12/06/2026
Një hap i ri për Alfa Solar Energy! ☀️🌍
Me kënaqësi të madhe njoftojmë fillimin e bashkëpunimit ndërmjet
Alfa Solar Energy L.L.C. dhe Rinergy Europe SARL, një kompani me seli në Luxembourg, e angazhuar në zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme në tregun evropian. Ky partneritet do të fokusohet në projektimin dhe dizajnimin e sistemeve fotovoltaike me kapacitete të mëdha në vende të ndryshme të Evropës.
Për ne, kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit ndërkombëtar dhe është dëshmi se ekspertiza e ndërtuar në Kosovë mund të konkurrojë dhe të kontribuojë me sukses në projekte energjetike të nivelit evropian.
Jemi veçanërisht krenarë që si një kompani vendore po depërtojmë gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare, duke eksportuar njohuritë, përvojën dhe profesionalizmin e ekipit tonë përtej kufijve të Kosovës.
Falënderojmë partnerët tanë në Rinergy për besimin dhe mezi presim të kontribuojmë së bashku në zhvillimin e projekteve që mbështesin tranzicionin drejt energjisë së pastër dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme për Evropën.
www.rinergy.eu
www.alfasolar-ks.com