06/03/2020
Sqarime: Ne baze te LIGJI Nr. 06/L- 032 si dhe UDHËZIMIT ADMINISTRATIV MF NR. 07 2019,
Ne baze te kategorizimit të bizneseve, për NVM ato me qarkullim prej 700,000.00 deri ne 4,000.000.00 euro, asete mbi 350,000.00 si dhe mbi 10 punëtore, prej këtyre 3 kritereve nëse 2 plotësohen, ndërmarrjet pasqyrave financiare i bashkëngjisin raportin e rishikimit të auditorit të pavarur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Angazhimet në Rishikim.
Për NVM ato me qarkullim të barabartë ose mbi 4,000.000.00 euro, asete mbi 350,000.00 euro, ose mbi 10 punëtore, bashkëngjisin opinionin e auditimit për pasqyrat financiare të dhënë nga një firmë e auditimit të regjistruar në Kosovë, dhe deklaratën e pajtueshmërisë të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv dhe zyrtari kryesor financiar që vërtetojnë se pasqyrat financiare paraqesin pamje të drejtë dhe të vërtetë të pozitës financiare, rezultateve të operacioneve, rrjedhës së parasë dhe që pasqyrat financiare janë përgatitur në pajtim me këtë Ligj.
Për bizneset sipas pikës 1 dhe 2, por edhe bizneset me qarkullim mbi 300,000.00 euro ( sipas udhëzimit administrative 01/2020 nga KKRF) pasqyrat financiare nënshkruhen nga drejtori ekzekutiv dhe nga zyrtari kryesor financiar. Nëse drejtori financiar apo zyrtari kryesor financiar nuk është i certifikuar si kontabilist, atëherë pasqyrat i nënshkruan edhe kontabilisti i certifikuar.
Dorëzimi dhe publikimi i pasqyrave financiare në KKRF, Ndërmarrjet e dorëzojnë në KKRF për publikim pasqyrat vjetore financiare, raportin e menaxhmentit dhe raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare deri më tridhjetë (30) prill të vitit vijues, Të gjitha raportet dorëzohen në KKRF në formë fizike dhe elektronike.