Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit (SHAK)

12/11/2024

Nisin punimet në ishullin urban që do ta lidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e ishullit urban që do ta lidhë lagjen Arbëria me Pallatin e Rinisë.

“Pas një pune të palodhshme po inaugurojmë fillimin e punimeve”, tha në fjalën e tij hyrëse kryetari i kryeqytetit, i cili po ashtu sqaroi se ndërtimi i këtij ishulli urban do të kushtojë 6.5 milionë euro dhe investimi do të kryhet krejtësisht nga Komuna e Prishtinës.

Kryetari i LDK-së, ndërkaq, deklaroi se ky projekt, por edhe të tjera projekte kapitale, të cilat po ndërtohen në Prishtinë, janë shenjë të cilën po e lë kryetari i kryeqytetit, përkundër mungesës së mbështetjes dhe pengesave që po i bëhen.

Ndërtimi i këtij ishulli urban, i cili do ta lehtësojë përditshmërinë për më tepër se 50 mijë prishtinas, është rrjedhojë e analizave shteruese për fizibilitet, funksionalitet, strukturë të popullsisë, lëvizje e qasshmëri, vetqëndrueshmëri, dhe dhjetëra parametra të tjerë.

Hapësirat e gjelbra, mini-parqet me lojëra për fëmijë, shtigjet e vrapimit dhe shtigjet për biçikleta, do t’i japin frymë dhe do të krijojnë dimensione të reja për gjithë lagjen, teksa nën to do të vazhdojë qarkullimi i papenguar i makinave.

Në pikat kyçe do të ketë ashensorë, në mënyrë që personat me nevoja të veçanta, probleme shëndetësore dhe çdonjëri tjetër me pamundësi për të përdorur shkallët, ta ketë të lehtë qasjen në të.

Për ta bërë të vetëqëndrueshëm janë projektuar mbi 2 mijë metra katror lokale, në katin përdhesë, të cilat mund të përdoren për qëllime komerciale. Krejt këto, në një ishull urban shumë modern. Një mbikalim, që përveç një lagjeje me pjesën tjetër të qytetit, e lidh qytetin me të ardhmen. Për Prishtinën e së ardhmes.

Menaxheri i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, Astrit Nixha dhe një prej drejtuesve të projektit të Fshatit Olimpik...
03/10/2024

Menaxheri i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, Astrit Nixha dhe një prej drejtuesve të projektit të Fshatit Olimpik, Armand Vokshi, kanë prezantuar në emisionin "Debat Plus" punën dhe të arriturat në projektin e Fshatit Olimpik të Prishtinës.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” paraqesin arritje dhe mundësi të jashtëzakonshme për ta ridimensionuar jo vetëm kryeqendrën, por mbarë vendin, duke e kthyer në një qendër rajonale të sportit, ka sqaruar arkitekti Vokshi, teksa ka dhënë shpjegimin e tërësishëm tëm konceptimit dhe realizimit të projektit.

Ndërkaq, menaxheri i SHAK-ut ka shpjeguar efektet shumështresore të realizimit të një projekti të tillë, të cilat përtej dimensioneve sportive, shtrihen në rrafshet sociale dhe ekonomike të zhvillimit, jo vetëm të kryeqytetit, por edhe të mbarë vendit.

Këtë prezantim mund ta ndiqni nga minuta e 30-të e emisionit, deri tek minuta e 60-të, në vegzën e mëposhtme.

Vegëz: https://www.youtube.com/watch?v=IW1tcZ2YV48

Sqarim: Titulli i emisionit paraqet qëndrim editorial të redaksisë së emisionit "Debat Plus" dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqëson qëndrimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit

16/09/2024

Fshati Olimpik e kthen Prishtinën në qendër ballkanike të sportit

I vendosur në fshatin Bërnicë, në një hapësirë prej 60.2 hektarësh, ky fshat plotëson të gjitha nevojat për Lojërat Mesdhetare dhe krijon shumësi mundësish për të ardhmen. Një kryevepër e arkitekturës sportive, shoqëruar me hapësira administrative, komerciale e akomoduese, Plani Rregullues i Hollësishëm për ndërtimin e së cilës, pas analizave shteruese sociale, ekonomike dhe mjedisore, tanimë është gati.

Të gjithë faktorët që ndikojnë dhe mund të ndikojnë kanë qenë pjesë e tre skenarëve të cilët janë marrë në shqyrtim, qysh në krye të herës: prej një fshati të dedikuar krejtësisht sportit, tek një tjetër më gjithëpërfshirës dhe përfundimisht në atë që kemi përzgjedhur, si përpjesën më të qëndrueshme, midis dimensioneve të ndryshme që do të përmbajë: 55% hapësira sportive, 35% hapësira shërbimesh dhe 10% akomoduese, është ndarja që ka rezultuar më optimale, karshi të gjitha të tjerave, për Fshatin Olimpik të Prishtinës.

