19/10/2026
NIS FUSHATA E VAKSINIMIT KUNDËR TËRBIMIT TË KAFSHËVE TË EGRA!
MONUNI Solutions, në cilësinë e implementuesit të projektit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka nisur realizimin e fushatës së vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit, e cila do të zhvillohet nga data 19 deri më 23 tetor 2026.
Gjatë kësaj periudhe, karrem-vaksinat do të shpërndahen nga ajri në mënyrë të kontrolluar, në të gjithë territorin e Kosovës, me përjashtim të zonave urbane dhe sipërfaqeve ujore.
Vaksinimi synon kryesisht dhelprat, të cilat konsiderohen ndër bartëset kryesore të virusit të tërbimit, me qëllim parandalimin dhe kontrollin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme që mund të prekë si kafshët, ashtu edhe njerëzit.
Realizimi i kësaj fushate është një masë e rëndësishme parandaluese për kontrollin e tërbimit dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë.