B&M Zyra për shërbime dhe kontabilitet

B&M Zyra për shërbime dhe kontabilitet Ofrojmë shërbime për persona fizikë dhe juridikë në fushën ekonomiko-financiare si:konsulenc?

07/09/2022

Pajisu me PEF/SF dhe lësho Kuponë Fiskal!

🟨Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me Pajisje Elektronike Fiskale (PEF), gjegjësisht Sistem Fiskal dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

🔎Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te tatimpaguesit, të cilët:

✅Kërkohet të fiskalizohen, por nuk janë të pajisur me PEF/SF;
✅Janë të pajisur me PEF/SF, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal;
✅Lëshojnë kuponë jo-fiskal dhe përdorin pajisje jo-fiskale.

🟨Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj. nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

🟨ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesave ligjore, në të kundërtën do të aplikohen ndëshkimet administrative, ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

🟨Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

🟨Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!

18/07/2022

Zyra për shërbime dhe kontabilitet B&M ofron këto shërbime:
SHËRBIME KONTABILITETI
Përgatitja e Pasqyrave Financiare –Mbajtje llogarie të shërbimeve të kontabilitetit me programe të avancuara të kontabilitetit si regjistrimin e faturave të blerjes, faturave të sh*tjes, ditarin e arkës, regjistrimin e ekstrakteve bankare .
Përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar ,nënshkrimin e tyre nga kontabilistet e Çertifikuara dhe raportimin e tyre në KKRF.

29/04/2022

❌Transaksionet me biznese fiktive dhe biznese jo-aktive,
janë të papranueshme nga ATK!

🗣Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjitha bizneset, të cilat merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor, ATK nuk njeh transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive.

🔎Transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive, gjegjësisht shpenzimet në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe kërkesat për kreditim të zbritshëm në një deklaratë të TVSH-së, nuk do të njihen nga ATK.

👉Njëherësh, ATK, ju njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen te bizneset, të cilat zhvillojnë transaksione fiktive dhe te bizneset jo-aktive që funksionojnë në mënyrë jo të rregullt, për të cilat do të ndërmerren masat konform legjislacionit tatimor.

🛎ATK, ju bën thirrje të gjitha bizneseve, që para se të hyjnë në transaksione afariste të bëjnë verifikimin e bizneseve jo-aktive, të cilat i gjeni në ueb faqe www.atk-ks.org në linkun https://www.atk-ks.org/portfolio/tatimpaguesit-jo-aktiv/ .

💡Çdo herë kur ATK gjatë verifikimit të dokumentacionit identifikon ndonjë transaksion / faturë fiktive, pavarësisht se a është biznesi që ka lidhur transaksionin / lëshuar faturën i publikuar në ueb-faqe të ATK-së apo jo, ai transaksion / ajo faturë nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së shpenzimeve në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe nuk do të pranohet për qëllime të njohjes së TVSH-së së zbritshme.

‼️Po ashtu, për të dy bizneset, si: për biznesin i cili e ka lëshuar faturën për transaksionin fiktiv dhe biznesin që e ka pranuar faturën për transaksionin fiktiv, ATK do të ndërmarrë masat e përcaktuara me Legjislacionin në fuqi.

👓Është detyrë e çdo tatimpaguesi që të respektoj dhe të zbatoj dispozitat e legjislacionit tatimor të aplikueshëm.

🔁Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Pyetje të bëra shpesh lidhur me shtesën 100 euro për punëtorë 🔸Unë marr pagë mujore 1,000 euro në muaj, a kualifikohem p...
27/04/2022

Pyetje të bëra shpesh lidhur me shtesën 100 euro për punëtorë

🔸Unë marr pagë mujore 1,000 euro në muaj, a kualifikohem për mbështetjen financiare prej 100 euro?

🔹Të gjithë punëtorët të cilët marrin pagë primare deri në 1,000 euro bruto mund të aplikojnë për përfitim nga mbështetja financiare

🔸Shtesa prej 100 euro, a është neto apo bruto?

🔹Shtesa është subvencion, andaj paguhet neto në vlerë prej 100 euro.

🔸Jam e punësuar në Ndërmarrjen Publike KEK, a kam të drejtë aplikimi?

🔹Po, punëtorët e ndërmarrjeve publike të cilët marrin pagë deri në 1,000 euro bruto mund të aplikojnë për mbështetje në formularin e ATK-së sipas vegëzës në vijim https://apps.atk-ks.org/Subvencionim.

🔸Unë jam punësuar në muajin mars, a më takon mbështetja financiare?

🔹Kriter për mbështetje financiare është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në muajin shkurt 2022. Megjithatë, nëse ju jeni punësuar në muajin mars dhe jeni të deklaruar në muajt mars, prill dhe maj, atëherë ju mund të aplikoni tani dhe të përfitoni nga mbështetja në muajin qershor.

🔸Deri kur është e hapur forma e aplikimit për mbështetje financiare për sektorin privat?

🔹Aplikimi për mbështetje do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.

🔸Jam e punësuar në një Organizatë Jo-Qeveritare, a kam të drejtë aplikimi?

🔹Po, të gjithë punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit, dhe paga e tyre nuk e kalon vlerën prej 1,000 euro bruto mund të aplikojnë për mbështetje në formularin e ATK-së.

🔸A duhet të aplikoj për përfitim nga masa mbështetëse unë si i punësuar, apo punëdhënësi im?

🔹Aplikimi për mbështetje financiare duhet të bëhet nga punëmarrësi.

🔸A mund të aplikoj për mbështetje si i vetëpunësuar?

🔹 Nëse jeni i vetëpunësuar dhe keni paguar tatim më shumë se 0 euro e më pak se 3,000 euro në periudhën janar - mars 2022, atëherë ju kualifikoheni për mbështetje.

🔸 Si i vetëpunësuar, a duhet të j*p të dhënat e llogarisë personale apo llogarisë së biznesit?

🔹 Të dhënat në formën e aplikimit duhet të jenë të llogarisë bankare personale.

Përmes kësaj mase të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që marrin pagë pr...

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët...
21/04/2022

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.
Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐.
Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.
Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 𝟐𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐.
Në rast se të punësuarit dëshirojnë të verifikojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar si të punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhën tatimore shkurt 2022, ashtu që të konfirmojmë se kualifikohen për mbështetje, mund të ndjekin vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer...
𝐕𝐞̈𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.

Kjo vegël shërben për të verifikuar nëse personat janë regjistruar/deklaruar nga punëdhënësi Kjo bëhet duke vendosur numrin personal të personit në hapësirën e mëposhtme “Nr. Personal” nën seksionin “Kërko sipas Numrit Personal”.

20/04/2022

Çfarë është një Marrëveshje e Tatimit të Dyfishtë?
Marrëveshjet e Tatimit të Dyfishtë (METD) janë marrëveshje midis dy shteteve për të shmangur tatimin e dyfishtë në të ardhura dhe kapital. Qëllimi kryesor i METD-së është të ndajë të drejtën e tatimit ndërmjet vendeve kontraktuese, të shmangë dallimet, të sigurojë të drejta dhe siguri të barabarta të tatimpaguesve dhe të parandalojë evazionin e tatimit.
Nuk janë 8 Marrëvëshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal dhe Shmangies Tatimore me vende të tjera, por 21!
Kosova aktualisht ka 21 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me vende të tjera, prej tyre 18 janë të zbatueshme. Sipas marrëveshjeve personat me rezidencë tatimore dhe me detyrime tatimore të plota dhe të pakufizuara në secilin prej vendeve kontraktuese mund të kenë të drejtën e përjashtimit/uljes nga tatimi mbi të ardhurat/kapitalin sipas dispozitave të marrëveshjeve përkatëse, në mungesë të të cilave të ardhurat do t'i nënshtroheshin ndryshe tatimimit. Secila marrëveshje është e ndryshme dhe për këtë arsye është e nevojshme të kontrollohet marrëveshja përkatëse për të konstatuar se ku qëndron në fakt detyrimi tatimor i personit përkatës dhe cilat tatime parashikon marrëveshja.

16/04/2022

Zyra për shërbime dhe kontabilitet B&M ofron këto shërbime financiare:
SHËRBIMI FINANCIAR
Ofrojmë shërbime për persona fizikë dhe juridikë në fushën ekonomiko-financiare si: konsulencë financiare dhe fiskale, hapje të biznesit, mbajtje kontabiliteti, studime mbi tregun.
Stafi ynë i ndihmon klientët në njohjen me standardet ndërkombtare të kontabilitetit financiar dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit të kontabilitetit dhe financave.
Ne fokusohemi në të ardhmen e Shërbimeve Financiare në mënyrë efektive me klientët tanë. Stafi ynë mund të ndihmojë në krijimin dhe mbajtjen e kontabilitetit duke përfshirë marrjen dhe përpunimin e informacionit për taksat dhe nevojat menaxheriale. Klientëve i ofrohet nga stafi ynë i kualifikuar shërbimi i duhur për të rritur efiçencën e tyre.

07/04/2022

Ftohen bizneset që në ATK ti deklarojnë pagat e punëtorëve jo më të vogel se kjo shumë:
Paga minimale në Kosovë është 170 euro për personat mbi 35 vjeçë dhe 130 euro nën 35 vjeçë. Mirpo ATK gjithmonë ka paralajmëruar bizneset që në rast se i deklarojnë punëtoret me minimum nuk do ti pranojnë si të vertetë dhe do të rishikohen apo korigjohen deklarimet e pagave. Kështu me ligjin e ri është thënë se paga minimale pritet të jetë 250 euro dhe kështu që të jetë e pranueshme për ATK-në dhe Ministrinë e Financave ftohen bizneset ti deklarojnë pagat ashtu siq i kanë me të vërtetë.Mirpo biznesët që vazhdojnë ti deklarojnë pagat me nga 170 euro euro atëherë ftohen që ti korigjojnë ato dhe ti deklarojnë me 250 euro e më shumë. Pra mos të këtë pagë më të vogël se 250 euro të deklaruar në sistemin EDI.

Sqarime per rimbursimet ne TVSH,TAP dhe TAK
05/04/2022

Sqarime per rimbursimet ne TVSH,TAP dhe TAK

https://youtu.be/1opEAKaXCQo?t=408
04/04/2022

https://youtu.be/1opEAKaXCQo?t=408

0:00 – Çka është donacioni?1:00 – Trajtimi i donacioneve për qëllime të TVSH3:35 – Trajtimi i donacioneve për qëllime të TAK dhe TAP6:48 – Trajtimi i sponsor...

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when B&M Zyra për shërbime dhe kontabilitet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share