Ace Accounting Shpk

Ace Accounting Shpk Tatime

Deklaroni dhe paguani tatimet për të ardhurat e realizuara si: “freelancer”, “Influencer”, “out-source”
25/08/2025

Deklaroni dhe paguani tatimet për të ardhurat e realizuara si: “freelancer”, “Influencer”, “out-source”

Deklaroni dhe paguani tatimet për të ardhurat e realizuara si: “freelancer”, “Influencer”, “out-source”

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave të cilët ofrojnë shërbime si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale.

Të gjithë personat të cilët krijojnë të ardhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës nga aktiviteti i tyre si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas rregullave mbi objektin e tatimit bazuar në legjislacionin tatimor të Kosovës në fuqi.

Kur shërbimi si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., ofrohet si i punësuar, të ardhurat nga paga i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga punëdhënësi vendor, ndërsa nëse i punësuari gjendet në Kosovë dhe punëdhënësi jashtë Kosovës, atëherë personi përfitues obligohet që individualisht të bëjë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional.

Deklarimi dhe pagesa e tatimit për të ardhurat e realizuara nga aktiviteti “freelancer”, “influencer” “out-source” etj. bëhet përmes Sistemit Elektronik EDI, në periudhë vjetore apo mujore, varësisht nga zgjedhja që bën personi. Nëse personi (i punësuari) zgjedh të deklaroj dhe paguaj tatimin me deklaratë vjetore, deklarimi dhe pagesa e tatimit bëhet nga data 01.01. deri 31.03. të vitit vijues për vitin paraprak, ndërsa kur personi (i punësuari) zgjedh të deklaroj dhe paguaj tatimin në periudhë mujore, deklarimi dhe pagesa e tatimit bëhet nga data 01 deri 15 të muajit pasues për muajin paraprak.

Kur shërbimet e ofruara si “freelancer”, “influencer” “out-source” etj., konsiderohen aktivitete ekonomike të pavarura, aktiviteti i tillë kërkohet të regjistrohet përmes ARBK-së dhe për të ardhurat e krijuara si biznes i regjistruar në Kosovë, deklarimi dhe pagesa e tatimit i nënshtrohet rregullave për pagesë si të ardhura nga shërbimet me normën 9% në qarkullimin bruto apo sipas rregullave ligjore për të ardhura reale. Gjithashtu, të ardhurat nga aktiviteti ekonomik duhet të trajtohen sipas rregullave ligjore edhe për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t'iu përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK-ja, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Paguaj tatimin, fuqizo shtetin!
Administrata Tatimore e Kosovës

12/02/2025

Kur e ki një qëllim që don me mbrri, nuk e vet a është e hënë apo e diel, a është mëngjes apo mbrëmje, vazhdoni punën deri ta përfundoni atë, vetëm përpara t'iu shohim mbret e mbretëresha të punës.😊

05/01/2025

Roli i pasqyrave financiare është të ofrojnë një pamje të qartë, të strukturuar dhe të standardizuar mbi gjendjen financiare, performancën dhe rrjedhën e parasë së një organizate apo biznesi. Këto pasqyra përdoren për qëllime të ndryshme nga aktorë të ndryshëm, si menaxherët, investitorët, kreditorët, dhe autoritetet rregullatore. Më poshtë janë disa nga funksionet kryesore të tyre:

1. Informimi mbi gjendjen financiare
Pasqyrat financiare (si bilanci, pasqyra e të ardhurave, dhe pasqyra e rrjedhës së parasë) japin informacion mbi asetet, detyrimet dhe kapitalin e biznesit.
Kjo ndihmon për të kuptuar stabilitetin financiar dhe aftësinë për të përballuar detyrimet afatshkurtra dhe afatgjata.

2. Vlerësimi i performancës financiare
Ato tregojnë të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin e realizuar në një periudhë të caktuar.
Kjo ndihmon pronarët dhe menaxherët të vlerësojnë sa mirë po funksionon biznesi.

3. Mbështetja për marrjen e vendimeve
Menaxherët përdorin këto pasqyra për të planifikuar buxhete, për të vendosur për investime të reja dhe për të menaxhuar burimet financiare.
Investitorët përdorin pasqyrat për të vlerësuar mundësinë e fitimit nga investimet e tyre.

4. Sigurimi i transparencës dhe përgjegjshmërisë
Pasqyrat financiare ndihmojnë në rritjen e besimit te palët e interesuara duke ofruar informacion të qartë dhe të saktë mbi financat e një organizate.
Kjo është e rëndësishme për raportim ndaj aksionarëve, kreditorëve dhe organeve rregullatore.

5. Përputhshmëria me ligjet dhe rregulloret
Pasqyrat financiare janë shpesh të detyrueshme sipas ligjit për të siguruar që një biznes është duke operuar në përputhje me standardet dhe normat e kërkuara financiare.

6. Analiza krahasimore dhe historike
Ato ofrojnë mundësinë për të krahasuar performancën ndër vite ose me bizneset e tjera në të njëjtën industri.

25/12/2024

Të nderuar partnerë, kolegë dhe bashkëpunëtorë,

Teksa vitit 2024 i vjen fundi, dëshiroj t'ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen tuaj gjatë këtij viti. Sukseset dhe arritjet tona janë të lidhura ngushtë me partneritetin e shkëlqyer që kemi ndërtuar me ju.
Çdo sfidë që kemi përballuar dhe çdo sukses që kemi arritur, ka qenë një dëshmi e fuqisë së punës ekipore dhe përkushtimit ndaj qëllimeve tona.
Le ta presim vitin 2025 me energji të reja, ide të reja dhe një frymë të pandalshme bashkëpunimi.

Ju faleminderit nga zemra dhe gëzuar festat!

Me Respekt dhe mirënjohje,
Ace Accounting Shpk - Feti Beluli

05/12/2024

E vetmja mënyrë për ta bërë një punë të shkëlqyer, është ta duash atë që bën.

28/10/2024

Çfardo pune që e bon, ose bone mirë deri t"fillon me dasht ose duaje aq shumë sa që e bon ma se miri.

Address

Rruga Pjetër Bogdani, T/13, Nr. 10
Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 08:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ace Accounting Shpk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ace Accounting Shpk:

Share