Idea e hapjes së GAGI PRINT-it ka ardhur duke biseduar me shumë shoqe e shokë në Prishtinë të cilët kanë ide shumë kreative, mirëpo në shumë raste, në pamundësi që ato të shtypen në sasi të vogël dhe me çmim të kapshëm, ato nuk janë realizuar. GAGI PRINT ofron edhe shtypin UV në materiale të forta, ku mund të shtypni kimikë, shkrepësa, ID kartela, ‘mouse pad’, varëse të çelësave, ‘USB card’, ‘case
’ të telefonave, mirënjohje druri, apo edhe të shtypni një dizajn të personalizuar në laptopin tuaj! Po ashtu, në shtypin UV mund të shtypen edhe printime në 360 shkallë si shishe, gota, shpuzore, termos, etj. Sa i përket shtypit në letër, GAGI PRINT ofron shtyp shumë profesional dhe kualitativ të ‘flyerave’, ‘posterave’, fletëpalosjeve, si dhe shtypin në fletore dhe të kalendarëve. GAGI PRINT do të ketë vazhdimisht çmime promovuese për shtypin e ‘stickerave’, në veçanti kur ato porositen nga të rinjtë të cilët janë kolektorë të tyre, apo edhe për ti ngjitur ato në biçikleta, skateboard, snowboard, laptop dhe në vetura. Printimet në tekstil si maica, duksa, këmisha, përparëse, kapela dhe çadra po ashtu janë pjesë shumë e rëndësishme e veprimtarisë tonë. GAGI PRINT po ashtu bën edhe gravime ku ju mund të porositni gjithçka që të gravohet në alumin, hekër, dru, gotë, pllakë, tullë, etj. Paramendojeni sa bukur do të ishte një ftesë e gravuar në dru, apo edhe një shkresë e gravuar dhe e dedikuar për nënën apo gjyshen tuaj! GAGI PRINT, po ashtu do të pranojë edhe porosi online të cilat mund ti porositni nëpërmjet rrjeteve sociale ( facebook.com/GagiPrint dhe e-mailit tonë [email protected]. Zyret tona gjenden në qendër të Prishtinës, përkatësisht tri kat mbi Foto Gagi (përballë Hotel Grand). Ne ju mirëpresim me shumë dashuri! Me shumë respekt,
Gagi Print
::: CTRL + P