08/02/2024
PREZANTIMI I KONFERENCËS
Konferenca e titulluar “Roli i farmacistit në ofrimin e kujdesit optimal të pacientit. Dhimbja dhe infeksionet e traktit respirator ” i dedikohet tematikës së sëmundjeve respiratore siç jane ankesat e zakonshme si kolla akute, ftohja e zakonshme, dhe kolla kronike perfshirë astmen dhe COPD-në si dhe strategjive të aplikuara në mjedisin e farmacisë për menaxhimin e dhimbjeve, si dhimbjes së fytit, dhimbjeve inflamatore dhe neuralgjike, migrenës.
QËLLIMET E KONFERENCËS
Kjo konferencë ka për qëllim që profesionisët kujdesit shëndetësor, në rradhë të parë farmacistët, të përfitojnë njohuri të reja lidhur me rolin e tyre në ofrimin e shërbimeve profesionale në menaxhimin e sëmundjeve respiratore, parandalimin dhe mjekimin farmakologjik të tyre si dhe në strategjitë për menaxhimin e dhimbjes me etiologji të ndryshme dhe temperaturës së lartë trupore. Nga shkencëtarët dhe profesionistët farmaceutikë me përvojë në mënyrë kompetente do të ofrohen informacione të përditësuara rreth rolit të farmacistit në menaxhimin kompetent, të kualifikuar dhe optimal të këtyre gjendjeve.
PËRFITIMET E KONFERENCËS
Pasi që infeksionet e traktit të sipërm respirator dhe inflamacioni janë shkaqet më të shpeshta për konsultime me farmacistët ne mjedisin e barnatores, senzibilizimi i metejshëm i farmacistëve për rolin e tyre në menaxhimin e simptomave të infeksioneve respiratore dhe dhimbjes me origjinë të ndryshme, parandalimin e sëmundjeve dhe edukimin e pacienteve lidhur me vetë-mjekimin është një përfitim evident i siguruar në këtë konferencë.