Kosovo Economic Group for Opportunities and Strategy

Kosovo Economic Group for Opportunities and Strategy Me Ne do të bashkëpunoni gjatë

APLIKO PËR GRANTMINISTRIA E ZHVILLIMIT RAJONAL HAP THIRRJEN PËR GRANTE Afati i fundit për aplikim është 20 Maj 2020, në ...
07/05/2020

APLIKO PËR GRANT

MINISTRIA E ZHVILLIMIT RAJONAL HAP THIRRJEN PËR GRANTE

Afati i fundit për aplikim është 20 Maj 2020, në ora 16:00 në platformën SMAED pas kësaj afati mbyllet sistemi, aplikacionet fizike apo me postë nuk pranohen.
Granti do të ndahet në tri Lot, si vijon:
Loti 1 – Start-up; Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi minimumi 0.00 € deri në 5,000.00 € të dëshmuara nga ATK);
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi minimumi 5,001.00€ deri në 15,000.00 € të dëshmuara nga ATK);
Loti 3 – Ndërmarrje mikro dhe të vogla (qarkullimi mbi 15,001.00 të dëshmuara nga ATK).

Shumat e granteve
Çdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrje për Propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:
Loti 1 – Start-up
Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 5,001.00 € deri në 15,000.00 €;
Loti 3 – Ndërmarrje mikro dhe të vogla
Nga 15,001.00 € - 30,000.00 €.

SEKTORËT QE PERKRAHEN:
Ndërmarrjet që operojnë në prodhimin dhe përpunimin e produkteve, si dhe në shërbimet komerciale janë të kualifikuara të aplikojnë. Interes i veçantë i kushtohet projekteve që kanë mundësi të zëvendësojnë importet, dhe të krijojnë eksporte që mbulojnë nevojat dhe prioritetet e mjedisit lokal.
 Tregtia (me pakicë e shumicë), ndërtimtaria, bujqësia (çdo pajisje apo aktivitet që ndërlidhet me fushveprimtarinë e bujqësisë që financohet nga MBPZHR përjashtimisht pajisjet/makineritë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve) dhe shëndetësia janë sektorë që NUK KUALIFIKOHEN.

Secili grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda përqindjeve minimale dhe maksimale të kostos totale të kualifikueshme për veprim:
Për të gjitha lotet, përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë nga 10% deri në 40%, gjithashtu kontributi në natyrë nuk konsiderohet bashkëfinacim. Shuma që kërkohet nga Autoriteti Kontraktues nuk mund të jetë nën 60% e kostos totale të projekt propozimit.

Per informata kontaktoni:
044/403 343 ose na vizitoni në zyrat tona në Prishtinë.

Miqë dhe bashkëpunëtorë të nderuar. Gëzuar 2020. Qoftë ky vit i miqësisë, bashkëpunimit dhe prosperitetit për të gjithë!
31/12/2019

Miqë dhe bashkëpunëtorë të nderuar. Gëzuar 2020. Qoftë ky vit i miqësisë, bashkëpunimit dhe prosperitetit për të gjithë!

22/11/2019

U bë lansimi i thirrjes së tretë të Fondit të Inovacionit përmes të cilit do të ofrohen grante me bashkëfinancim deri në shumën 50,000 Euro.
Ftohen përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të aplikojnë deri më date 8 dhjetor 2019 për t’u bërë pjesë e kësaj gare.
Qëllimet e fondit janë:
✅ rritja e punësimit dhe përkrahja e tregut të punës në Kosovë,
✅ rritja e konkurrencës së sektorit privat,
✅ përmirësimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve ekzistuese / të reja përmes inovacionit, si dhe
✅ rritja e eksportit të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova.
Ky program është i bashkëfinancuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Qeveria Gjermane përmes GIZ
Nese keni interesim per aplikim,
Na kontaktoni
Arbëria III, p.n. Prishtinë 10000
[email protected]
+383 44 40 33 43

19/11/2019

KEGOS (Kosovo Economic Group for Opportunities and Strategy) është një kompani që ofron shërbime konsulentë për zhvillimin e biznesit apo veprimtarisë suaj ekonomike. KEGOS si shërbime kryesore ka: shkrimin e projekt propozimeve, biznes planeve, strategji biznesi, trajnime për sh*tje dhe zhvillim, hulumtime të tregut, zgjerimin e biznesit, konsulent financiare biznesi dhe bujqësore me ekspertë nga të gjitha fushat.

