KonFin A&C SH.P.K

KonFin A&C SH.P.K Bashkëpunimi ynë bazohet në sinqeritet, profesionalizëm dhe përkushtim për klientët tanë.

KonFin A&C SH.P.K, ku angazhimi ynë është të ofrojmë shërbime të specializuara në fushën e Kontabilitet dhe Financave për të mbështetur suksesin tuaj te Biznesit.

NJOFTIM ZYRTARTë nderuar klientë,Bazuar në njoftimin e pranuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ju informojmë ...
26/05/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Të nderuar klientë,

Bazuar në njoftimin e pranuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ju informojmë se nga data 01 Qershor 2026, pagesat në vlerë mbi 2,000.00 € ndërmjet biznesit dhe personit fizik nuk lejohen të realizohen me para të gatshme (cash).

Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, çdo pagesë që tejkalon këtë vlerë duhet të kryhet vetëm përmes:
• transferit bankar,
• pagesave elektronike,
• ose formave tjera të autorizuara financiare.

Shembuj praktik:

Në rastet kur një biznes blen nga një person fizik (p.sh. veturë, pajisje apo pronë mbi 2,000.00 €), pagesa duhet të realizohet vetëm përmes bankës.

Po ashtu, edhe kur një person fizik blen nga një biznes mallra apo shërbime mbi 2,000.00 €, pagesa duhet të kryhet përmes sistemit bankar.

⚠️ Me rëndësi:
• Pagesat e realizuara në kundërshtim me këtë dispozitë nuk njihen si shpenzime të zbritshme për qëllime tatimore dhe nuk pranohen nga ATK;
• Dokumentimi përmes sistemit bankar është i obligueshëm për qëllime tatimore dhe financiare.

Kjo dispozitë nuk ka të bëjë me kufirin prej 300€ për transaksionet B2B (biznes me biznes) dhe nuk e ndryshon atë dispozitë ligjore.

Prandaj, rekomandojmë që të gjitha pagesat mbi shumën e cekur të realizohen vetëm përmes kanaleve bankare, në mënyrë që të sigurohet përputhshmëria me legjislacionin në fuqi dhe të shmangen penalitetet.

📞 Për informata shtesë:
044 100 091
049 246 515

KonFin A&C SH.P.K

konfin-ks.com

HAPET THIRRJA PËR GRANTE PËR BIZNESET MIKRO DHE TË VOGLA! KonFin Auditing & Consulting ofron asistencë profesionale për ...
22/05/2026

HAPET THIRRJA PËR GRANTE PËR BIZNESET MIKRO DHE TË VOGLA!

KonFin Auditing & Consulting ofron asistencë profesionale për përgatitjen dhe aplikimin në grantet për biznese.

⚠️ VËMENDJE:
Për shkak të angazhimit profesional dhe përkushtimit maksimal në secilin projekt, zyra jonë ka kufizuar numrin e aplikimeve dhe vetëm 12 biznese do të merren në menaxhim për këtë thirrje.

📌 Çfarë përfshin shërbimi ynë?
✔️ Hartimin profesional të projektit
✔️ Analizën e tregut dhe konkurrencës
✔️ Përcaktimin e objektivave dhe qëllimit të projektit
✔️ Planin e veprimit 6 mujor
✔️ Projeksionet financiare
✔️ Buxhetimin e projektit
✔️ Përgatitjen dhe finalizimin e aplikimit

Nëse biznesi juaj plotëson kriteret e aplikimit, kjo është një mundësi ideale për të siguruar mbështetje financiare dhe për të zhvilluar aktivitetin tuaj biznesor.

📞 Rezervoni konsultimin tuaj me kohë:
📱 044 100 091
📱 049 246 515

KonFin A&C SH.P.K
konfin-ks.com

Njoftim me rendësi!
16/05/2026

Njoftim me rendësi!

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUES

Duke filluar nga data 15.05.2026, fiskalizimi i bllokave tatimorë realizohet VETËM në mënyrë elektronike, përmes Sistemit EDI.

Ky shërbim vlen nëse:
- Nuk dispononi Pajisje Elektronike Fiskale (PEF/SF)
- Keni ndërprerje të përkohshme të pajisjes fiskale
- Jeni në periudhën kalimtare deri në instalimin e SEF-it

Si funksionon?

Kyçuni në EDI → "Shërbimet" → "Kodi Unik i Bllokut Tatimor" → plotësoni formularin.

Kujdes: Kuponi tatimor pa elementet e kërkuara nuk pranohet nga ATK dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese.