Një tërësi që funksionon. Një Fshat Olimpik që Prishtinës i jep një tjetër dimension. Atë të një qyteti modern. Të një qyteti të së ardhmes.

05/09/2024

Projektet e parakualifikuara në konkursin ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari janë nxjerrë para publikut, në trajtën e një ekspozite e cila është hapur të mërkurën e datës katër të shtatorit.

Pesë projektet, të cilat pas vlerësimit të kujdesshëm të një numri të konsiderueshëm aplikimesh, juria profesionale i kishte përzgjedhur si më të mirat, do të vazhdojnë të shfaqen për një javë rresht në objektet e Komunës së Prishtinës.

Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët. Në thirrjen për aplikim është sqaruar se qëllimi është që sheshi ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve të rëndësishme të lirisë së vendit.

Monumenti synon të nderojë përkushtimin, guximin dhe sakrificën e palëkundur të Adem Jasharit dhe familjes së tij gjatë luftës së Kosovës për pavarësi dhe të shërbejë si një kujtesë e fuqishme për rolin e tyre kryesor në lëvizjen çlirimtare dhe përkushtimin e tyre.

Kryetari i komunës, Përparim Rama, ka vizituar Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, për t'u takuar nga afër me dhjetër...
25/07/2024

Kryetari i komunës, Përparim Rama, ka vizituar Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, për t'u takuar nga afër me dhjetëra arkitektë, inxhinierë dhe profesionistë tjerë, të cilët janë të angazhuar në mbi 60 projekte, në të cilat është duke punuar SHAK-u.

19/07/2024

Projekti parasheh ndërtimin e nënkalimit ku do të bëhet zgjerimi i shesh*t deri te Sahat Kulla, si dhe do të bëhet lidhja me sheshin ekzistues të njohur si Trekëndëshi. Ndërsa, automjetet do të qarkullojnë nën të.

Nënkalimi parshihet të ketë tre shirita qarkullues, prej të cilëve njëri do të jetë vetëm për autobusë dhe dy të tjerët për automjete. Ai do të fillojë nga ndërtesa e Komunës së Prishtinës dhe deri tek ndërtesa e Teatrit Kombëtar, me gjatësi prej 240 metrash.

Nënkalimi shtrihet në rrugën “Agim Ramadani”, kurse në drejtimin kah Gërmia, nuk do të jetë i mundur ndërtimi, për shkak të zonave të mbrojtura te Xhamia e Madhe dhe Akademia e Arteve.

Për ta rregulluar qasjen në atë rrugë do të ofrohen alternativa që shkarkojnë ngarkesat e trafikut të cilat rëndoheshin në kryqëzimin me rrugën “Agim Ramadani”.

Edhe sipas Planit Zhviloimor Urban parashihet ndërtimi i një tuneli në këtë zonë, me qëllim të zgjerimit të shesheve qendrore të qytetit dhe lidhjes së tyre me zonën e vjetër historike.

16/07/2024

Prishtina digjitale është vizioni ynë për të ardhmen e qytetit. Në këtë drejtim, digjitalizimi i plotë i shërbimeve është një proces i vazhdueshëm që ka sjellë rezultate konkrete. Prandaj, ky nuk është thjesht premtim, por një përkushtim që synon të transformojë mënyrën se si funksionojnë shërbimet publike në kryeqytet.

Jemi të vendosur të shkojmë edhe më tej, duke digjitalizuar të gjithë hartën e qytetit. Me skanimin e qytetit në rezolucion të lartë, ne mundësojmë që inspektimet dhe m***et që dikur kërkonin praninë fizike të inspektorëve në terren, tani të realizohen nga zyrat tona.

Kjo metodë na lejon të kryejmë m***e me saktësi të lartë dhe të realizojmë çdo ndërhyrje të nevojshme në mënyrë të shpejtë dhe efikase, duke mbrojtur qytetin nga çdo ndërhyrje e paligjshme. Për më tepër, digjitalizimi i ndërtesave publike na jep një pasqyrë të qartë të ndërhyrjeve dhe kostove të tyre, duke krijuar një historik të ruajtur dhe të pandryshueshëm.

Për Prishtinën, qytet të së ardhmes.

Ndërtimi i garazhave në lagjen "Ulpiana"Sipërfaqja e përgjitshme e zonës “Ulpiana” rezulton të jetë 36 hektarë. Bazuar n...
11/07/2024

Ndërtimi i garazhave në lagjen "Ulpiana"

Sipërfaqja e përgjitshme e zonës “Ulpiana” rezulton të jetë 36 hektarë. Bazuar në parametrin 500 banorë për një hektar, në lagjen “Ulpiana”, numri maksimal i banorëve duhet të jetë rreth 18 mijë. Marrë në konsideratë faktin që për çdo njësi banesore numërohen rreth 4 banorë, numri total i njësive banesore duhet të jetë 4 mijë e 500. Planet rregulluese të zonave tjera të qytetit kërkesë të përbashkët kanë një vendparkim për një nësi banimi dhe një vendparkim për 30 metër katror afarizëm.

