03/05/2024
Accounting Plus - është kompani e shërbimeve dhe në shërbim të bizneseve për portofolion e financave dhe kontabilitetit. Me një ekip profesionistësh dhe me drejtues kompetent, Accounting Plus ka kredenciale të Klasit të Parë në shërbimet A-Z për financa dhe kontabilitet në Kosovë.
Saktësisht, ne shërbejmë me devotshmëri në kompletimin e shërbimeve si në vijim:
a) Kontabilitet i Përgjithshëm: regjistrimi i transaksioneve financiare, përgatitja e pasqyrave financiare, monitorimi i llogarive;
b) Deklarimet Tatimore: përgatitja dhe deklarimi i deklaratave tatimore, sipas afateve ligjore;
c) Konsulencë Financiare: konsulencë për legjislacionin tatimor dhe konsulencë fiskale;
d) Verifikimi Financiar: kontrollimi i dokumentacionit financiar për përputhshmëri ligjore;
e) Përfaqësimi Gjyqësor: përfaqësimi në gjykata për çështjet financiare dhe të drejtave/obligimeve tatimore;
f) Menaxhimi i Pagave: negocimi, hartimi i kontratave, termave të referencës, sistemimi përllogaritja dhe mbikqyrja e pagave dhe të drejtave rrjedhëse sipas ligjit;
g) Analizat Financiare: përgatitja e raporteve financiare dhe analizave të performancës financiare të bizneseve;
h) Regjistrimi dhe Mbyllja e Biznesit: shërbimet e regjistrimit të biznesit të ri apo mbylljes së atij ekzistues, në çdo lloj formati dhe forme të partneritetit;
Thjeshtësia, përgjegjësia deri në detaje, si dhe trajtimi meritor i obligimeve ndaj klientëve, janë vlerat tona themelore, të cilat jemi të hapur t’i ndajmë me ju.
Ju mirëpresim!