Lexo njoftimin e plotë: 🔗 https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-fiskalizimi-i-bllokave-tatimore-vetem-ne-menyre-elektronike/

Shkarko Udhëzuesin Nr. 02/2026: 🔗https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2026/05/Udhezues-Nr.02-2026-per-procedurat-dhe-formen-e-fiskalizimit-te-bllokave-tatimore.pdf

Kontribuo për mirëqenien e përbashkët kërko Kuponin Fiskal!

📊 RAPORT MBI KONTROLLET FINANCIARE DHE TATIMOREGjatë periudhës dy-mujore të fundit, në kuadër të kontrolleve financiare ...
16/05/2026

📊 RAPORT MBI KONTROLLET FINANCIARE DHE TATIMORE

Gjatë periudhës dy-mujore të fundit, në kuadër të kontrolleve financiare dhe tatimore të realizuara me kërkesë të pronarëve të bizneseve, janë inspektuar gjithsej 7 subjekte afariste.

Nga këto kontrolle, në 6 (gjashtë) prej tyre janë identifikuar parregullsi të rëndësishme tatimore dhe administrative, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në saktësinë e pasqyrave financiare dhe në përmbushjen e obligimeve tatimore.

Gjetjet kryesore të identifikuara

Parregullsitë e evidentuara përfshijnë:

* Deklarim të tepërt të obligimeve tatimore krahasuar me detyrimin real;
* Deklarim të pamjaftueshëm të obligimeve tatimore;
* Pasaktësi në pasqyrat financiare;
* Mosdeklarim ose deklarim jo të saktë të librave të sh*tjes/blerjet dhe evidencave tatimore;
* Parregullsi administrative që mund të sjellin ndëshkime ose kontrolle shtesë nga administrata tatimore.

Parregullsia kryesore e identifikuar (B2B – transaksione biznes me biznes)

Një nga gabimet më të shpeshta dhe me ndikim më të madh është evidentuar në transaksionet Biznes me Biznes (B2B), ku subjektet kanë aplikuar njëkohësisht:

* lëshimin e faturës tatimore për transaksionin B2B, dhe
* lëshimin e kuponit fiskal për të njëjtin transaksion.

Kjo praktikë ka rezultuar në regjistrim të dyfishtë të të njëjtit qarkullim, përmes:

* faturës tatimore, dhe
* kuponit fiskal të reflektuar në Z-raport.

Pasojat e identifikuara

Si rezultat i kësaj praktike janë evidentuar:

* rritje artificiale e qarkullimit të deklaruar;
* pagesa më të larta tatimore sesa obligimi real;
* ose mosdeklarim i saktë i të ardhurave reale për shkak të trajtimit jo korrekt të evidencave;
* mospërputhje ndërmjet librave të sh*tjes dhe evidencave fiskale (Z-raport).

Rregulli i përgjithshëm

Në transaksionet Biznes me Biznes (B2B), kur lëshohet faturë e rregullt tatimore për një subjekt tjetër afarist, nuk duhet të lëshohet kupon fiskal për të njëjtin transaksion, pasi kjo krijon dyfishim të qarkullimit dhe pasaktësi në raportim.

RASTET SPECIFIKE KU MUND TË DALË EDHE FAKTURË EDHE KUPON FISKAL

Përjashtimisht, situata ku mund të hasen të dy dokumentet janë:

* Sh*tje e realizuar fillimisht përmes arkës fiskale (kupon fiskal) dhe më pas klienti kërkon faturë tatimore – në këtë rast fatura duhet të jetë referencë e kuponit dhe jo sh*tje shtesë;
* Sisteme të integruara POS/PEF, ku kuponi gjenerohet automatikisht, ndërsa fatura lëshohet për qëllime dokumentimi B2B, me kusht që të bëhet rakordimi dhe mosdyfishimi i qarkullimit;
* Korrigjime ose zëvendësime të dokumenteve fiskale, ku kuponi mund të anulohet/stornohet dhe zëvendësohet me faturë tatimore sipas procedurës përkatëse;
* Raste teknike të sistemit fiskal, ku transaksioni regjistrohet fillimisht si kupon dhe më pas konvertohet në faturë pa u trajtuar si dy sh*tje të ndara.

Përfundim

Trajtimi i saktë i transaksioneve dhe ndarja korrekte e faturave tatimore nga kuponët fiskalë është thelbësore për:

* saktësinë e librave kontabël;
* përputhjen me Z-raportet;
* dhe shmangien e dyfishimit të qarkullimit dhe gabimeve tatimore.

KonFin A&C SH.P.K

044 100 091

049 246 515

konfin-ks.com

Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit do të intensifikojë trajtimin dhe monitorimin e aktiviteteve që zhvillohen në e...
12/05/2026

Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit do të intensifikojë trajtimin dhe monitorimin e aktiviteteve që zhvillohen në ekonominë digjitale dhe bizneset online.

