09/07/2025
Pozita: Përfaqësues/e të sh*tjes për Pajisje Mjekësore
Vendi: Prishtinë
Orari: Me orar të plotë
Departamenti: Sh*tje
Solution D Medical po kërkon një Përfaqësues/e të sh*tjes për Pajisje Mjekësore për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje. Në këtë rol, ne po kerkojme një person që do të jete përgjegjës për promovimin dhe sh*tjen e portofolios tonë të pajisjeve mjekësore tek profesionistët e kujdesit shëndetësor, spitalet, klinikat dhe qendrat mjekësore. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për sh*tjen dhe promovimin e pajisjeve mjekësore të avancuara. Ky rol kërkon njohuri të thella për produktet, aftësi për të krijuar dhe ruajtur raporte te mira me profesionistët shendetesor dhe pasion për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve përmes produkteve të cilësisë së lartë dhe teknologjisë mjekësore inovative.
Detyrat Kryesore:
• Zhvillimi dhe zbatimi i një plani strategjik te sh*tjes, për të përmbushur ose tejkaluar objektivat e sh*tjes në territorin e caktuar.
• Krijimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira me profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe vendimmarrësit kryesorë.
• Realizimi i prezantimeve të produkteve, demonstrimeve dhe trajnimeve për stafin mjekësor dhe teknik.
• Ndjekja e trendeve e industrisë, produktet konkurrente dhe praktikat klinike përkatëse.
• Pjesëmarrja në konferenca mjekësore, panaire dhe seminare edukative për të krijuar kontakte dhe promovuar produktet.
• Paraqitja e raporteve te sh*tjeve dhe raporteve të aktiviteteve për menaxhmentin e sh*tjeve.
• Sigurimi që të gjitha aktivitetet përputhen me rregulloret përkatëse dhe politikat e kompanisë.
Kualifikimet:
• Diplomë Bachelor në shkenca natyrore, mjekësore ose fushë të ngjashme (preferohet).
• Përvojë në sh*tje ose sektorë të lidhur me kujdesin shëndetësor.
• Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim.
• Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të kohës.
• Gatishmëri për të udhëtuar brenda territorit të caktuar sipas nevojës.
• Patentë shofer valide
Bashkohuni me ne për të transformuar kujdesin ndaj pacientit përmes zgjidhjeve të avancuara mjekësore.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV tuaj në: [email protected]