Bexper Shpk

Bexper Shpk Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bexper Shpk, Business service, Pristina.

👇Apliko saktë dhe drejtë ngarkesën e kundërt për TVSh-në,  në sektorin e ndërtimit🏗
12/09/2023

👇Apliko saktë dhe drejtë ngarkesën e kundërt për TVSh-në, në sektorin e ndërtimit🏗

ATK, ju rikujton aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së në furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se në muajin dhjetor/2019 ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2019 - Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.

Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, trajtohen sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019.

Vendimin Shpjegues Publik Nr.03/2019 - Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime.

ATK, në implementim të Projektit “Përmbushja në Sektorin e Ndërtimtarisë”!

Administrata Tatimore e Kosovës

Black Fortis - Gjuha e BiznesitMisioni ynë është të minimizojmë kostot dhe kohën tuaj që duhet t’i dedikoni aspekteve fi...
16/08/2023

Black Fortis - Gjuha e Biznesit

Misioni ynë është të minimizojmë kostot dhe kohën tuaj që duhet t’i dedikoni aspekteve financiare, operacionale dhe ligjore duke ju lejuar të përqendroheni në atë që është e rëndësishme për ju, Biznesin Tuaj.

Shërbimet tona mund t’i merrni edhe në Gjuhë Angleze🇬🇧 dhe Gjuhë Gjermane🇩🇪

Na ndiqni ne rrjetet sociale per t'u informuar me shume ne lidhje me zhvillimet ne fushen e kontabilitetit, tatimeve dhe...
22/06/2023

Na ndiqni ne rrjetet sociale per t'u informuar me shume ne lidhje me zhvillimet ne fushen e kontabilitetit, tatimeve dhe menaxhimit financiar dhe biznesor! 📈

Fortis | Facebook | Instagram | Twitter | Linkedin |

Vëmendje 📣Deklaro brenda afatit Pasqyrat Financiare Vjetore📑 për vitin 2022 në përputhje me kërkesat e KKRF-së dhe ATK-s...
28/03/2023

Vëmendje 📣

Deklaro brenda afatit Pasqyrat Financiare Vjetore📑 për vitin 2022 në përputhje me kërkesat e KKRF-së dhe ATK-së!

Afati deri 31 mars 2023, përmes sistemit EDI!

Vëmendje ⚠️

  ofron shërbime në 3 gjuhë sipas nevojës se klientit (Gjuhë Shqipe, Angleze ose Gjermane)📑
30/06/2022

ofron shërbime në 3 gjuhë sipas nevojës se klientit (Gjuhë Shqipe, Angleze ose Gjermane)📑

  ofron shërbime  konsulente të specializuara për menaxhimin strategjik, financiar dhe operacional për bizneset e startu...
07/06/2022

ofron shërbime konsulente të specializuara për menaxhimin strategjik, financiar dhe operacional për bizneset e startup dhe bizneset e vogla dhe të mesme
www.blackfortis.com 044 150 400

ATK me plan veprimi per sektorin e ndertimtarise 🏗Deklaro dhe paguaj sakte tatimin 💰
27/05/2022

ATK me plan veprimi per sektorin e ndertimtarise 🏗

Deklaro dhe paguaj sakte tatimin 💰

ATK me plan veprimi për sektorin e ndërtimtarisë

Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar që të përmirësojë qasjen e saj në menaxhimin e rreziqeve të përmbushjes tatimore, për të siguruar që përpjekjet për përmbushje të adresojnë rreziqet kryesore, që e përbëjnë pjesën më të madhe të hendekut tatimor.

Plani për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë po vazhdon të implementohet, ku përmes këtij plani ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor.

Me fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, siç është ndërtimi i lartë dhe i ulët, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si: muratorët, armaturë punuesit, betonime, gërmimet e dheut, punuesit e kulmeve, prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, elektricistët, instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, montuesit e parketit/laminatit, montuesit e qeramikës, suvatuesit – fasada, prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkoneve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

Në fokus të veçante po ashtu do të jenë edhe personat fizik që kanë dhënë token për ndërtim (kompensimet, banesa, lokale, parkingje) dhe ndërlidhja me obligimin e tyre tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Ekspertët tanë të çertifikuar🎓 dhe me përvojë mund të ndihmojnë bizneset me të gjitha çështjet e tyre të kontabilitetit,...
11/04/2022

Ekspertët tanë të çertifikuar🎓 dhe me përvojë mund të ndihmojnë bizneset me të gjitha çështjet e tyre të kontabilitetit, financave, tatimeve dhe ligjeve në vend🇽🇰

www.blackfortis.com 044 150 400

01/04/2022

📣 Ministria e Financave njofton se shtyhet deri me 31 maj afati i deklarimit vjetor të tatimit në të ardhurat personale (bizneset individuale, ortakëritë dhe individët që kanë gjeneruar të ardhura nga aktivitetet afariste si qiratë, zanatet dhe profesionet tjera).

Plotëso saktë dhe me kohë deklaratën PD 📊

Black Fortis

Strategjia dhe menaxhimi efektiv i operacioneve të biznesit janë çelësi i suksesit 🎯 www.blackfortis.com 044 150 400
23/03/2022

Strategjia dhe menaxhimi efektiv i operacioneve të biznesit janë çelësi i suksesit 🎯 www.blackfortis.com 044 150 400

📢 ATK njofton se nga 1 shkurti, Gjobat mund ti paguani vetem 50% 📉 nese i paguani brenda 15 dite...
27/01/2022

📢 ATK njofton se nga 1 shkurti, Gjobat mund ti paguani vetem 50% 📉 nese i paguani brenda 15 dite...

📣Gjobat mund të paguhen vetëm 50%, nëse paguhen brenda 15 ditëve

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se ka aprovuar Rregulloren e brendshme të ATK nr. 01/2022 mbi Përcaktimin e procedurave për funksionimin e Njësive organizative për Gjoba dhe Ndëshkime (ZGjoNA), e cila fillon të zbatohet nga data 01.02.2022.

Ndër të tjerash, me këtë Rregullore janë përcaktuar edhe procedurat pas vendimmarrjes nga ZGjoNA.

Bazuar në këtë Rregullore, tatimpaguesit ndaj të cilëve ZGjoNA shqipton gjoba fikse për shkelje të legjislacionit tatimor, kanë mundësinë që të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishme e shumës së gjobës.

🚨Në rast se tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e hyrjes në fuqi të Vendimit nga ZGjoNA, tatimpaguesi lirohet nga pagesa e pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur.

Tatimpaguesi i cili nuk paguan gjobën prej pesëdhjetë përqind (50%) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh, obligohet të paguaj gjobën prej njëqind përqind (100%) të shumës së përcaktuar me Vendim nga ZGjoNA.

Të drejtën për të përfituar nga pagesa e gjobës vetëm prej pesëdhjetë përqind (50%) e kanë të gjithë tatimpaguesit, duke filluar nga data 01.02.2022

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 23:30
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 23:45

Telephone

+38344150400

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bexper Shpk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bexper Shpk:

Share