Në bazë të këtij kriteri arrihet në përfundimin se numri i vendparkimeve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e lagjes duhet të jetë 4 mijë e 500. Bazuar në këto shifra i bie që kjo lagje nuk plotëson kërkesat e banorëve për vendparkime, gjë e cila mund të zgjidhet vetëm përmes ndërtimti të garazhave nëntokësore. Për këtë qëllim është bërë studimi i hapësirave të përshtatshme, në të cilat mund të ndërtohen këto garazha.

01/07/2024

Udhëkryqi – zgjidhja e nyjës kritike për trafikun e kryeqytetit

Për ta përmirësuar situatën e trafikut të ngarkuar në kryeqytet, krahas intervenimeve të shumta në rrugë të ndryshme, një nyjë problematike që kërkon trajtim të menjëhershëm është edhe Udhëkryqi mbi “Gorenje”, aty ku ndërlidhet rruga “Nekibe Kelmendi” drejt Prishtinës së re, Veterniku në pjesën tjetër, si dhe daljet për në Hajvali e Gjilan.

Ngarkesa e trafikut në këtë pikë, kolonat e gjata drejt hyrjes për në Prishtinë, janë problem për automjetet, trafikun urban dhe këmbësorët. Pas m***eve dhe analizave të shumta në terren, ekipi ynë i ekspertëve dhe inxhinierëve të trafikut, ka ofruar zgjidhjen teknike optimale.

Ky propozim parasheh ndërtimin e një udhëkryqi të ri, që ndër të tjera, i eliminon fytet e ngushta, dhe krijon lidhje të lehta me rrugët anësore në të gjitha drejtimet. Duke shfrytëzuar software-in për simulim, zgjidhja u testua dhe funksionon edhe nëse trafiku në këtë pikë rritet për 30%, për 60% ose madje 100 %.

Kjo zgjidhje ështe ideale për këtë pikë për 20 ose 30 vitet e ardhme. Trajtimi i çdo pike problematike të trafikut është prioritet për ta transformuar Prishtinën në kryeqytet të së ardhmes.

Bulevardi i ri do t’ia mundësojë qytetit të marrë frymë dhe qyetetarët do t’i bëjë të marrin pjesë më aktivisht në jetën...
01/07/2024

Bulevardi i ri do t’ia mundësojë qytetit të marrë frymë dhe qyetetarët do t’i bëjë të marrin pjesë më aktivisht në jetën e qytetit. Projekti do të jetë një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm, pasi që, me materiale të qëndrueshme e gjelbërim, sheshi do të mundësojë Prishtinës të merr frymë dhe do të stimulojë njerëzit të marrin pjesë më aktivisht në jetën e qytetit.

Një ndër fokuset e këtij transformimi do të jetë edhe krijimi i dinamikës dhe funksioneve tjera joekzistuese në atë zonë, duke ruajtur qasjen e lehtë për të gjithë. Projekti për transformimin e Bulevardit “Xhorxh Bush”, synon të rivlerësojë trashëgiminë arkitektonike të Prishtinës duke bërë protagonistë të projektit Hotelin Grand, ndërtesën e RTK, Bibliotekën Universitare “Pjetër Bogdani” dhe Katedralen “Nënë Tereza”, ndërtesa të cilat shihen si përbërësit kryesorë të skenografisë urbane në këtë ndërhyrje.

Trafiku i mbingarkuar ka qenë për një kohë të gjatë problematikë me të cilën është përballur kryeqyteti. Një telash i ma...
27/06/2024

Trafiku i mbingarkuar ka qenë për një kohë të gjatë problematikë me të cilën është përballur kryeqyteti. Një telash i madh, të cilin nuk mund ta linim pa i dhënë zgjidhje. Fillimisht na duhej të dinim sa makina hyjnë e dalin dhe sa qarkullojnë rrugëve të Prishtinës.

Kemi vendosur 18 kamera në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit. Dhe për dy javë rresht e kemi kemi matur trafikun, përgjatë 24 orëve. Tani e dimë që 140 mijë makina hyjnë brenda ditës në qytet. Prej tyre, 13 mijë vetëm gjatë orës kulmore, nga të cilat 9 mijë qarkullojnë vetëm në unazën e brendshme.

Për pasojë, pritet mesatare në semaforë kanë dalë të jenë 298 sekonda për automjet. Pra, mijëra euro humbje ditore në karburant. Dhe dhjetëra e qindra mijëra të tjera në orë pune.
Krejt këto i takojnë të shkuarës.

Zgjidhja e problemit të trafikut nga SHAK-u bën të mundur që pritja në semafor të zvogëlohet për 95%, shpenzimet e karburantit për 80% dhe që shpejtësia mesatare e lëvizjes të rritet nga 12 km/h sa ishte, në 37 km/h. Pra, një qark i plotë në unazën e brendshme të qytetit, e cila paraprakisht zgjaste 55 minuta, tani kryhet për 12 minuta.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit:

Share