Lidhja e Bizneseve të Kosovës

Lidhja e Bizneseve të Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lidhja e Bizneseve të Kosovës, Business consultant, 22, 35 Agim Ramadani, Prishtina, Pristina.

09/09/2026

Takim me përfaqësuesit e NEXUS KOSOVA TR L.L.C.Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, së bashku me Nënkryetarin dhe...
09/09/2026

Takim me përfaqësuesit e NEXUS KOSOVA TR L.L.C.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, së bashku me Nënkryetarin dhe Sekretarin, pritën në takim përfaqësuesit e kompanisë NEXUS KOSOVA TR L.L.C., z. Orhan Gülden dhe z. Emin.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit, potencialin për investime në Kosovë, si dhe për mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta në funksion të forcimit të sektorit privat dhe krijimit të mundësive të reja ekonomike.

Përfaqësuesit e NEXUS KOSOVA TR L.L.C. u bënë gjithashtu pjesë e qindra bizneseve anëtare të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, duke iu bashkuar rrjetit të komunitetit të biznesit që synon të promovojë bashkëpunimin, investimet dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe në mbështetjen e çdo iniciative që sjell investime, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik për vendin.

Sot, në ambientet e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), pata kënaqësinë të mirëpres z. Ali Boztoprak, pronar i kompan...
09/09/2026

Sot, në ambientet e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), pata kënaqësinë të mirëpres z. Ali Boztoprak, pronar i kompanisë AFIA Boz.

Gjatë takimit zhvilluam një diskutim të frytshëm mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në Kosovë, me fokus të veçantë në krijimin e mundësive të reja për punësim, zhvillim ekonomik dhe zgjerimin e aktiviteteve të biznesit.

Kosova ka potencial të madh për tërheqjen e investimeve të huaja, ndërsa bashkëpunimi me investitorët turq është një mundësi e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Në LBK mbetemi të përkushtuar që të krijojmë ura të reja bashkëpunimi mes bizneseve vendore dhe investitorëve ndërkombëtarë, duke e shndërruar interesimin për Kosovën në investime konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Faleminderit z. Ali Boztoprak për vizitën dhe interesimin për Kosovën. 🤝

08/09/2026
07/09/2026
04/09/2026
01/09/2026

Fillimi i ri meriton hapësirën e duhur!🔑

Kompleksi URTINA
📌 Arbëri - Prishtinë
📞 049 180 190

Gjatë vizitave në terenë, kryetari z.Besart Dreshaj me bashkëpunëtor vizituan Fabrikën e Miellit ‘M&Sillosi’, ku u njoft...
31/08/2026

Gjatë vizitave në terenë, kryetari z.Besart Dreshaj me bashkëpunëtor vizituan Fabrikën e Miellit ‘M&Sillosi’, ku u njoftuan për punën, rezultatet si dhe standardet e kësaj fabrike, si furnizues ndërkombëtar dhe prodhues më i madh në rajon me miell me cilësi të lartë.

Dreshaj ka përgëzuar menaxhmentin për të arriturat dhe ka ofruar perkrahje si Lidhje e Bizneseve, në rritjen e prodhimtarisë vendore e cila është çelësi i zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Gjatë takimit, më drejorin z. Muhaxheri dhe bashkëpunëtoret, diskutuam gjerësisht sfidat me të cilat po përballen bizneset në Kosovë dhe rëndësinë e një përfshirjeje dhe avokimi të përbashkët për adresimin dhe tejkalimin e pengesave strukturore.

Gjatë kësaj vizite ishte vërtetë impresionuese të shihnim nga afër procesin e prodhimit, ku investimet në teknologji moderne kanë transformuar operacionet e fabrikës. I tërë procesi i prodhimit është plotësisht i automatizuar dhe funksionon e kontrollohet rigorozisht në përputhje me standardet më të larta të menaxhimit të cilësisë. Kjo qasje siguron një nivel të shkëlqyer të produkteve, të certifikuara sipas standardeve më të avancuara evropiane. Kjo i ka mundësuar fabrikës të konkurojë me sukses në tregjet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, duke e pozicionuar Kosovën si një aktor të rëndësishëm në ekonominë globale. 🌍✨

Fabrikën e Miellit ‘M&Sillosi’ jo vetëm që ndikon direkt në fuqizimin e ekonomisë së Kosovës, duke mbështetur mijëra fermerë kontraktorë dhe nënkontraktor të punësuarve, ka ndërtuar një zinxhir të fuqishëm furnizimi. Ky bashkëpunim strategjik ka krijuar një efekt të rëndësishëm multiplikativ në ekonominë lokale, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshme të vendit. 💪

Suksesi i kësaj kompanie është një dëshmi e fortë e potencialit të jashtëzakonshëm që ofron Kosova në sektorin e prodhimit, duke ndikuar pozitivisht në përmirësimin e tregut të punës, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e një imazhi pozitiv ndërkombëtar për vendin tonë. 🏅🌟
‘M&Sillosi’ me kapacitete të depozitimit prej 70,000 ton dhe kapacitete të prodhimit prej 600 ton në ditë është njëra nga fabrikat më të mëdha të përpunimit të grurit dhe më modernja në rajon dhe më gjerë.

Kosova ka nevojë për histori suksesi si kjo, dhe asgjë nuk duhet ta pengojë përparimin, përkundrazi, suksesi i tillë duhet të ndriçojë rrugën për të gjithë! 🌠

Address

22, 35 Agim Ramadani, Prishtina
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Telephone

+38344331491

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja e Bizneseve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lidhja e Bizneseve të Kosovës:

Shortcuts

Share