29/03/2025
Agjencioni Kosovar i Privatizimit
Apo?
Vala e re e Privatizimit apo Shkatërrimi i Tokës Bujqësore?
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,65,%20915
Dje hasa në shpalljen e AKP për privatizimin e tokave bujqësore dhe disa Objekteve!
Sipërfaqet në s**tje - prej 1 Ari e 70 metra e deri rreth 80 Ari.
Shumica toka bujqësore por Çmimet minimale - si me i pasë paraqit ndonjë nga kompanitë e Patundshmërive!
Çmimi për Ari prej 400 Euro dikah shumë larg Prishtinës, 1000 apo 2000 Euro/Ari kah Klina e Istogu, 6000 e më shumë më afër Prishtinës, e deri në 20,000 e bile edhe 60,000 Euro për Ari në Çagllavicë e Llaplje Sellë!
AKP a po s**tni Tokë Bujqësore apo Tokë Ndërtimore?
Çmimet po tregojnë që po s**tet për Tokë Ndërtimore sidomos ato afër Prishtinës apo rrugëve kryesore!
Me Ligj të Tokave, kategoritë e tokave 1 deri në 4 nuk mund të shëndrrohen në Toka Ndërtimore, por komunat me Planifikimet e tyre Hapësinore po e rritin rrethin dhe po ua përgadisin tokat spekulantave dhe bizneseve.
E di që toka bujqësore u s**t edhe me 3.5 Euro për Ari dhe une edhe pa asnjë cent ua kisha dhanë atyre që e punojnë dhe përdoret në Bujqësi!
Edhe këtë që po e bën AKP është spekulim dhe vlerësim joreal për tokën bujqësore.
Kur te paguaj këtë çmim për Tokë une e shoh si mundësi biznesi e jo me prodhue sepse asnjë kulturë bujqësore nuk është aq fitimprurëse!
Deri kur kështu!
Fotoja më poshtë është një shembull se për çka përdoret toka bujqësore.