Rritja e tregtisë elektronike, ofrimi i shërbimeve përmes rrjeteve sociale dhe platformave digjitale, si dhe zhvillimi i marketingut online, kanë krijuar një treg të ri që kërkon trajtim të barabartë tatimor dhe formalizim të aktivitetit ekonomik.

Çdo biznes i suksesshëm ka kontabilitet dhe financa të organizuara.Me KonFin A&C SH.P.K keni partnerin e duhur për konta...
09/05/2026

Çdo biznes i suksesshëm ka kontabilitet dhe financa të organizuara.

Me KonFin A&C SH.P.K keni partnerin e duhur për kontabilitet profesional, korrektësi dhe përkujdesje në çdo hap të biznesit tuaj.

✔️ Shërbime profesionale
✔️ Deklarime të sakta
✔️ Këshilla financiare
✔️ Besim dhe konfidencë maksimale

Na kontaktoni sot dhe le të ndërtojmë suksesin bashkë.

📞 049 246 515
📩 [email protected]
KonFin A&C SH.P.K
https://konfin-ks.com

03/05/2026

PO KËRKONI NJË KONTABILIST TË BESUESHËM PËR BIZNESIN TUAJ?

KonFin A&C SH.P.K ju ofron:
✔️ Kontabilitet të plotë dhe profesional
✔️ Deklarime tatimore të sakta dhe në kohë
✔️ Këshillim financiar të personalizuar
✔️ Shërbime në përputhje me legjislacionin në fuqi

Fokusohuni në rritjen e biznesit tuaj, Kontabilitetin e menaxhojmë ne!

Na kontaktoni 049 246 515

📧 [email protected]

KonFin A&C SH.P.K, ku angazhimi ynë është të ofrojmë shërbime të specializuara në fushën e Kontabilitet dhe Financave për të mbështetur suksesin tuaj te Biznesit. Bashkëpunimi ynë bazohet në sinqeritet, profesionalizëm dhe përkushtim për klientët tanë.

29/04/2026

Ofertë speciale nga KonFin A&C SH.P.K

Hap biznesin tënd FALAS!

Hapja e biznesit ofrohet pa pagesë për të gjitha bizneset që lidhin marrëveshje për shërbime kontabiliteti për periudhë 12 mujore.

✅ Regjistrim i shpejtë
✅ Asistencë profesionale
✅ Pa komplikime

📞 Na kontakto sot dhe fillo menjëherë!

049 246 515
KonFin A&C SH.P.K
[email protected]
https://konfin-ks.com

KonFin A&C SH.P.K, ku angazhimi ynë është të ofrojmë shërbime të specializuara në fushën e Kontabilitet dhe Financave për të mbështetur suksesin tuaj te Biznesit. Bashkëpunimi ynë bazohet në sinqeritet, profesionalizëm dhe përkushtim për klientët tanë.

06/04/2026

📢 Kërkojmë Praktikant / Praktikante (pa pagesë)
KonFin A&C SH.P.K, Prishtinë

Fushë: Administratë / Kontabilitet / Financa
Orari fleksibil
Përvojë profesionale
Mundësi zhvillimi dhe mësimi praktik
Certifikatë pas përfundimit të praktikës
Mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës

Aplikimi: dërgoni CV në
[email protected]

049 246 515

📍 Lokacioni: Prishtinë

KonFin A&C SH.P.K, ku angazhimi ynë është të ofrojmë shërbime të specializuara në fushën e Kontabilitet dhe Financave për të mbështetur suksesin tuaj te Biznesit. Bashkëpunimi ynë bazohet në sinqeritet, profesionalizëm dhe përkushtim për klientët tanë.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Drejtori i kompanisë sonë, z. Benjamin Kadriu, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Ko...
01/04/2026

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Drejtori i kompanisë sonë, z. Benjamin Kadriu, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, organizon trajnimin profesional me temë:
“Sistemi Tatimor në Kosovë dhe Deklarimi i Tatimeve”

Ky trajnim është i dedikuar për profesionistë të financave, kontabilistë, menaxherë dhe përfaqësues të bizneseve që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre dhe të sigurojnë deklarim të saktë të detyrimeve tatimore.

🗓 Datat: 22, 23 dhe 24 Prill 2026 (Tre Ditor)
⏰ Ora: 17:00 – 20:00

📍 Lokacioni: Oda Ekonomike e Kosovës, Prishtinë

Trajnimi ofron qasje praktike, raste studimore dhe diskutime interaktive për zbatim të drejtpërdrejtë në praktikë.

Ju ftojmë të aplikoni përmes linkut: https://forms.office.com/e/EDNejK9Yx2

Mos e humbisni këtë mundësi për avancim profesional!

Address

Muharrem Fejza, Mati 1
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KonFin A&C SH.P.K posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KonFin A&C SH.P.K:

Share