e pabesueshme se sa shumë energji dhe mund ka investuar Serbia për ta paraqitur rastin sikur ishte “inskenim i Kosovës”.
Sot aktakuza tregon qartë se sulmi ishte kryer nga serbë të rekrutuar nga Shërbimet Sekrete të Serbisë, të pajisur me armatim dhe eksploziv ushtarak. Kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të ushtarëve amerikanë të KFOR-it, si dhe kanë fotografuar bazën e Njësive Speciale të Policisë. Madje Jovan Viçentijeviq, Toger i Sherbimit Sekret Usharak serb, i stervitur ne Serbi, përveç sulmit terrorist, po dyshohet edhe për spiunazh. Ai kishte propaganduar edhe krijimin e një organizate kinse për çlirimin e trojeve shqiptare, për njollosjen e UÇK-së.
Modus Operandi i Serbisë: kryeje aktin, akuzoje tjetrin, krijo huti tek ndërkombëtaret dhe përdor Kosovën për propagandë.
Dhe pastaj, ironia më e madhe: Analiza gjeologjike e FBI vërteton se mostrat e dheut të çizmeve të vëllezërve Viçentijeviq përputheshin me dheun në Ibër Lepenc!
Republika e Kosovës e ka bërë pjesën e vet. Mbetet që partnerët tanë ndërkombëtarë ta lexojnë DREJT këtë rast dhe të mos bien më pre e propagandës serbe. Le të binden të gjithë se sa shume ka investuar Serbia për ta fajësuar Kosovën.

Nëntori i madh,28 Nëntori, dita e shenjtë e krenarisë sonë kombëtare, na rikthen te rrënjët e historisë shqiptare,  ngri...
28/11/2025

Nëntori i madh,

28 Nëntori, dita e shenjtë e krenarisë sonë kombëtare, na rikthen te rrënjët e historisë shqiptare, ngritja e flamurit kombëtar nga heroi ynë, Gjergj Kastrioti, në Krujë, deri të Shpallja madhështore e Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912, te dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, si dhe të datëlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, më 28 nëntor 1955.

Këto ngjarje të shënuara, të gjitha të lidhura me këtë datë simbolike, përmbledhin shekuj luftërash, sakrificash dhe përkushtimi të pashoq për lirinë dhe pavarësinë e trojeve shqiptare. Ato janë drita e kujtesës sonë historike, që na kujtojnë qëndresën titanike të popullit tonë dhe betejat e pandërprera për mbijetesë e dinjitet kombëtar.

Shqiptaria u ruajt dhe mbijetoi falë gjakut, guximit dhe flijimit të brezave të tërë, të cilët me besë, nder dhe dashuri për atdheun i qëndruan tokës dhe flamurit.

Në këtë ditë të bekuar, i përulemi me nder paraardhësve tanë, ruajmë me përkushtim trashëgiminë e tyre dhe forcojmë dashurinë e pashuar për atdheun, duke u zotuar të ndërtojmë një të ardhme të denjë për sakrificat që u bënë. Sepse vetëm të bashkuar mund të përmbushim amanetin e Skënderbeut dhe Adem Jasharit, duke e çuar më tej idealin e lirisë dhe të bashkimit kombetar.

Gëzuar shqiptarë, anë e mbanë globit kudo që jeni. Të jemi të gatshëm përballe çdo sfide, që cenon sigurinë dhe rrënjet tona kombëtare!

Ndërhyrja që Vuçiq e bëri në zgjedhjet e Republikës Serbe në BeH, duke sjellë autobusë të tërë me votues “turistikë” nga...
26/11/2025

Ndërhyrja që Vuçiq e bëri në zgjedhjet e Republikës Serbe në BeH, duke sjellë autobusë të tërë me votues “turistikë” nga Serbia, duke shndërruar qytetaret në laborator elektoral, është shembull konkret i operacioneve të tij hibride!
Të njëjtën recetë ka për ta përdorur edhe në Kosovë në zgjedhjet e dhjetorit 2025, në koordinim me strukturat paralele në krye me Radoiqiqin.

Predsjednik stranke Za pravdu i red Nebojša Vukanović objavio je na svom blogu navode da brojni članovi SNS-a prelaze Drinu i dolaze da glasaju za ka

22/11/2025

Gënjeshtari Vuçiq nuk mund të përcaktohet cilën gënjeshter ta prezenton. Modele të reja tripodesh apo umbrellash por me paisje snajperi?!

Ai dje mohoj të ketë marr pjesënë ne Safari por ka harruar qe në vitin 1994 pati deklaru:

“Kur filloi lufta në Bosnje, unë shkova në Sarajevë dhe u paraqita si vullnetar. Nuk isha anëtar i ndonjë partie, thjesht shkova. I njihja disa miq dhe për këtë arsye shkova të mbroj serbët. Kam qenë për një kohë në varrezat hebreje.”

Vetë fakti që ka pranuar publikisht se ka qenë në pozicionet e varrezave te hebrenjëve në Sarajevë, pikërisht aty ku sipas dëshmive dhe raportimeve ndërkombëtare u qëllua mbi civilë, e konfirmon prezencen e tij në ‘Safari Snajper’

I kam disa pyetje. Çfarë ka bërë Vuçiqi saktë në pozicionin e varrezave hebreje, në çfarë operacione ka marrë pjesë?

Është i njëjti Vuçiq i cili bashk me Radojqiqin dirigjon struktura ilegale serbe në Kosovë, e keni parasysh.

Address

Perandori Justinian, Ndërtesa 3, Kati 3, Nr 8
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agim Musliu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share