Business Development Group

Directions Website Contact the business

Business Development Group Connecting Dots. Empower Growth. HR | Consulting | Training | PECB Partner 🌍
Kosova | Albania | Bosnia & Herzegovina

Performanca nuk duhet të vlerësohet vetëm në një moment të caktuar. Për të kuptuar zhvillimin real të një punonjësi, duh...
21/10/2026

Performanca nuk duhet të vlerësohet vetëm në një moment të caktuar. Për të kuptuar zhvillimin real të një punonjësi, duhet të shohim edhe rrugëtimin e tij: aftësitë që ka përmirësuar, sfidat që ka tejkaluar dhe progresin që ka arritur me kalimin e kohës.

Me Growth360, organizatat mund të:
✔️ Ndjekin historikun e progresit të punonjësve
✔️ Identifikojnë ndryshimet dhe përmirësimet në kohë
✔️ Krijojnë një perspektivë afatgjatë për zhvillimin profesional

Për më shumë informata:
📧 [email protected]
💻 www.bdgroup-ks.com
📍 Kompleksi Avalla B1, Prishtinë

Si mund të vlerësohet performanca kur pritjet nuk janë të qarta?Shpesh, vështirësitë në performancë nuk lidhen me munges...
19/10/2026

Si mund të vlerësohet performanca kur pritjet nuk janë të qarta?

Shpesh, vështirësitë në performancë nuk lidhen me mungesën e aftësive apo angazhimit, por me paqartësinë rreth asaj që pritet nga punonjësi.

Kur përgjegjësitë, prioritetet dhe rezultatet e pritshme janë të përcaktuara qartë, punonjësit e kanë më të lehtë të organizojnë punën, ndërsa menaxherët mund ta vlerësojnë performancën mbi kritere më objektive.

Në programin 20-orësh të trajnimit dhe mentorimit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, trajtojmë rëndësinë e Analizës së Punës dhe përcaktimit të qartë të roleve si bazë për menaxhim më efektiv.

Për më shumë informata apo regjistrim na kontaktoni në:
+383 49 443 140
+383 49 706 700
[email protected]

Kur punonjësit kanë frikë të pranojnë gabimet, të kërkojnë ndihmë apo të japin feedback, problemet shpesh mbeten të path...
16/10/2026

Kur punonjësit kanë frikë të pranojnë gabimet, të kërkojnë ndihmë apo të japin feedback, problemet shpesh mbeten të pathëna dhe mundësitë për përmirësim humbasin.

Siguria psikologjike nuk nënkupton mungesë përgjegjësie apo kritike. Ajo nënkupton një kulturë ku komunikimi është i hapur, gabimet trajtohen si mundësi për të mësuar dhe mendimet e ndryshme respektohen.

Për ta ndërtuar këtë kulturë, nuk mjafton vetëm t'u thuash njerëzve të flasin. Duhet t'u tregosh, përmes veprimeve, se zëri i tyre ka vlerë.

Të kesh shumë të dhëna nuk do të thotë domosdoshmërisht të marrësh vendime më të mira.Organizatat mbledhin vazhdimisht i...
15/10/2026

Të kesh shumë të dhëna nuk do të thotë domosdoshmërisht të marrësh vendime më të mira.

Organizatat mbledhin vazhdimisht informacione mbi performancën, kompetencat dhe zhvillimin e punonjësve. Por sfida e vërtetë është t'i kthejnë këto të dhëna në informacione të kuptueshme dhe të përdorshme.

Growth360 ndihmon që informacioni të organizohet dhe të shndërrohet në njohuri praktike për vendimmarrje, duke mundësuar:

✔️ Pamje më të qartë mbi performancën dhe progresin
✔️ Identifikimin e fushave që kërkojnë vëmendje
✔️ Vendime më të informuara dhe veprime më të fokusuara

Për më shumë informata:
📧 [email protected]
💻 www.bdgroup-ks.com
📍 Kompleksi Avalla B1, Prishtinë

Një proces i mirë rekrutimi fillon para se të publikohet konkursi.Shpesh, organizatat fokusohen te gjetja e kandidatit t...
13/10/2026

Një proces i mirë rekrutimi fillon para se të publikohet konkursi.

Shpesh, organizatat fokusohen te gjetja e kandidatit të duhur, pa e përcaktuar fillimisht se çfarë kërkojnë realisht nga ai rol.

