Accounting Finance and Consulting -AFC

Accounting Finance and Consulting -AFC Sherbime Kontabilitetit
Keshilla Financiare

Çdo punëdhënës që ka punëtorë në marrëdhënie pune duhet të sigurohet që të dhënat e tyre të jenë të regjistruara në Sist...
26/08/2026

Çdo punëdhënës që ka punëtorë në marrëdhënie pune duhet të sigurohet që të dhënat e tyre të jenë të regjistruara në Sistemin Elektronik EDI.

Regjistrimi duhet të bëhet për secilin punëtor ekzistues, më së largu deri më 31 tetor 2026, me të dhëna të sakta, të plota dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publikAplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:https://apps....
28/05/2026

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.
Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.
Kush mund të aplikojë:
- Punëtorët në sektorin privat;
- Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);
- Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:
- Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;

- Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj)

Përmes kësaj mase të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që kanë ...

Deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes.Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së:Deklarimi bëhet çdo muaj, nga 0...
16/03/2026

Deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes.

Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së:
Deklarimi bëhet çdo muaj, nga 01 deri më 20 të muajit vijues, në të njëjtën periudhë me deklarimin e TVSH-së.

Tatimpaguesit që nuk janë deklarues të TVSH-së (përfshirë OJQ-të):
Deklarimi bëhet çdo tre muaj, nga 01 deri më 15 të muajit vijues pas tremujorit.

Pasqyrat Financiare 📅 Afati për deklarim është deri më 31 mars.Ky deklarim bëhet në të njëjtën periudhë me dorëzimin e D...
10/03/2026

Pasqyrat Financiare

📅 Afati për deklarim është deri më 31 mars.
Ky deklarim bëhet në të njëjtën periudhë me dorëzimin e Deklaratës Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale dhe Korporatave.

📢 Seminar Informues për Tatimpagues në Prishtinë
27/02/2026

📢 Seminar Informues për Tatimpagues në Prishtinë

📢 Seminar Informues për Tatimpagues në Prishtinë

Administrata Tatimore e Kosovës organizon seminar informues me temë “Deklarimi Vjetor i Tatimeve dhe Raportimi i Pasqyrave Financiare”.

Folës:
Mentor Hyseni
Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së

Elvira Ibrahimi Hoti
Kontabiliste dhe Auditore e Certifikuar

Zana Bucaliu
Drejtoreshë e Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve

Diellza Xhema
Udhëheqëse e Divizionit për Mbështetjen e Strukturave të Raportimit Financiar

Moderatore:
Valentina Bytyqi Sefa

📅 2 mars 2026
🕙 10:00
📍 Fakulteti Ekonomik, Amfiteatri i Madh, Prishtinë

Ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit, përfaqësuesit e bizneseve, kontabilistët, OJQ-të dhe qytetarët e interesuar.

Regjistrimi i punetorit te ri se paku 1 dite me heret se data e fillimit te punes
27/02/2026

Regjistrimi i punetorit te ri se paku 1 dite me heret se data e fillimit te punes

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat fizikë afaristë dhe personat juridikë, në cilësinë e punëdhënësit, se janë të obliguar të regjistrojnë çdo punëtor të ri përmes Formës për Lajmërimin e Punëtorit, e cila gjendet në ueb-faqen zyrtare të ATK-së.

E njëjta formë shfrytëzohet edhe për përditësimin e të dhënave të punëtorëve ekzistues.

Regjistrimi i saktë dhe me kohë i punëtorëve garanton përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe tatimore, si dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

🔗 Forma dhe informatat: www.atk-ks.org

14/07/2025

Fiskalizimi i bllokave tatimore

Publikohet forma për lajmërimin e punëtorit, punetori duhet te lajmerohet se  paku nje dite me heret per pranimin ne pun...
14/02/2024

Publikohet forma për lajmërimin e punëtorit, punetori duhet te lajmerohet se paku nje dite me heret per pranimin ne pune, dhe po ashtu dhe per largimin nga puna

ATK publikon formën për lajmërimin e punëtorit

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot me datë 13 shkurt 2024 publikoj Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo punëdhënës të informojë ATK-në për lidhjen e një kontrate të punës një ditë para fillimit të punës së punëtorit.

Shërbimi i ri elektronik për lajmërimin e punëtorit është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 5.

Përmes këtij shërbimi, çdo punëdhënës është i obliguar për ofrimin e informatave për të punësuarin e ri, sipas formës së përcaktuar nga ATK-ja, e cila gjendet te menyja “Shërbimet – Regjistro punëtorin e ri”.

Më konkretisht përmes shërbimit “Formular për regjistrimin e punëtorit”, përveç informatave që merren përmes Agjencisë për Regjistrimin Civil (ARC) dhe informatave përmes listëpagesës mujore, punëdhënësi do të jetë i obliguar që të ofroj edhe informatat shtesë, si:

• Data e fillimit të punës;
• Data e ndërprerjes së punësimit;
• Orari i punës, i plotë apo i pjesshëm;
• Niveli i shkollimit të punëtorit;
• Profesioni i punëtorit;
• Pozita e punës së punëtorit, etj.

Për plotësimin e saktë të informatave për të punësuarin, ATK-ja ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse në të cilën bëhet plotësimi i formularit, andaj ju sugjerojmë që paraprakisht ta shfletoni udhëzuesin.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

Kontabiliteti financiar -  eshte proces dhe ka të bëj me pregaditjen, raportimin dhe interpretimin e informacionit konta...
09/08/2023

Kontabiliteti financiar - eshte proces dhe ka të bëj me pregaditjen, raportimin dhe interpretimin e informacionit kontabël, që u ofrohet përdoruesve nga drejtimi i njësisë ekonomike, kryesisht u komunikohet edhe përdoruesve të jashtëm te informacionit.

Kontabiliteti financiar është ajo pjesë e sistemit të kontabilitetit që merret me matjen dhe raportimin e gjendjes financiare dhe të rezultatit të biznesit gjatë një periudhë të caktuar, në përputhje me parimet e përgjithshme të pranuara të kontabilitetit.

Kontabiliteti financiar përfshinë pjesën e konsiderueshme të të gjitha funksioneve kontabël dhe paraqet një tërësi të përbërë nga :

udhëheqja e librave (ang. Book keeping),
planifikimi kontabël,
mbikëqyrja kontabël dhe
analiza kontabël e pasurisë, e detyrimeve dhe e kapitalit, përkatësisht e rezultatit financiar të ndërmarrjes.

Address

Prishtine
Pristina
10000

Telephone

+38345454210

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Accounting Finance and Consulting -AFC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Accounting Finance and Consulting -AFC:

Shortcuts

Share