01/10/2026
Ekipi i UBO Consulting ka udhëhequr procesin e mbledhjes së të dhënave (data collection) dhe hartimit të raportit përfundimtar, si dhe prezantoi gjetjet kryesore për studimin “Pëlqimi dhe Normat Gjinore nga Perspektiva e Fëmijëve”.
Pikat kryesore të studimit:
✅Përfshin pikëpamjet e mbi 400 adoleshentëve të moshës 16-18 vjeç në Kosovë.
✅Analizon perceptimin e të rinjve mbi pëlqimin, normat gjinore, sigurinë online dhe qasjen në ndihmë e mbështetje.
✅Ofron të dhëna empirike për politikëbërësit, me qëllim përmirësimin e ndërhyrjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e fëmijëve.
Gjatë konferencës, së bashku me përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, partnerëve dhe fëmijëve nga Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit, diskutuam se si këto gjetje dhe rekomandime mund të përdoren për të përmirësuar punën dhe ndërhyrjet që synojnë fëmijët dhe të rinjtë.
Falënderojmë Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) për bashkëpunimin, si dhe Save the Children Kosova/o e Qeverinë e Suedisë (SIDA) për mbështetjen e këtij projekti me rëndësi të veçantë shoqërore. 🤝