Kur përgjegjësitë, kompetencat dhe pritjet nuk janë të qarta, edhe procesi i selektimit bëhet më i vështirë dhe rritet rreziku i vendimeve të gabuara.

Në trajnimin për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, trajtojmë rëndësinë e planifikimit të rekrutimit, përcaktimit të kritereve dhe ndërtimit të një procesi të strukturuar të selektimit.

Për më shumë informata apo regjistrim na kontaktoni në:
+383 49 443 140
+383 49 706 700
[email protected]

Jo çdo sfidë brenda një ekipi zgjidhet vetëm duke kaluar më shumë kohë së bashku. Mungesa e komunikimit, konfliktet, bes...
09/10/2026

Jo çdo sfidë brenda një ekipi zgjidhet vetëm duke kaluar më shumë kohë së bashku. Mungesa e komunikimit, konfliktet, besimi i ulët apo paqartësitë në role mund të kërkojnë qasje të ndryshme.

Prandaj, para se të zgjedhim aktivitetin, duhet të kuptojmë çfarë po ndodh realisht brenda ekipit dhe çfarë duam të përmirësojmë.

Kur Team Building-u ndërtohet mbi nevojat reale të ekipit, ai mund të shërbejë si një mjet i fuqishëm për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërpersonale.

Nëse një punonjës has një vështirësi, zgjidhja mund të kërkohet në nivel individual. Por kur e njëjta sfidë shfaqet te d...
07/10/2026

Nëse një punonjës has një vështirësi, zgjidhja mund të kërkohet në nivel individual. Por kur e njëjta sfidë shfaqet te disa njerëz, organizata duhet të shohë më gjerë.

A mungon një kompetencë e caktuar? A ka një pengesë në proces? A nevojitet zhvillim i ekipit? Apo kemi një çështje që kërkon ndryshim në nivel organizativ?

Growth360 ndihmon të lidhet perspektiva individuale me atë të ekipit, në mënyrë që modelet të identifikohen më herët dhe vendimet të bazohen në një pamje më të plotë.

Për më shumë informata:
📧 [email protected]
💻 www.bdgroup-ks.com
📍 Kompleksi Avalla B1, Prishtinë

Ditët e para në një organizatë ndikojnë në mënyrën se si punonjësi e kupton rolin, ekipin dhe pritjet që ka organizata n...
05/10/2026

Ditët e para në një organizatë ndikojnë në mënyrën se si punonjësi e kupton rolin, ekipin dhe pritjet që ka organizata ndaj tij.

Prandaj, një proces i mirë integrimi nuk duhet t’i lihet rastësisë. Ai kërkon orientim të qartë, përgjegjësi të definuara dhe mbështetje që e ndihmon punonjësin të përshtatet gradualisht me rolin dhe kulturën e organizatës.

Në trajnimin për Burime Njerëzore, menaxhimin e njerëzve e trajtojmë si një proces që vazhdon edhe pasi rekrutimi ka përfunduar.

Për më shumë informata apo regjistrim na kontaktoni në:
+383 49 443 140
+383 49 706 700
[email protected]

Kur performanca bie, është e lehtë ta kërkojmë problemin te individi. Por jo çdo rënie e performancës fillon te punonjës...
02/10/2026

Kur performanca bie, është e lehtë ta kërkojmë problemin te individi. Por jo çdo rënie e performancës fillon te punonjësi.

Ndonjëherë problemi është te objektivat e paqarta, mungesa e feedback-ut, ngarkesa e papërshtatshme, mjetet e pamjaftueshme apo proceset që e vështirësojnë punën.

Prandaj, para se të pyesim “Çfarë nuk po bën mirë punonjësi?”, duhet të shohim edhe mjedisin në të cilin ai po punon.

Performanca kërkon përgjegjësi individuale, por edhe një sistem që krijon kushtet e duhura për të performuar.

Për më shumë informata:
📧 [email protected]
💻 www.bdgroup-ks.com
📍 Kompleksi Avalla B1, Prishtinë

Tetori Rozë na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, kujdesit për veten dhe kontrolleve të rregullta.Le ta përdorim këtë m...
01/10/2026

Tetori Rozë na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, kujdesit për veten dhe kontrolleve të rregullta.

Le ta përdorim këtë muaj për të folur më shumë, për të inkurajuar njëra-tjetrën dhe për ta vendosur shëndetin në prioritet.

Ndërgjegjësimi është një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh.

Address

"Kompleksi Avalla" B1 Nr. 3
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Business Development Group posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Business Development Group:

Shortcuts

Share