Na kontaktoni

Arbëria III, p.n. Prishtinë 10000

[email protected]

+383 44 40 33 43

09/10/2019

Aplikimi për grante të BE-së deri në 100,000 € përfshinë investime në:

- Blerjen e makinerisë dhe pajisjeve për prodhim;
- Ndërtimin e depove dhe objekteve shtesë për shfrytëzi për prodhim
- Investime në asete tjera të prekshme dhe software

Kompanitë që mund të aplikojnë janë: gjitha kompanitë e Vogla dhe të Mesme të regjistruara në Republikën e Kosovës duke përfshirë: prodhuesit, përpunuesit, tregtarët etj.
Kontaktoni tani në: +383 44 403 343 ose në email: [email protected] për të ju përgatitur projektin me çmime promocionale.

HAPEN GRANTE nga Komisioni Evropian. KEGOS ju ofron mundësinë e aplikimit me projekte profesionale. Pranojmë klientë vet...
04/10/2019

HAPEN GRANTE nga Komisioni Evropian. KEGOS ju ofron mundësinë e aplikimit me projekte profesionale. Pranojmë klientë vetëm deri më 10 Nëntor 2019. Thirrja e aplikimit është për kompani në sferën e kompanive të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit dhe kompanive që ofrojnë shërbime. Shuma maksimale e grandit është 100,000 Euro me bashkë-pjesëmarrje nga Aplikanti prej 49%. Kontaktoni tani në email: [email protected] ose në numrin e telefonit: +383 (0) 44 403 343.
Thirrja për grant përfshinë investime në ndikimin në përmirësimin e proceseve të biznesit dhe efikasitetin e prodhimit për të rritur konkurrencën në tregjet e brendshme dhe të jashtme dhe / ose të mbështesin një zinxhir furnizimi ku produktet / shërbimet janë të dedikuara për eksport / import zëvendësim;
- Ndërtimi i objekteve të prodhimit / depozitimit me kusht që ato të jenë të nevojshme për aktivitetet e veprimit, si dhe me kusht që shuma e tyre të jetë maksimum 1/3 e investimit të përgjithshëm;
- Zgjerimi dhe përmirësimi i prodhimit ose shërbimet për tregun e brendshëm dhe / ose për eksport;
- Përditësimi shërbimeve të produktit duke blerë dhe instaluar pajisje dhe / ose investime TIK;
- Investimet në asete të prekshme, që lidhen me blerjen e pajisjeve, makinerive, linjës së prodhimit, softuerit, dhe të ngjashme dhe / ose përmirësimit të procesit dhe metodave të prodhimit, duke përfshirë asetet që ndihmojnë kompanitë të jenë më pak të varura nga stinët;
- Trajnim i specializuar në lidhje me investimet e lartpërmendura dhe / ose investimin e Kompanisë me qëllim të rritjes së kompetencave të stafit dhe efikasitetit të biznesit, p.sh. trainim për përdorimin e teknologjisë ose pajisjeve të reja;
- Proceset dhe produktet që çojnë në Certifikimin e Konformitetit të Standardeve Evropiane, të cilat rrisin tërheqjen e kompanisë në tregjet e jashtme dhe japin mundësi për ndërkombëtarizimin e biznesit.
APLIKO TANI DUKE NA KONTAKTUAR

03/10/2019

KEGOS me sukses ka kaluar 10 Concept Note në thirrjen e fundit për zhvillim rural nga Komisioni Evropian duke pasur kështu një shkallë suksesi 100% dhe duke hartuar kështu Aplikacionin e plotë për gjithë klientët për këtë thirrje.

03/10/2019

Ne ofrojmë këto shërbime:

Hartimin e projekt propozimeve për Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Hartimin e projekt propozimeve për Komisionin Evropian
Hartimin e projekt propozimeve për Ministrinë e Inovacionit
Hartimin e projekt propozimeve për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë
Plotësimin e aplikacioneve dhe hartimin e projekteve për donatorë të ndryshëm
Hartimin e Biznes Planeve
Strategji zhvillimi dhe konsulentë për zgjerimin e biznesit
Konsulentë për aktivitete bujqësore me ekspertë nga gjitha fushat.
Trajnime për sh*tje dhe menaxhim
Konsulentë financiare

03/10/2019

KEGOS (Kosovo Economic Group for Opportunities and Strategy) është një kompani që ofron shërbime konsulentë për zhvillimin e biznesit apo veprimtarisë suaj ekonomike. KEGOS si shërbime kryesore ka: shkrimin e projekt propozimeve, biznes planeve, strategji biznesi, trajnime për sh*tje dhe zhvillim, hulumtime të tregut, zgjerimin e biznesit, konsulent financiare biznesi dhe bujqësore me ekspertë nga të gjitha fushat.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosovo Economic Group for Opportunities and Strategy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share