02/06/2026
Shefajet Aliu krijoi këtë veshje si pjesë e koleksionit “Waste to Worth”, në bashkëpunim me dizajneren Vesa Rukiqi dhe Akademinë Evolucion. Përmes ripërdorimit kreativ të materialeve tekstile, kjo veshje reflekton potencialin e modës së qëndrueshme dhe dëshmon se materialet e konsideruara si mbetje mund të transformohen në krijime moderne dhe me vlerë.
Më 18 prill, në Prishtina Fashion Night, studentët e Akademisë Evolucion prezantuan krijimet e tyre si pjesë e koleksionit “Waste to Worth”, duke sjellë në pasarelë ide kreative që promovojnë ekonominë qarkore dhe modën e përgjegjshme ndaj mjedisit.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit (Empowering Environmental Civil Society Organizations in Kosovo), i zbatuar nga Rilindja Gjelbër, i menaxhuar nga Community Development Fund - CDF dhe i financuar nga Embassy of Sweden in Pristina.
Rilindja Gjelbër
7 Arte
EC Ma Ndryshe
Balkan Green Foundation